Mbërrijnë në Shqipëri 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca

18 Prill 2021, 20:09Sociale TEMA

Në Shqipëri kanë mbërritur 50 mijë doza të tjera të vaksinës anti-Covid AstraZeneca. Në aeroportin “Nënë Tereza” vaksinat u pritën nga ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Ministrja e Shëndetësisë tha se me dozën e sotme të vaksinave që mbërritën në vendin tonë, shkon në 400 mijë numri i vaksinave anti-Covid, ndërkohë që priten edhe mbi 200 mijë vaksina të tjera javën e ardhshme.

“Vaksinat do të jenë pjesë e procesit të validimit dhe do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit. Janë mbi 400 mijë vaksina të mbërritur në Shqipëri, janë mbi 320 mijë doza vaksine të administruara dhe mbi 230 mijë të moshuar që kanë marrë dozën dytë të vaksinës. Nga java e ardhshme, nga nesër presim mbi 200 mijë doza vaksine”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje