Diferenca në 4 qarqet e mëdha: Lakmuesi i disfatës së Lulzim Bashës në 25 prill

4 Maj 2021, 20:00Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Për të matur peshën politike që një forcë politike ka në territorin kombëtar, baza është rezultati në qarqet kryesore dhe më të mëdha të vendit.

Zgjedhjet, përveç Tiranës, fitohen e humben në qarqet e tjera të mëdha në vend, që janë Durrësi, Elbasani, Fieri e Korça.

Kjo, pasi Shkodra e Vlora konsiderohen si bastione, njëra e PD e tjetra e PS-së, ndaj dhe shifrat e pjesës qëndrore në vend janë të rëndësishme.

Në katër këto qarqe, PD-ja e Lulzim Bashës ka humbur me një rezultat të thellë, që nis nga 10 mijë vota.

Pra kemi të bëjmë me një diferencë që nuk hyn tek logjika e kontestimit, apo e përpjekjes për të gjetur prova kontestimi.

E në fakt, përveç ndonjë ndryshimi të vogël, jemi sërish te niveli i zgjedhjeve të vitit 2017, ku opozita akuzoi mazhorancën se ka manipuluar me “banda”.

Në 25 prill në qarkun Durrës, socialistët kanë një diferencë 13493 vota, pra fiks 2 deputetë, sa është edhe ndarja.

Ky rezultat flet vetë, e jo vetëm nxjerr bllof 4 vjet politikë që tentuan te ndiznin Shqipërinë, por nxjerr edhe realitetin politik që ka prodhuar PD në Durrës, ku deri në ditën e zgjedhjeve u tha sikur situata është rrotw më rrotë.

Një panoramë edhe më theksuar del nëse shikon rezultatet e Elbasanit.

Aty është diferenca më e madhe e PS-së se në të gjitha qarqet e tjera qendrore: 28,346, pra 3 deputetë.

Në qarkun Fier, që gjithashtu është i madh, PS-ja ka një diferencë prej 26892 votave, e lajm këtu është rritja e votave të PD-së, si pasojë e mobilizimit të elektoratit çam.

Në qarkun Korçë, diferenca PS-PD është 10 mijë vota, pra një deputet.

Të vetmit qarqe ku PD ka fituar fuqishëm në vend është Shkodra, Kukësi dhe Lezha, ndërkohë që Dibra doli gati barazim.

Ky është një fakt politik që ndodh prej kohësh në vend, ndërkohë që po politikisht, Partia Socialiste dominon qytetet e mëdha që nga viti 2007.

Rezultati vjen hap pas hapi dhe me objektiva të përcaktuara, por edhe duke marrë fitore të vogla për të ardhur tek të mëdhatë.

Një vit më parë, PD thjesht e la fushën lirë në të gjitha bashkitë, e logjikisht nuk pritej të avanconte.

Nëse do të ndodhte kjo, do të duhet që të kishte një nivel të lartë si në përfaqësim, si në program, apo edhe në mënyrën e komunikimit.

Në të treja, Basha ishte në një nivel më të ulët sesa PS-ja.

Të sulmosh e të shash është gjëja më e thjeshtë; njerëzit duhet të binden për të votuar për ty, dhe jo të binden për të votuar kundër tjetrit.

Për këtë ka proverba pa fund…

Fier 26892

Elbasan 28346

Durrws 13493

Korça 10 mijë

5 komente në “Diferenca në 4 qarqet e mëdha: Lakmuesi i disfatës së Lulzim Bashës në 25 prill”

  1. trupi me i shemtuar ne Bote lol!
    eshte bo si Pikepyetje
    i mbaruari???

  2. Gold M..i Presidnet says:

    Keto fakte zoti Pata jane per ata qe kane tru ne koke dhe jo per ata qe i kane thene mendjes “ik pirdhu” dhe s’dine te bejne gje tjeter vec te bejne politike negative,te shajne e te ulerasin “Rama Ik!”,por qe nuk ua mban te thone “Berisha/Basha ik!” dhe qe shpresojne se,pasi kane djegur vendin,pasi kane sulmuar kryeministrine e institucione te tjera me zjarr e flake,duke i prere dhe gishtin polices se pafajeshme;pasi e kane bere parlamentin bordello dhe cirk ,me aktore kryesore baxhellen Kriemadhe e Bashen me mosketjeretr e tij Gazi,Palok-kari,Noka,Alibeaj Xhaferllari e te tjere dudume idiote me patente;pasi kane krijuar struktura fashiste paramilitare nen kryesine e Gazit,Mziut,Palokes e te tjere briganteve te inkriminuar e kane vrare njerez ne bulevard ,ne Gerdec e se fundmi ne Elbasan (pa permendur ketu krimet e tyre qe nga viti 1992-2011), shqiptaret do i votojne dhe rotacioni politik 8 vjecar,automatikisht do u dhuroje pushtetin,sikur kane bere nje loje agresive shahu e pasi ka bere levizxjen e tij Rama ,duke u deklaruar Shah-Mat,eshte radha e tyre te luajne.Por loja ka mbaruar o teveqele te pagdhendur!Kur do ta kuptoni kete,apo shpresoni tek kapua i mafies Lesheliste,tek Espinoza apo Tano Caridi i presidences?Pa ikur nga skena politike Derri Mac,cifti siamez Berisho-Basha nga ajo “part”i i thencin s’ka shans qe te votohen nga shqiptaret!Jane te denuar te vertiten ne guacken e tyre kriminale qe kane uzurpuar prej 30 vjetesh!Po citoj vetem ish kryetarin e PD-se,Eduard Selamin,i cili mosnjohjen e rezultatit e cileson antidemikratik e antishqiptar! Keto dy fjale te tij flasin shume!Kur do jegte ajo dite qe keta do e kuptojne se ardhja ne pushtet e tyre ne vitin 2005 apo ne vitin 2009 ka qene aksidentale dhe rezultat i marreveshjeve te tyre mafioze me Ilir Bajgen dhe se kurre nuk kane qene e nuk kane per te qene shumice ne kete vend,pa e ;pastruar dhe e dizionfektuar stallen e tyre qe e quajne dhe parti?! Me ata cuditet dhe Arben Ristani,arkitekti qe i dhuroi ne tavoline Bashovicit mandatin e kryetarit te bashkise se Tiranes ne vitin 2011,duke shqyer kutite e duke quajtur te vlefshme dhe votat e pavlefeshme? Apo mendojne se do behen prape dhe sot te njejtat poshtersi? Por ajo kohe ka ikur,si puna e zogut qe pio e leshove nga dora ,hajde kape pastaj!Jane te papare e te pandreqshem.Tani,ne parlamentin e ri do shohim serite e reja,sepse kemi dhe deputete te rinj,kemi bubuqer te rinj te tipit Gjekmarkaj e Mark Marku apo ,Mesila Palma e Mziu! Kuje ne dreke per keta letyra qe arriten “demokratistet” t’i bejne deputete,sikur nuk na mjaftonin ato qe kemi pare me Paloken,Noken,Strazon,Gazin,Alibeajn,Lylin me xhepa plot me shashka e bojera ne sinkron te plote me padrinon Mafioz Vicidolas!Tani ka perforcime te reja! Dhe cirku hapet ne shtator perseri.Cmimi i biletes eshte falas ne TV!Ah,se mos harroj ,kemi perseri dhe aktore qe ne parlamentin e mepareshem kane arritur cmimin oskar,si Vasillaq Bufi Petrit e Fallxhorja me tituj shkencore,Mona Kryemadhja,e cila pasi ka hedhur njeren cizme,tani po mendohet te hedhe cizmen tjeter,se nuk ka se ce do me apo do hedhe b…. apo s……..?Skenari mbetet i hapur. Te shohim!Audienca pas shtatorit do rritet me shume,tamam sikur te shohim Big Brother! Mbase do kete dhe deputete si Agron Sgehu apo Kellic Belindi,qe do perpiqen te frenojne nje akt tjeter cmendurije?!!!,(pa se do u shkoje vula apo jo mbetet per tu pare)!

  3. Mal Cori says:

    Fieri, nuk eshte gjithashtu i madh.
    Por eshte qarku me i madh i Shqiperise, sigurisht pas Tiranes.
    U bete si ata komentatoret sportiv, qe e cilesonin futbollistin Odise Roshi, si vlonjati nga Fieri.

  4. qytetar says:

    Lakmues per Peashin apo ngeljen shatzene !?
    Gazetare KAZANI.
    Ju pelqen apo jo e gezofshi emrin KAZAN !
    Nderi i Edi Rames per venien e Emrit.

  5. Jevi says:

    Eshte e vertete se PS-ja ne keto qarqe qe ke analizuar ka fituar bindshem.E majta edhe ne Shkoder eshte FITUESE.Mandatet per deputet jane gjashte me pese.Dy mandate PSD-ja,nje mandat LSI-ja dhe tre mandate PS.Kjo ndarje mandatesh nuk na lejon te themi se Shkodra eshte bastion i PD-s.Edhe ngjyrimi hartes per ate pjese eshte e gabuar.Sa per Vloren ,PD-ja te mbaj mend ate fitore temarsit 1992 se nuk ka per te fituar me.Jo me kete qendrim qe ka mbajtur keto vite e per keto zgjedhje,po per gjithe politiken e ndjekur ne vite kunder popullit te Vlores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje