Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit

30 Prill 2021, 17:32Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Pyetja e vjetër nëse Sali Berisha është ose jo pronari i panegociueshëm i Partisë Demokratike, është kthyer më fuqishëm se kurrë në skenë pas humbjes së zhurmshme të PD në 25 prill. Në fakt dilemat për këtë temë nuk janë shuar kurrë, qëkurse është parë sesi gjatë tetë vjetëve influenca e Doktorit në parti ka qenë konstante dhe qëndrimet e tij kanë përbërë sentenca thuajse të palëvizshme për linjën zyrtare të PD.

Humbja e fundit shënon një moment vendimtar për simbiozën Berisha-Basha në krye të partisë. A do të vazhdojë të përcaktojë edhe fatin e mëtejshëm të Lulzim Bashës, vullneti, qëndrimi dhe humori i Berishës ndaj tij, apo partia do të jetë në gjendje të bëjë një analizë të pavarur nga raportet brenda kësaj dysheje që ka drejtuar gjithçka në tetë vitet e fundit?!

Orët e para pasi rezultatet morën formë dhe pasi opozita mësoi se kishte humbur edhe një herë përballë socialistëve, po tregojnë se tundimi për të qëndruar jashtë sistemit, duke refuzuar rezultatin dhe bojkotuar parlamentin, janë një frymëzim që ka rrokur mendjen e shumë prej protagonistëve në selinë e demokratëve. Po flasin për qëndrim të ashpër si ata që qëndrojnë fort pas Bashës, por edhe ata që, nga pozitat e servilizmit ndaj Berishës, po bëjnë thirrje për largimin e kryetarit, por shpejtojnë të venë gjithashtu në dukje se janë për mos njohje të zgjedhjeve. Bojkoti është edhe një herë mjalti që tërheq grenzat e PD!

Ky rinovim i PD kokëposhtë, pra duke ofruar një vizion radikal, obskurantist e arkaik, si melhem për plagët e shkaktuara nga Lulzim Basha, e fut në qorrsokak të ardhmen e debatit për lidershipin e partisë. Është e kuptueshme se Lulzim Basha ka interes të anatemojë zgjedhjet, sepse nuk i fitoi ato. Është gjithashtu e kuptueshme se me anë të këtij refuzimi që i ngjan hedhjes poshtë të mandateve të vitit 2019, Basha kërkon të sigurojë mbijetesën në parti, përballë thirrjeve të shtuara për dorëheqje.

Por është gjithaq e lexueshme, ndonëse jo e kuptueshme dhe logjike, që kundërshtarët që kërkojnë kokën e Bashës, po shfaqin të njëjtin qëndrim ndaj zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes në Kuvend në shtator, si presidenca zyrtare e partisë. Eshtë e pakuptueshme sesi një ish-president si Bujar Nishani të predikojë edhe një herë bojkotin si qëndrim zyrtar të partisW, pas eksperiencës traumatike të vitit 2019.

Të dyja palët po bashkohen këto orë në pozicionin absurd të refuzimit të sistemit dhe të hedhjes poshtë, për herë të dytë, të përgjegjësive që ju burojnë nga vota që ju ka dhënë populli në 25 prill. Kur Bujar Nishani thotë se Lulzim Basha duhet të ikë, por shton me vrap se zgjedhjet duhen refuzuar, ai zbaton jo vetëm urdhërin e prerë të Berishës për t’u shtyrë jashtë sistemit politik, por edhe për ta mbajtur PD në suazën e një radikalizmi që mban era pluhur dhe që daton nga dekada e parë e pluralizmit shqiptar. Ky është haraçi që një parti paguan, kur mban në poltronin e plakut të fisit një lider historik që s’di të predikojë diçka më të mirë se sherri, tensioni dhe kultura e urrejtjes politike.

Kjo e bën dytësor fatin politik të Lulzim Bashës në krye të partisë, duke nxjerrë në pah urgjencën e mbrojtjes së sistemit nga tendencat çartiste të opozitës së çoroditur që endet prej tetë vitesh mes nostalgjisë për Sali Berishën dhe respektit formal e prej hallit të Lulzim Bashës.

Nëse PD shtyhet edhe një herë, nga hallexhinjtë që humbën në zgjedhje, apo ekstremistët që gjallojnë në zyrat e saj, që të marrë një qëndrim radikal ndaj Kuvendit në shtator, Shqipëria do të gjendet për së dyti në një krizë të thellë politike si ajo e vitit 2019, kur opozitarët hodhën mandatet nga ura e Lanës, kurse Presidenti caktonte data zgjedhjesh sipas qejfit e humorit të ditës.

Fati i zi politik që ka pllakosur dyshen Berisha-Meta mund të bëjë që kjo linjë ekstremiste, që kujtohej e arshivuar në vitin kalendarik 2019, të ridalë nga sirtaret, për t’u kthyer në manual pune për opozitën, në momentin delikat kur ajo duhet të vendosë për të ardhmen e saj. Një zhvillim jo vetëm antihistorik, por edhe tejet i rrezikshëm për vendin.

7 komente në “Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit”

  1. Niku says:

    Opozites po i jepet mundesia qe te kontribuoje ne te ardhmen e vendit he nese duan t’i harxhojne energjite e tyre duke u grindur vetem e vetem pse plaku Mere e kerkon kete, kjo tregon me shume per opoziten sesa per vendin. Nuk i duhen Shqiperise udheheqes politike pa palce kurrizore, qe nuk ngrene dot zerin se kane frike mos i pshurri plaku Mere. Nese hyrja ne Parlament eshte e vetmja menyre per ta degjeneruar dhe ekzekutuar politikisht plakushin me antiplumb, atehere qofte e bere. Do jete sherbim shume here me i mire ndaj Shqiperise heqja qafe e Saliut (jo se ate e pjerdh me njeri pervec atyre 1,000-2,000 ndjekesve qe ka) sesa vardisja pas koqeve te dashit qe po i bejne keto 30 vjet. Te gjithe ata qe ngrene zerin tani si Pollot e Imamet jane ata qe duhet ta kishin ngritur zerin ku ju thyheshin dhembet me skafandra, por butesia e kolltukut te ministrit eshte afrodiziak shume i forte per t’i harruar te gjitha. Futen bishtin ne shale dhe u kthyen prape aty, vasale te nje njeriu qe vetem ligesi tregon.

  2. Angjelini says:

    Ka zgjidhje kjo zoti Minixhozi. Ata qe thyejne ligjet te penalizohen dhe ketu merr fund fashizmi i PDs.

  3. George says:

    Pas zgjedhjeve te 25 prillit 2021, ne lidhje me fatin e Kuvendit te Shqiperise duhen thirrut ne ndihme dy faktore te rinj: SPAK dhe BKH,
    te cilet kane 38 akuza publike kunder Sali Berishes dhe 3 akuza kunder Lulzim Bashes per vjedhje, krime dhe tradhti kombetare ne postet me te larta te qeverise dhe shtetit shqiptar. Pasi te zbardhen akuzat kunder tyre, atehere PD-ja ka mundesi te vije ne pushtet,
    pavaresisht nese dalin fajtore apo te pafajshem. Nese Sali Berisha dhe Lulzim Basha duan te vazhdojne jeten politike
    duhet te kerkojne vete te hetohen me vetting. Ne te kundert duhet te largohen sa me shpejt, qe t’i shpetojne vettingut politik.

  4. Lufte tribalizmit ne PD! says:

    Pedeistet skane gje ne dore! Nuk kane as tru as koqe qe te ndryshojne PDne dhe te ofrojne nje alternative tjeter politike, pervec kufomes se Sali Berishes apo kukullave qe ju sajon per lidera. Historia tregoi qe trurin ja kishin lene peng Saliut edhe kur fundosnin Shqiperine ne 97, edhe kur fundosnin ushtrine edhe kur shisnin territore edhe kur ishin ne krah te Milloshevicit kunder Kosoves edhe kur kanibalizonin sektorin strategjik edhe kur vrisnin dhe i vinin flaken vendit

    I vetmi qe e ka ne dore fatin Berishes dhe kukulles se tij dhe reformimit te PDse eshte paradoksalisht Edvin Rama, njeriu me i pushtetshem pas Enver Hoxhes dhe po ti shtosh edhe mbeshtetjen e pakufijshme nderkombetare, pushtetin e Rames do ta kishte zili edhe Enver Hoxha qe ishte krejtesisht i izoluar.
    Por Rama qe e do pushtetin e tij absolut nuk eshte budalla ti sakrifikoje dy gerdallat qe jane nje kembe e rendesishme ku mbahet absolutizmi i pushtetit te tij.
    Praktikisht ne heshtje, pa marreveshje, jane marre vesh se cfare valleje do te luajne, (si dikur Berisha me Milloshevicin);
    Rama nuk do ti perndjeke me drejtesine per krimet dhe mbi te gjitha nuk do ti defaktorizoje si kundershtare, duke i lene hapsiren e ekstremizmit politik opozitar ne dukje dhe ne permbajtje Berishen&Bashen poshte karriges se tij tek i bejne gojore pushtetit te sulltanit.
    Me Berishen&Bashen te terhequr zvarre deri ne 2025, Edvin Rama sot po farketon mandatin e 4 rradhazi, duke e legjitimuar absolutizmin e tij edhe ne cdo kancelari Perendimore.

  5. Fredi says:

    Mire thua z. Minxhozi po kujt ja thua? Atyre qe nuk ju del nga shpirti “babai”, qe po i mban lidhur mbas vetes dhe nuk i le te ecin perpara. PD eshte e destinuar ose te reformohet duke vrare, hipotetikisht baben, ose ne te kundert te shkaterrohet duke u copezuar rruges, duke te kujtuar filmat me zombi, te cilet duke ecur shkerrmoqen e ju bien duart, kembet apo koka. Por te vjen keq kur kujton se cili ishte laitmotivi i PD ne 1990.
    Nejse keta nuk behen me, ky eshte mendimi im, mundet ta kem gabim, ashtu qofsha e gabuar??!!!

  6. B&B says:

    Po te doje Rama ju mbyll edhe rubinetin e massmedias, pasi te gjithe televizjonet paguhen me lumin e reklamave dhe lekeve te shtetit dhe pastrojne miljonat e droges. Por Rama kete nuk e ben, sepse histeria e dyshes ben te duket sikur Rama ka opozite te forte perballe edhe pse jane dy kufoma politike, tre me gjithe Meten. Ajo qe Rama ben me mjeshteri eshte teatri i sharjeve dhe ndalimi mediatik i cdo kujt qe minon egzistencen e dy llaxhoreve te veta, qe mbajne peng opoziten por garantojne mbreterimin e Rames, i cili mezi pret te argetohet me rreshtoren qe jashteqitja e Vicidolit 80 vjec, do tu beje rekruteve te rinj pedeiste ne Parlamentin e ri.

  7. Arber iliri says:

    Ne shtator nesenuk hyjne keta qe kane marre mandatet do hyjne ata pas tyre.hahaha por Do quhen PD-B,skuadra perfaqesuse B e kena eksperiencen tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje