Spartak Ngjela: Vetëm një ambasador në Tiranë kërkonte ndryshim politik më 25 prill

16 Maj 2021, 23:12Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Koha e solli sërish: Shqipëria do të jetë vendi kryesor i Ballkanit Perëndimor në konfliktin midis NATO-s dhe Rusisë.

Shqiptarët, edhe një herë në histori, do të jenë të domosdoshëm për politikën amerikane.

l.Historia përsërit vetveten, kjo tani është një aksiomë historike e provuar, sepse çdo cikël historik është përsëritës. Kurse pozicioni gjeografik i Shqipërisë ka qenë dhe është pikë strategjike në konfliktin global. Sot Shqipëria është një qendër gjeopolitike e rëndësisë së veçantë, për historinë botërore

Ishte presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy në vitin 1961, i dyti president i Shteteve të Bashkuara, mbas presidentit Willson, që i tha kryeministrit ruso-sovjetik, Nikita Hrushov: “Shqipëria nuk preket”. Dhe Hrushovi iu përgjigj: “Unë iki nga Vlora”; në një kohë kur ai kishte në Pashaliman flotën më të madhe në Mesdhe.

Po sot?

Edhe sot është e njëjta situatë. Shqipëria dhe shqiptarët janë domosdoshmëri për politikën amerikane, dhe ky fakt i sjell shqiptarëve sërish historinë e lavdisë së tyre, lavdi kjo e cila ka filluar me Aleksandrin e Madh; ka vijuar me Pirron e Epirit, ka ecur në një histori luftërash dhe mbijetese kundër dyndjeve sllave; ka vijuar me rezistencën e madhe kundër genocidit antishqiptar serb dhe grek; ka triumfuar në luftërat kastriotiane me heroin kombëtar dhe evropian njëherësh, Gjergj Kastriot Skënderbeun; dhe ka rifilluar triumfin e vet arbëror me luftën e Kosovës.

Ishte këtë herë gjenialiteti i presidentit amerikan Bill Klinton, në vitin 1999, që çliroi Kosovën nga pushtimi serb. Përsëri një president amerikan.

ll.Janë 22 vjet të triumfit shqiptar, por edhe një agresivitet i madh i Serbisë, me çdo mjet kundër shqiptarëve. Gjithë llumi antihistorik u bashkua për të ndaluar evolucionin arbëroro-shqiptar në evolucionin e vet historik. U sulën të gjithë me çdo mjet: hapën e ndërtuan xhami e blenë hoxhallarë antishqiptarë, të cilët thonin “ne nuk jemi arbërore”; u hodhën kundër Gjergj Kastriotit, e quajtën atë serb me agjenturën e tyre në Shqipëri e në Kosovë; madje në Kosovë filoserbët e paguar shqiptarë donin ta hiqnin nga sheshi monumentin e tij; rishkruan historinë fals të Shqipërisë. Beogradi dhe Moska paguan në Tiranë pseudo-analistë, tani të skeduar të gjithë nga politika amerikane, që u ngritën hapur kundër shqiptarizmit; blenë televizione dhe gazetarë; por nuk bënë dot asgjë.

Gjatë gjithë kësaj kohe; aleati ynë i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeshte dhe tallej me palaçot e Tiranës, të Beogradit e të Moskës, derisa morën si bazë ushtarake aeroportin historik të Kuçovës dhe, befas, organizuan dhe filluan në Shqipëri stërvitjen ushtarake më të madhe në rajon, e gjitha me synim kundër Rusisë.

Tani të gjithë e kanë qepur. Janë të trembur.

Në fakt kishin edhe një shpresë me zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ambasadori i Rusisë në Tiranë e tha hapur: “Presim ndryshimin politik”. Siç duket kanë dashur të manipulojnë zgjedhjet edhe në Shqipëri. Por thyhen hundet.

Asgjë nuk bënë dot. Dhe asgjë nuk mund të bëjnë. Forcat ushtarake amerikane nuk kanë ardhur kot sot në Shqipëri.

Gjithçka tani është e garantuar.

Progresi shqiptar drejt evolucionit të vet historik gjithëshqiptar, sot është i sigurt. Dhe gjithçka po ecën paralel me reformën antikorrupsion në Shqipëri, e cila, po pritet që të likuidojë me ligj të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror.

Korrupsioni i lartë shtetëror sot është kundër progresit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, por tani ai është drejt fundit të tij të sigurt.

13 komente në “Spartak Ngjela: Vetëm një ambasador në Tiranë kërkonte ndryshim politik më 25 prill”

  1. Sokrati says:

    Analize e saktë!
    Respekte i nderuar avokat!

  2. lato says:

    Cfare ke thene or bablok,,te ka dale.Edhe Meta eshte drejt shkarkimit ,si the ti..Edhe Pd+LSI i humben zgjedhjet,si the ti.
    Por te dy palet nuk te duan or bablok,se ti jua perplas te gjithe hajduteve.

  3. Nje qytetar neutral says:

    O Tartaku, perse nuk na ke thene kush ishte president i Amerikes ne kohen e Pirros se Epirit? Ishte po ai qe ishte edhe ne kohen e Aleksit te Maqedhonise, apo ndonje tjeter?

    1. ben says:

      Qytetar neutral-ne kohet e lashta, territoret e te pareve tane ilire shtriheshin nga Danubi ne Greqine e sotme. Ne ate kohe, iliret ishin superfuqia qe matej me Romen, prandaj nuk kishte nevoje per mbeshtetjen e kerkujt.

      1. Nje qytetar neutral says:

        Lum si ti o ben qe rroke me lavdine e 3000 vjeteve me pare. Po me vjen keq se edhe atehere Roma ia beri dermanin. Fashistet italiane qysh atehere na kane rene me qafe. E di ti kur u formua Partia Komuniste e Ilirise qe ndezi fenerin me vajguri buze Adriatikut. O ben-o ik e qit noi cope buke e mos u masturbo me perralla koti.

  4. joel shkodra says:

    “Korrupsioni i larte shteteror … drejt fundit te sigurt” !!!!! Nje enderr, nje utopi shume e bukur, o Ngjela. Une mendoj ndryshe. Me vjen keq, por ti nuk do te arrish ta shohesh kete “fund”. Une jo e jo se jam me i madh se ti.

  5. k says:

    Atdhetaria sot ,është lufta ndaj zaptimit,vjedhjet,korrupsioni.droga,mafja dhe hajdutët në presidencë.

  6. Sketerre 2021 says:

    Avokat ke nje optimizem te pa pare,,por hidhi nje Fjale ambassadores se pse eshte Kryemadhi Thithlopa me vize ne Amerike keto dite,duke henger parate e vjedhura ,,,Ambasada duhet te kete me kujdes me Familjen Adams te PressPordhes se jane simbol i korrupsionit dhe hajduterise,dhe e kane Partine per te mbrojturato qe kane vjedhur….mos te Harrojme dhe Xhaxhi Pelevrekun me Adidas qe na e beri Martir dhe pressPordhe Agushin nga Skrapari….femijet e familjes Adam jetojne ne shtepi me 2 milione pound ne Angli…..Tashi per amerikanet kemi pak shtet vasal Po e kemi tradite te flejme rus e te ngrihemi kinez e sot te veshim breke amerikane,,ne bejme sikur ua hodhem ata bejne sikur na besojne….eshte offendues per Kombin intervista e sy shqyeres qe i jep vize Thithilopes se 200 ushtaret qe erdhen dje do ngrejne ekonomine Shqiptare dhe do lejne para te madhe..Na duket vetja si ne 1400 kur De Gama ju bente dhurate indianeve ne ameriken latine nga nje pasqyre te vogel e ju vidhte Floririn e piperin…kjo Toke e katandis kush ta vjedh e ta shqyej ka keshtu vajti qe nga 44 dhe kolera e kuqe vazhdon,me sali,edvin….

  7. Erdogan says:

    Te kesh qene kaq Idiot (Greket e Lashte i thonin Idhiotis) o Spartakos dhe kaq Ignorant nuk ma merte mendja.
    Aleksandros o Megas nuk ka lene ndonje fjale shqip te shkruar apo te documentuar nga ata historiane qe mbajten Perandorine e Tij dhe dy shekuj me vone o Idiot.
    Po pse i thua Selanik o i poshter dhe jo Thesalo-niki motres se Tij qe greqisht do te thote Fitore e Thesalise.
    I Ati Fil-Ipos greseisht do te thote Mik i kalit.
    Arnautia e katandisur nje Pashallek turk nuk te ben pershtypje o Idiot?
    Agi Saranden,Vuno,Argjirokastros,Epidhamnos,Moskopolis,Agios Vasilis,Agia Sofian,Kostantinopolis,Adhrianopolis,Albanopolis,Apollonios ne Fier,Buthrotos etj kush ja ndryshoi Emrat o Idiot.

  8. Iliria e bashkuar says:

    Po roli i Europes Zoti Ngjela ? Aspak dashamires. Dhe « pa aftesia » e politikes shqiptare te shitur, te koruptuar, vet vrases.

  9. Ari says:

    Taku, mire dhe , ta quajme, na rrit krenarine kjo analize!
    Po, mendon se duhet te jemi te lumtur? – ne planin afatgjate, qe Shqiperia “perseri ne qender te nje likely konflikt: Perendim-Rusi?
    Une, per vete, do te doja te isha si ato vendet psh Finlanda apo dhe Greqia qe “mbajne marredhenie te mira me te dy krahet..” . Ndoshta, historia kete fat na ka caktura, pro kjo nuk me ben me te qete dhe sigurte….

  10. Olimpia says:

    Ngjela ne teresi ke thene te verteten.Por te mungon dicka thelbesore qe e ka shkruajtur gazetari i madh Montaneli i cili nga bindjet ishte monarkist…Enver Hoxha ishte njeriu qe nxorri Shqiperine nga mesjeta ne epoken moderne,qe e bashkoi pasi kurre nuk ishin te bashkuar,qe luajti me mjeshteri midis superfuqive sikur te ishte fuqi e madhe dhe garantoi pavaresine e vendit.Me poshte thekson ,mos pyesni per mjetet qe perdori,dhe ketu nenkupton diktaturen…Pra pavaresisht nga diktatura totalitariste,qe nuk ishte shpikje shqiptare,periudha 45 deri ne 90 per here te pare krijoi nje shtet shqiptar ne kuptimin e vertete te kesaj fjale.Pra ne histori nuk ka kohe boshe,sic propogandon shumica e politikes dhe medias.Natyrisht asgje nuk justifikon mbylljen e totale te vendit,luften e eger te klasave dhe krimet ndaj kundershtareve politike te Enver Hoxhes.
    Sot cdo politike apo qendrim antiamerikan eshte tradheti kombetare dhe krim penal,pasi ne rrethanat historike dhe
    politiken reale,SHBA jane cliruesit e gjysmes se shqiptareve dhe mbrojtesit e sigurte te hapsires shqiptare ne Ballkan.
    Sa per Hrushovin,nuk, ishte ruso sovjetik por ukraino sovjetik dhe jo kryeminister por sekretar i pare i PKBS.
    Te gjitha keto i theksova per hir te se vertetes…Historia perpara se te shkruhet ,eshte bere objektivisht dhe per fat bota ka historiane serioze dhe jo injorante banale qe zvarriten neper studio tv te Tiranes.Mjafton qe cdo i ri te shkoje ne Wikipedia dhe te kuptoje historine e vertete te Shqiperise.

  11. Erdogan says:

    Si nuk kupton nje gje te thjeshte zonja Olimpia.
    Komunistet dhe Sistemi i tyre i poshter pa Parlament,pa Dialog,pa Drejtesi dhe si hakmarres,vjedhes,perdhunues i femrave,pervetesues te pasurive ne menyre shtazarake te “armiqve te klases” krijuan dy shtresa,te Privilegjuar dhe te Persekutuar.
    Mohon tu dhe gjithe Idiotet qe mijera familje u persekutuan padrejtesisht,u internuan,u perdhunuan,nuk u dihen kokalat (kockat) ku jane varrosur.
    Me keto krime dhe pune te detyrueshme te persekutuarve u ndertua Albania qe per hir te se Vertetes eshte vendi i fundit ne Ballkan nga cdo pikepamje.
    Nga Droga,Kriminaliteti,Vjedhjet Prostitucioni,Hakmmarrja qe u krijua nga keta te Montanelit.
    Nje gje duhet ta kesh te qarte zonja Olimpia qe nje Patriote dhe Atdhetare nuk e mban anijen deti sa te ngordhe vetem,por u jep edhe te tjereve te drejten e tyre Kombetare te udheheqin popullin.
    Patjeter ne menyre Demokratike.
    Per fat te keq kush u ngrit dhe guxoi te thoshte nje mendim te lire Enver qeni e persekutoi deri ne kushuririn e 14te.
    Por mua me vjen shume keq qe edhe sot ka “njerez” qe flasin per ate sistem qe i ka patur duart me gjak por nderojne nje Kriminel te pashpi qe per hir te “karrieres” se tij u tregua i pashpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje