Plagosja e kandidatit të LSI, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët. Shkaku, një femër

18 Prill 2021, 13:53Politika TEMA

Të tjera detaje dalin në dritë nga sherri me thika pranë zyrës së LSI në Sauk, ku u përfshi kandidati për deputet i kësaj force politike, Klodian Doka, dhe dy vëllezërit e tij, Roland dhe Eltjan Doka, të cilët mbetën të plagosur me mjet prerës.

Në sherr ka qenë i përfshirë edhe Klodian Doka, kandidati për deputet i LSI-së dhe vëllezërit e tij Roland dhe Eltjan Doka.

Fillimisht u përfol se arsyeja e sherrit ka qenë për shkaqe politike, por burime për Fax News kanë bërë me dije se motivi i zënkës ka qenë për një femër.

Vëllezërit Doka dhe autorët e ngjarjes, aderojnë në të njëjtin subjekt politik, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ata janë konfliktuar fillimisht në drekë, pastaj zënka ka nisur edhe në darkë në një lokal pranë xhamisë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Mësohet se aty ndodhet edhe zyra e njërës prej degëve të LSI-së.

Njëri nga autorët, i ka thënë njërit prej vëllezërve se e ka sharë dhe i ka folur keq një vajze me të cilën kishin njohje të përbashkët.

Debati ka degraduar në përplasje fizike ku janë dëmtuar tre vëllezërit Doka.

Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se Roland Doka ndodhet në gjendje më të rëndë, por të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Kështu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Eni Sada, i cili në bashkëpunim me shtetasit Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe të mprehta tre vëllezërit Doka.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi Basri Hakcani, pasi me date 17.04.2021 ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin Klodian Doka.

3 komente në “Plagosja e kandidatit të LSI, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët. Shkaku, një femër”

  1. Miri says:

    Jane zene per Monen.

  2. Zeqir says:

    PARTIA E ILIR QIRIT PARTIA E KURVA E DHE DROGAXHINJVE TE STERVITUR NE KAMPIN FAMEKEQ TE JALES.
    PARAMILITARE TE MONIKA KRYELOPES QE PRET TE DREJTOJE SHQIPERINE
    POR DO MARE RRYPIN E EDIT.
    YYYYYPPPPPP XHIXHI!!!

  3. Sandri says:

    Keto karderrat e Leshelise moren zemer nga kryekari ilir meta. O loqe njerez, ilir meta ka ven miliona e miliarda me ju e me ne, duke na perdorur per mish per top. Zihuni si te doni, demi eshte i juaji, se ilir meta i ka rregulluar punet e veta per pes gjasht breza. Ne dark i fut i dor bixhoz me yllin, dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje