FOTOT: Në luginën e Vjosës nisin kërkime për naftë, banorët e Përmetit dalin në protestë

4 Maj 2021, 10:59Sociale TEMA
FOTOT: Në luginën e Vjosës nisin kërkime për

Prej disa ditësh në zonën luginën e Vjosës në zonën e Përmetit, kanë nisur kërkime për naftë nga kompania italiane GEOTECH, e nënkotraktuar nga kompania SHELL.

Një e deleguar e kompanisë SHELL tha se ky kërkim është ndërrmarë mbi bazën e një kontrate të rregullt dhe se nga studimi i deritanishëm është konstatuar prezencë hidrokarburesh në nëntokën e Përmetit dhe se puna do të vijojë gjithsesi.

Nisja e kërkimeve për naftë në luginën e Vjosës, është një goditje e rëndë për turizmin në Përmet, qytet që vitet e fundit është kthyer në destinacionin kryesor për turistët, sidomos për të huajt, të cilët vijnë pikërisht për natyrën e këtij qyteti.

Për këtë arsye, në qytet janë mbajtur edhe protesta kundër këtij projekti shkatërrues për Përmetin.

Deri më tani, asnjë autoritet shtetëror nuk ka reaguar.

5 komente në “FOTOT: Në luginën e Vjosës nisin kërkime për naftë, banorët e Përmetit dalin në protestë”

  1. Pena says:

    Ato punime qe po kryen ne Permet, quhen punime sizmike dhe sherbejne per te studjuar ndertimin tektonik e strukturur te atyre trevave ku po kryen, deri ketu nuk ka asgje te keqe, veçse te mira. Te njohesh ndertimin e thelle te nentokes eshte si ti besh nje skaner trupit te njeriut, ku qendron e keqa ketu. Nepermjet tyre percaktohen zonat qe gjenerojne termete, zonat qe permbajne ne thellesi rezerva ujore, zonat gjeodinamike qe jane te rrezikeshme per ndertime, po keshtu dhe sektoret me mundesi naftembajtese, ose siç i thone ndryshe me rezerva ari te zi. Ato punime nuk sjellin asnje ndotje mjedisore, veçse jane investime qe ne kete faze sjellin vetem te ardhura ne rajon, vetem te mira, kuptoeni. Rreziku per mjedisin fillon me shpimin e pusit per kerkimin e naftes, qe perbene nje faze te dyte qe eshte ende larg, me ne qofte se. Kuptoeni, mos i pengoni investimet, o te uruar.

    1. Opo says:

      Qenke vemje fare ti , si shumica e sufllaqeve te Ridhjerjes.

      Ju mutin e mbuloni me shurr, jeni mjeshtra per kete pune.

      Aty thuhet qartesisht qe po behen kerkime per nafte o vemje.

      Nga ana tjeter, mund te na thuash cfare te mirash dhe financime marrkan Shqiptaret nga keto studime???

      Ram drogmeni ka ndonje mendim per kete gje?

  2. Ball Forti says:

    Ka ndonje fjal per te thene drogmeni qe drejton Shqiperine?

  3. xhimi says:

    O pena jam shume ok me ty . po ka mundesi ta cosh keshillen tende deri ne fund per permetaret e shqiptaret se cfare duhet te bejne nese gjendet nafte ? Ate rrezikun qe ti thua se shfaqet ne ate rast cfare ti bejne keta qe ne tokat e tyre gjejne nga nje hu te ngulur apo makineri qe bejne vrima? Keta nuk po i pyet njeri per kaq e jo me te dale nafte . .Nese ti ke nonje ide me te mire te lutem na e thuaj. Sa per kujtes te shpejt nese gjendet nafte minimumi qe do u ngelet ketyre banoreve eshte ajo qe u ka ngel atyre te Marinzes. Shifeni pak ne google earth fushen e Marinzes per te krijuar nje ide . Dhe ndersa bankers cdo vit deklaron vec “humbje” nga Marinza, fshatareve nuk u ka ngel gje pa u helmuar nga uji gjethet e deri te gjaku i femijeve qe lindin..thirrini mendjes shqiptare sa nuk eshte vone! Ky eshte momenti me i mire per tu ngritur kundera . Te pakten ne kete moment ne te tere boten ka zera kundera naftes dhe ne nuk kemi pse mos te mbrojme tokat apo jeten nga shkaterrimi.

    1. Muzaka i Ri says:

      Qe industria e naftes siell te ardhura te medha kjo eshte gje qe dihet, qe eshte ndotese e ambjentit kur nuk menaxhohet si duhet edhe kjo dihet,por Pena ka thene te verteten, dhe nuk ka pse etiketohet me epitete fyese. Ne Italine fqinje ka puse ne zonen e Toskanes qe eshte goxha e zhvilluar,ne zonen e Padovas, jane bere kerkime ne zonen e Venecias, Breshias ku une kam punuar,pa folur per Italine e jugut dhe platformat nga Ravena ne Sicili. Ka puse afer Maranelos qe po nuk hyre brenda rrethimit nuk e kupton cfar eshte, nga gjelberimi dhe kujdesi qe tregohet. Une jam dakord qe duhet ta mbrojme ambientin,por ama jo shishen e ujit ta hedhim nga makina ,ose ne vjose ,dhe ta presim ne Vlore, ose ne Shengjin dhe te flasim kuturu pa e patur fare idene e ketij sistemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje