Dështimi i triumviratit të Lulzim Bashës në tri qarqet e mëdha

30 Prill 2021, 17:18Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha nuk vendosi njerëz që të kishin një simbiolikë me territorin me komunitetin, por emëroi të deleguar në tre qarqet e rëndësishme të vendit, siç janë Elbasani, Durrësi dhe Korça.

Dërgoi atje, njerëzit e afërt në drejtimin e PD-së: Gazment Bardhin, Edi Palokën dhe Edmond Spahon.

Të tre këto “musketjerë” të kryetarit të PD-së pësuan një fiasko elektorale, pasi jo vetëm humbën në të tre qarqet, por patën siguruar edhe një rezultat të dobët individualisht.

Gazment Bardhi ka pësuar një disfatë të vërtëtë në Elbasan, ku PS e Taulant Ballës atje, për pak nuk i ka marrë manfatin e 9-të, kurse vetë Bardhi ishte nga më pak të votuarit.

Edhe pse thirri në fushatë thuajse të gjithë shpurën e ushtarakëve e policëve që rrijnë pranë Sali Berishës, një prej të cilëve shkaktoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Pikërisht kjo vrasje dhe sjellja e Gazmend Bardhit ka qenë thelbi i disfatës së tij.

Partia Demokratike në Elbasan është një forcë që jo thjesht nuk u votua, por u refuzua.

Në Bashkinë Elbasan, PS-ja ka marrë gati 10 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, e në qytet brenda më shumë se 4 mijë vota më shumë, çka është një rezultat domethënës, pas ngjarjes tragjike.

Ndërkaq, në të gjithë Bashkitë e Elbasanit, PD-ja ka patur humbje të ndjeshme, madje edhe në Peqin ku rinxori Dash Sulën për të rikuperuar situatën.

I cili duhet thënë ka marrë më shumë vota se Gaz Bardhi.

Pse ndodhi kjo: për dy arsye.

Bardhi se përfaqësoi në asnjë moment Elbasanin dhe në momentet kur pati një problem të rëndë reagoi si alien dhe trajtoi një qytetar 24 karatësh të kthyer në kufomë, si një njeri të keq.

Në Durrës ndërkohë, Edi Paloka u dërgua si udhëheqës i partisë, por që Durrësin nuk e kishte mbuluar kurrë.

Dërgohej atje pasi Basha nuk tentoi të duelojë me Edi Ramën, që ishte realisht udhëheqësi i qarkut dhe që garonte për vendin e 8-të.

Humbi ndjeshëm në Bashkinë Durrës, Shijak, dhe në Bashkinë Krujë.

I vetmi vend ku PD ka fituar në Durrës, është qyteti i Krujës ku ka një elektorat besnik të PD-së prej 30 vitesh, i cili ka një lidhje organike me 22 marsin 1992 dhe këtë herë e votoi PD-në si pjesë e kësaj lidhje.

Por që realisht Edi Paloka jo vetëm nuk e përfaqësoi Durrësin, por as tentoi të nxjerrë një skuadër elitë për këtë qark.

Ai dhe Ferdinand Xhaferri, si një relike e kohës më të keqe të opozitës, më shumë u bënë meme.

Ashtu edhe Edmond Spaho në qarkun Korçë, ku arriti vetëm një barazim në Devoll dhe humbi në qytet, Maliq, Pogradec e Kolonjë.

Në 2015, PD mori Bashkinë e Pogradecit, por që sot e humbi.

Me këto figura PD ka humbur garën politike, pasi i besoi njerëzve nga Tirana që të drejtonin fushatën në 3 nga qarqet më të rëndësishme në vend.

Të cilët realisht pësuan fiasko edhe në garën individuale.

Enkelejd Alibeaj në Fier, si për Bashkinë në 2015, edhe sot ka luftuar të rrisë votat, pasi ai Qark është i majtë.

Dhe ja ka arritur, megjithëse e vështirë, duke mundësuar që PS të mos e marrë deputetin e 10, siç ka ndodhur në vitin 2017.

8 komente në “Dështimi i triumviratit të Lulzim Bashës në tri qarqet e mëdha”

  1. Balle per Balle (pa Taulant Balle ne mes) says:

    Ne Elbasan PD nuk ka marre kurre 6 deputete sa kete here. E kjo per merite te Gazmend Bardhit qe ne Elbasan nuk u perball me Taulant Ball katunarin e Librazhdit, por me eskorten shoqeruese te Rames e Balles me 14 mars ne Elbasan, te gjithe llumin e malavites qytetit.
    “Cunat problematike” me precedent penal te gjithe ne shtabin e Taulant Balles ku me leke, ku me kercenime kerkuan vote per Taulant Ballen. Dhe elbasanasit e bute si popull kur i shihte rrotull pushtetareve natyrisht qe trembej.
    Ky eshte shkaku pra Taulant Balla eshte me i votuari, ato vota ja ka siguruar varferia nga nje ane e mafia qe ai pastaj ne pushtet ti zbardhe dosjet e tyre bloze e pse jo, tu jape edhe tendera. Ky eshte realiteti ne Elbasan i pare nga qytetar atje jo si ti Pata qe gjithcka shkruan e sheh nga vrima bythes Taulant Balles.

  2. k says:

    Tiumviratin e bënin Çezarët romakë.
    Këta bëjnë intrigatin dhe servilatin ndaj tiranit.

  3. Vranakonti says:

    Kure i shikon ne foto keta tre kellirat e PD,te vjen per te vjelle.Jane tre fytyrat me te shmetuara pas Mark Markut,miu i haleve. Nga keto fytyra te ndyra humbet dhe do humbas gjithemon PD. Paloqja,Bardhi dhe Spaho me pamjen e tyre prej kafshe,u kallin daten njerzeve te cilet vetem barinj per dhit t’i çosh dhe nuk ke besim,e jo me per PARTINE.

  4. kasemi says:

    Nuk po hyjme diskutimit, a beri keq apo beri mire Basha me keto tri emerime.
    Po besoj konkluzionin tuaj qe emeroi gabim, qe dote thote nese do ishin caktuar ne menyre demokratike, mund te mos ishin keto individe.
    Duke arritur ne konkluzionin tuaj pra gabimin per kete rezultat e ka bere Basha.
    Por ju pas fitores se Ps, vdiqet duke i mbajte ison Bashes, qe nuk duhet te largohet.
    Kjo tregon se jeni te pandershem.

  5. Pilo Lala says:

    PD shpetoi se fleta e votimit ishte e ngaterruar per pensionistet.
    Por PS do merrte 20 ne Tirane dhe 11 ne Fier.

  6. Tironci says:

    Kta jan fytyrat qe i japin humbjen Lulzim Bashes , kta ankohen per Lulin.

  7. Conti says:

    Ooooo ” njerëz të mirë ” po pse t i votoim këta bandit ?!?!

  8. Drenica says:

    Këta, vendin e kan në biruc , jooo në parlament.
    Bastard, në kuptimin e plot të fjales!!
    Legena të jashtëqijes Berisha- Muti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje