Rama-Ilir Metës: Pse e fshehe videon e vëllait të Monika Kryemadhit?

20 Prill 2021, 12:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli për rastin e pronarit të autobusave Erion Mane, i cili publikoi dje disa mesazhe, ku akuzonte Blendi Gonxhen se i kishte bërë bllok, pasi i kishte parë statusin e “Facebook-ut”.

Rama thotë se është shumë krenar për Blendi Gonxhen dhe komunikimin e tij me Manen, duke shtuar se do të donte që të gjithë të bënin të njëjtin komunikim si ai.

Ai ndërkohë pyet Ilir Metën, që doli krah Manes në Presidencë, pse nuk nxorri dhe videon e vëllait të Monika Kryemadhit,

“Ilir Meta rendi atje për ta bërë lajmin e ditës në vazhdën e absurditeteve të tij. Kanë vetëm një qëllim, ta tensionojnë maksimalisht fushatën elektorale, të nxisin përplasje, të stimulojnë sherre e ndasi.

Imagjinoni sikur në këtë fushatë ta hiqnim emrin e Ilir Metës, e cila do të ishte krejt normale, krejt e qetë për hir të së vërtetës.

Është kjo qetësi që e tërbon Ilir Metën. Është filli i kësaj vazhdmiësie pa konflikte, dhe me thënë të drejtën, edhe pa gjuhën e urrejtjes, sepse Lulzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë, i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur.

Meta kërkon ta destabilizojë fushatën, sepse e di shumë mirë cfarë do të dndohë më 25 prill, e di shumë mirë se votat në kuti për PS do të pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona.

Ilir Meta e di shumë mirë që aq sa ne sot, tani, mund të ndalim shiun, aq mund të ndalë Ilir Meta, Saliu, Monika, Luli e ata fitoren e PS me një breshër votash nga veriu në jug në cdo kuti.

E patë dje, nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit dhe tregoi medemek faktet, po cilat ishin faktet. Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar, që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët iu thonë atyre që kanë hall ‘nuk ke nevojë, se unë jam këtu për ty’, ju ofrojnë mbështetje.

Ju e patë të gjithë komunikimin, ai është komunikimi që kam kërkuar dhe që e kërkoj përditë në të gjitha institucionet. Ah sikur të ishin të gjithë ashtu, as sikur gjithë përgjegjësit e zyrave të ishin ashtu.

Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku cdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”– deklaroi Rama.

1 komente në “Rama-Ilir Metës: Pse e fshehe videon e vëllait të Monika Kryemadhit?”

  1. Shpellari says:

    Blla..blla.. ….gam..gam… rrugeve. Krijo, forco dhe dhe veje ne funksionim shtetin ligjor, qe te merret me hajdutet, kriminelet, te cmendurit…Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje kryehajdut te jete ne funksionin e presidentit. Ti, Edi, erdhe ne pushtet me kete kryehajdut. Nese do te kishe principe morale nuk duhej te vije ne pushtet me ndihmen e nje njeriu te pamorashem si Ilir Meta.

    https://www.gazetatema.net/2020/04/20/rama-fjale-mjalti-per-meten-presidenti-eshte-bere-njesh-me-popullin-meriton-respekt/#comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje