Tensione Francë-Britani, dërgohen luftanijet në kufi

6 Maj 2021, 18:59Politika TEMA

Franca ishte një nga vendet europiane që doli jo plotësisht e kënaqur nga marrëveshja e Brexit-it. Këto pakënaqësi kanë krijuar tensionet e para.

Tensionet nisën pasi 60 peshkarexha franceze bllokuan qarkullimin e anijeve në portin e qytetit Shën Helier në ishullin e Xhersit, në shenjë proteste ndaj mosmarrëveshjeve për rregullat e reja të peshkimit të njoftuara nga pala britanike. Ishulli ndodhet 20 kilometra larg rajonit francez të Normandisë, por është territor britanik.

Tensionet u shtuan pas dërgimit të dy luftanijeve britanike që qëndruan rreth 1 kilometër larg peshkarexhave franceze.

Edhe marina ushtarake franceze dërgoi dy luftanije, teksa peshkatarët po negociojnë me autoritetet portuale britanike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së re të Brexit-it, porti i Shën Helierit pezulloi lejet e reja të peshkimit për francezët duke shtuar dokumentet për marrjen e tyre.

Peshkatarët francezë thonë se kriteret e shtuara nuk parashikohen në marrëveshjen e Brexit-it. Më parë, peshkatarët francezë dhe britanikë peshkonin në ujëra të përbashkëta me ditë të përcaktuara.

14 komente në “Tensione Francë-Britani, dërgohen luftanijet në kufi”

  1. Toni says:

    Europa dhi e zgjebosur bishti perpjete. Hipokrizi dhe armiqesi kjo eshte fytyra e vertete ketyre qe na shfaqen si te “civilizuar”. Nderkohe qe kane bere masakra dhe genocide dhe luftra boterore. Shqiperia sa me larg ketyre pacavurreve europian. Qe imoralitetin na e shesin si liri dhe te drejte te individit. Turqi eja shpetoje te mjeren Shqiperi.

    1. …. says:

      O Toni vk
      Mos rij me ne xhami se u pordhe fare

      1. vezhguesi says:

        Po ti me tre pika, gomari ta ka ngrene emrin?
        Nga e di zotrote se Toni rrika ne xhami. Nga emri me duket si kristian, apo ke ndonje gje kunder atyre qe nuk u pelqen kurva Europe?

    2. Kalec Dega says:

      Vetem, trasht ne TemA . lexojne pas Titullit….

    3. Iliria e bashkuar says:

      ??

    4. Iliria e bashkuar says:

      Po bejne lufte demokratet per nje kg peshk.

    5. Tahir UK says:

      Toni apo Tajari?
      .
      Si ne UK , si ne USA, te jetosh ti Tajar, nuk e fsheh dot prejardhjen e nje shfatari, lol

  2. rexha 10 says:

    NUKE EKZISTOJNE ME POLITIKAT E NDERSJELLTA RECIPROKE SI DIKURE,PORE VETEM INTERESAT EKONOMIKE.PO TE MOSE KETE INTERESA EDHE GJERMANIA FILLON LUFTEN ME RUSINE.PRA SHTETET EUROPIANE I BASHKONE ME SHUME INTERESAT ,SE SA POZICIONET STRATEGJIKE.BOLLE KA HENGER EUROPA NE KURRIZE TE VENDEVE TE VARFA ,PSE JO EDHE NE VEDET E BALLKANIT.NUKE MUNDE TE JETE NDONJE CUDI E MADHE QE EUROPA TE SHPERBEHET.EUROPA E NAPOLEONIT ISHTE AJO QE TE KOMANDOHEJ NGA NJE DREJTUES KU TE MENDONTE PER TE GJITHA SHTETET EUROPIANE ,DHE JO NJE SHTETE EUROPIAN SI GJERMANIA TE VJEDHE PASURINE E SHTETEVE TE TJERA EUROPIANE,DHE TE KOMANDOJE VENDET E EUROPES.

  3. Toni 1 says:

    Toni Turqia eshte armiku me I madh I Shqiperise

  4. Dy standarte says:

    Nqs eshte teritor Britanik, me cte drejte peshkarexhat franceze bllokojne portin?
    Mos Frances po i kthehet pas koke veprimet e kryera ne Mesdhe?Perse me dy standarte?
    Ti japesh te drejte Frances eshte qe te miratosh qe peshkarexhat turke te bllokojne Kastelerizon.

  5. toni2 says:

    Toni – Turqia na ka vjedhur dhe sakatuar falas per 5 shekuj dhe po te mundet e ben edhe tani. Ndero flamur sa s’eshte vone…..

  6. LALA says:

    Sa distancë kan ishujt grekë nga bregdeti turk?

  7. Plasi Lufta Me Pak Fjale Sipas Jush says:

    Ik more gazetar koti pirdhu. Peshkataret po protestojne ska tension nder shtete. Shtetet serioze derguan luftanijet qe situata te ngelet paqesore e jo te dale jasht kontrollit me protestat e si ne Shqiperi qe i vihet flaka cdo gjeje. Ku i lexoni keto lajme? edhe per te perkrthyer ja fusni kot le te dilni ne terren si koleged nder bote qe jeni fare te papregatitur. Ne vend qe ti perktheni i nderroni the kuptimin lajmit, “hajde storie hajde” thosh dikush.

  8. dita says:

    kan te drejt Britaniket,eshte ne teritorin e tyre,francezet duhet te jen per jet mirnjohes Britanikeve qe zbarkuan ne Normandi dhe shliruan francen ,te cilet ju dorzuan pa luft Hitlerit dhe kurr skishin mundur vet te clirohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje