Mustafa Nano: Rama mund të bëjë një grand-koalicion, bashkëqeverisja do zhdukte edhe LSI-në

27 Prill 2021, 20:10Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano thotë se këto zgjedhje treguan se shqiptarët e duan Edi Ramën pavarësisht dështimeve të tij, pasi i kanë konsideruar si gabime. I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, Nano thotë se pavarësisht humbjes Basha është personi i duhur për të drejtuar PD-në.

Mesazhi i parë nga këto zgjedhje është se shqiptarët kanë dashur që të drejtohen nga socialistët. Shqiptarët të gjithë dështimet e Edi Ramës i kanë marrë si gabime, jo për të madhe.

Mesazhi tjetër është se Partia Demokratike nuk është ende në gjendje të drejtojë shqiptarët. Unë mendoj se askush tjetër përveç Bashës nuk mund ta drejtojë PD. Këtë e tha edhe Edi Rama pavarësisht se nuk e di qëllimin e tij”, u shpreh Nano.

Më tej, analisti tha se Basha ka fituar pikë me moderimin gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa e fton atë të largojë hijet e së kaluarës.

‘Moderimi ka bërë që Basha të rrisë rezultatin. E kundërta ka ndodhur me Metën dhe për këtë arsye ka humbur LSI-ja.

Ky ka qenë edhe problem i opozitës që ka patur dy kryetarë de-juro dhe dy de-facto. Pa u larguar Berisha do jetë e vështirë.

Basha duhet ta largojë atë, sepse tani janë pa kauzë. Basha duhet të kërkojë ndjesë për atë që ka bërë Partia Demokratike. Pa kërkuar falje PD s’mund të bëjë kauzë’, u shpreh ai.

Në fund, Nano tha se bashkëqeverisja është gjëja e duhur për Shqipërinë. Këtë ai e deklaron duke u bazuar te ajo që tha Rama, i cili i shtriu dorën në fjalimin e fitores së PS-së në zgjedhje.

Sot Shqipëria është më e ndarë politikisht. Besoj Rama është i vetëdijshëm për këtë ndaj edhe kërkon ta rregullojë. Ftesa e tregon këtë.

Unë besoj se Rama në kokë ka bashkqeverisjen. Nuk e ka thënë sepse do i mohohej, siç e bëri Basha para zgjedhjeve.

Rama e ka në kokë këtë gjë sepse ka nevojë. Unë do e doja shumë këtë sepse duhen disa reforma të mëdha. Duhet të rregullohet konfliktualiteti për 30 vite.

Një bashkëqeverisje për 4 vjet krijon një klimë të mirë, do rregullonte disa gjëra.

Bashkëqeverisja do zhdukte edhe LSI-në. Besoj se Rama mund ta bëjë një grand-koalicion“,  shpreh Nano.

12 komente në “Mustafa Nano: Rama mund të bëjë një grand-koalicion, bashkëqeverisja do zhdukte edhe LSI-në”

  1. Bardha says:

    Ti qenke nje idiot

    1. Ilirjan says:

      Shqiperia ka nevoje per nje PAQE SOCIALE. Kemi 30 vite qe vetem konflikte te djathte te majte… Mjaft! Duhen qetesuar gjithe shqiptaret, dhe u duhet hequr kauza saliut e ilirit bashke me ata qe I ndjekin. Mund te behet, nuk jemi ne shpikesit e bashkepunimit. Ne bote ka shembuj,ne kemi nevoje qe energjite ti shfrytezojme per ndertim, jo me shkaterrim!Edi Rama eshte gjithenje dy hapa para me vizion, le te shohim.

  2. Demokrati i Vjeter says:

    Mut-Nano:Berisha apo Basha..ta dha “Mendjen” e Bashkeqeverisjes????????????PS_ja i ka te gjitha Votat per te Qeverisur,edhe nese akoma nuk Hyjne ne Parlamente,ne te semes te shkoj….
    Gjithe se si LIS-i, do te Shkrihet gjate 4-ter Viteve te Ardhme…..Arrestimi i LIke Floririt…do ti japi Drune edhe atyre LIS-ave qe kane mbetur..lol

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Bashkëqeverisja nuk zhduk konfliktualitetin.Sepse të dyja partitë janë nën ndikimin e dy superfuqive.
    PS është me SHBA dhe PD me Rusinë.
    Ato janë dora e zgjatur e dy superfuqive në këtë pjesë të ballkanit.Kush do dominojë?
    SHBA me PS apo Rusia me PD?

  4. Haka Tekizoti says:

    Dëshira kij me bollëk, nuk është keq. Mirë është të shikosh edhe ëndrra, sidomos për ato gjëra të bukura që janë të pamundura në terrenin shqiptar të uzurpuar nga kriminelët. Basha nuk bën dot asnjë hap që nuk përputhet me parimet kriminale të “babait” të tij politik, që nga halli apo nga malli e ka idhull. “Babai” ia shkul veshët orë e çast e t’i thua ta largojë. S’ka për të ndodhur kurrë. E kundërta ndodh me lehtësi: “babai” i tregon derën “të birit” dhe nuk e lë as të hapë gojën. Krimet politike dhe ekonomike të përbashkëta, ndofta edhe çorba që hanë në të njëjtën skutë të huaj i ka bërë të pandarë. Mos prisni ndarje të tyre, mos prisni reformim të PD-sê, prisni vetëm dhunë dhe kundërvënie ndaj Shqipërisë.

  5. Angjelini says:

    Pa u denuar te korroptuarit nga drejtesia konfliktualiteti per te ardhur ne pushtet me cdo form nuk do marr fund. Gjithe kete drame dhe lufte keta nuk e bejne se ju dhimbsen shqiptart por per ti shpetuar drejtesise dhe per tu pasuruar akoma me shum. Shum e thjesht zoti Nano.

  6. Y - 3 says:

    o Nano!!!!
    boll o njeri se jeni bere te padurushem
    ju si gezetar dhe ata te exit pollit te se djeles jeni gjeja me e keqe e shqiperise
    eshte bere e neveriteshme te shikosh tv apo online se jeni ju po te njejta fytura qe jepni vetem mend bolllllll se na cate trapin
    leri idete se duhet te beje bashkeqeverisje se nuk behet dhe ska asnje shanc te behet
    Edi Rama dhe PS u votuan per te qeverisur i vetem dhe jo me Bashen dhe PD kaq e thjeshte per ta kuptuar
    Basha dhe PD do te hyjne ne Parlament me avazin e vjeter dhe kete ta tha qe sot eshte neveri qe keta njerez te jene perseri ne parlament na kishin rene veshte rehat kur dogjoje 2-vjetet e fundit tani vjen kafsheria perseri po ata fytura kafsha ngelet kafshe nuk behet dot njeri.
    ju si gazetar si gjithelloge qe jeni kete doni sherr dhe anarshi se ndryshe ngeleni pa pune
    ju jeni peversat e kesaj gazetarie

  7. xhemal says:

    o mustafa po kjo ndodh kur nuk jane votat ne parlament ose kur dalin barazim,,ckuptim do kishin zgjedhjet,,ne gjermani eshte bere se partia e merkelit skishte numurat,,ne itali u be se e lejon kushtetuta dhe presidenti ka kopetenca te medha,,ne shqiperi nuk ja vlen e nuk do sjelle asgje te mire.duhet konkurimi ,pakica duhet per ta kontrolluar pushtetin sepse eshte syri e veshi i njerezeve ne kuvend ,,bile nje bashkeqeverisje do shtonte zullumet e pushtetit e do mpihej shoqeria ,,bashkepunimi eshte detyre e tere forcave politike per gjera themelore reforma,perballje krizash natyrore e shendetesore ,ceshtje te sigurise ,barazise ,drejtesise…e cte mire pati shqiperia ne 2017 kur ishin ne bashkeqeverisje,,ishte nje zhgarravine e castit per interesa te nje grupi te vogel kaq,,gjerat shkojne mire vetem se politika behet e pergjegjeshme e mos te nxise konflikt..une mendoj se nje pjese e politikes e shoqerise eshte nen ndikimin e ideologjise naziste kjo duhet thekesuar me force ..nuk eshte nje opinion po nje realitet..per fat te mire shqipetaret jane nje popull paqesor ne shekuj e cdo tentative per ta futur ne ndarje do deshtoje

  8. Viola says:

    Doli dhe pazarxhiu i radhes.Rama nuk mund te bashkeqeverise kursesi me Bashen .Do te thyente besimin qe i dhane qytetaret per nje mandat te trete dhe i kane dhene nje mandat te plote.Bashkepunim ndoshta po.Kur PD te jape prova se eshte konstruktive per interesat e vendit dhe te heqe dore nga lobimi kunder vendit te tij ne kancelarite e huaja.Te vihen disa piketa per nje interes te gjere kombetar qe te mos tjetersohen me ardhjen ne pushtet te njeres apo tjetres parti ashtu sic bejne shume shtete serioze ne bote bile edhe reth nesh ne ballkan.Kur te jape prova te tilla ndoshta edhe mund te votohet nga shqiptaret .Interesat e shqiptareve nuk jane me ato te vitit 90 jane me te gjera se aq.

  9. FAKTI says:

    Basha nuk ben as per te ruajtur pulat e fshatit. Nuk e theme se kam ndonje inat, por nuk ja vlen; çfare beri si minister i jashtem, çfare beri si minister transporti, çfare beri si minister i brendshem, çfare beri si kryetar bashkie, ka 8 vjet kryetar partie çfare ka bere??, Nuk ja vlen as per pula, sinqerisht. Le ta mbane se edhe ne 2025 Rama vetem po nuk deshi vete te kryesoje prape. Partia demokratike duhet te ndryshoje urgjentisht kryetarin dhe jo vetem, duhet te ndryshoje dhe qasjen ndaj popullit se po vazhdon perçrja saliberishjane jug-veri. Shikoni ngyrat e votes dhe degjoni dhe nje her çfare kerkoi Edi Rama e çfare kerkoi Lulezim Basha: si nata me diten. Valle ndihmohet Shqiperia me kete parti dhe drejtues?!

  10. demiri says:

    Ore Muci po ka 4 here qe humbet dhe ti thua qe eshte i mire, po pse nuk ka njerez PD,….. E lexove shkrimin e B. Nishanit…..

  11. NIku says:

    Rama e beri bashkeqeverisjen per 6 muaj dhe keta rrypat e PD, me Gaz Bardh e lesh me tresh s’qullosen gje. As korrupsion jo e jo, por vetem gjenin arsye per t’u grindur. Me mire nje junte ushtarake per 4 vjet sesa te merresh me lolot e Lulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje