Berisha dhe Meta, si histori të mbyllura

26 Maj 2021, 18:26Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga administrata Trump. Nuk ishte punë i majtë apo i djathtë, por thjesht ishte një mizë kali që po i bezdiste amerikanët. Sala filloi me protesta dhe dalje nga Kuvendi për t’u treguar që mund të digjte vendin. Këta ia prenë shkurt.

Blinken vetëm e lexoi vendimin. Por edhe ky jo pa qëllim. E bëri t’i tregojë se nuk kanë ndërruar qëndrim, përkundrazi.

Që nga ky moment Sali Berisha dhe familja e tij janë të shumëzuar me zero për politikën e jashtme amerikane. Kush përpiqet t’i mbrojë, shkon bashkë me ta, pa shumë ceremoni.

Hedhja në gjyq në Francë që bën Berisha është diçka përtej barsoletës. Është në praktikat e tij për të kërcyer degë më degë që të shpërndajë vëmendjen, por është një kufomë politike. Për Perëndimin ai ka vdekur.

Kush përpiqet nga PD-ja që ta mbrojë, ose nuk e ka kuptuar ose është i kapur nga Berisha. Të parët aq mbushin. Të dytët kanë hall.

Berishës i ka ikur koha dhe nuk ka kthim pas për të. Përveçse i korruptuar, ai është për amerikanët edhe njeriu që pengoi demokracinë. E kanë shprehur qartë. Kështu që kush në ditirambet e tij i njeh Berishës statusin e maratonomakut të demokracisë, me siguri që ka probleme standardesh për këtë sistem. Lëre pastaj që amerikanët kanë hedhur në koshin e plehrave edhe tipa si Noriega, Somosa apo Pinoçeti, sa për të cituar disa, që i kishin në vijën e parë për frenimin e komunizmit, jo pastaj këtë që ia dinë historinë.

Pas Berishës do të vijë Ilir Meta. E shpëtoi për momentin vetëm qenia president pasi do të ishte e rëndë që amerikanët të shpallnin të tillë kryetarin e një shteti anëtar të NATO-s. Por e sigurt që e ka dekretin e firmosur në sirtar. Ndoshta kjo e bëri edhe që të tërhiqej me bisht ndër shalë nga premtimi i dorëheqjes.

Tani e vërteta e thjeshtë është që kush mbron këta të dy, e ka të mbyllur karrierën politike. Kurse ajo forcë politike që i përkrah shkon në gropë bashkë me ta. Amerikanët nuk kërkojnë falje edhe kur e kanë gabim. Lëre pastaj që me këta të dy që e kanë trashur zullumin sa nuk mban më, as që bëhet fjalë të kthejnë kokën pas. Janë histori e mbyllur. Në e zgjatshin prapë do të fillojnë me ngrirjen e pasurive që e dinë se ku i kanë. E nëse e vazhdojnë më tej, ata janë ustallarë të tredhin edhe dema, lëre pastaj keca si këta tanët që as i kanë problem.

E mira do të kishte qenë që vetë ne, shqiptarët, t’u kishim treguar vendin. Por ja këta jemi ne, të dobët, të pafuqishëm e madje adhurues të të fortit dhe të korruptuarit. Gjithsesi gjysma e të keqes. Pas katër vitesh nuk do t’ua dëgjojmë më zërin. E nëse ndodhtë që do t’i kemi prapë nëpër këmbë, atëherë duhet të jemi për t’u mëshiruar pasi jo që nuk dimë të luftojmë për lirinë dhe kundër të ligës, por e duam atë.(Dritare.net)

21 komente në “Berisha dhe Meta, si histori të mbyllura”

  1. Nori says:

    Artikulli që është shumë i vërtetë. Si doktor i ke bërë radiskopine mbeturinave të tranzicionit në Shqipëri.

  2. Nori says:

    Artikulli që është shumë i vërtetë. Si doktor i ke bërë radiskopine mbeturinave të tranzicionit në Shqipëri. Zoti Hila ju ndjekim me kënaqësi opinionet tuaja.

  3. Genci says:

    Bravo, shume bukur djale.

  4. REZI says:

    E ke qarë…nuk ja vlen të bësh koment më shumë. Faleminderit për të vertetat që të gjithë i dimë, por ka nga ata që nuk i pranojnë.

  5. Napoli says:

    Asnje presje nuk i hiqet ktij shkrimi, shume realiste bukur shume, por kto te dy per ckan bere duhet burg sekuestrim pasurie dhe tjera….. 30 vjet kan bere cju ka dasht qejfi. Tani duhet ti vjellin me gjak nga goja.

  6. Qifja says:

    Trump ka ikur nga administrata, eshte Biden or trap

    1. artisti says:

      O Qife futi ndonje pershesh me dhalle,cte duhet politika.Vendimi eshte marre qe ne 2019 nga administrata Tramp,apo sju ka sqaruar partia

      1. Qifja says:

        cfar artisti je ti mo gjiriz interneti

  7. Artan says:

    Shkurt e sakte

  8. Like Espinoza-La Piovra says:

    bravo me B te madhe meriton! S’ke c’te shtosh me teper zoti Hila! Me qendrimet konsekuente e te mencura qe mban i ben nder vetes,vendit dhe gazetarise! Te lumte,te shterngojme doren me mirenjohje e respekt.

  9. lion says:

    BRAVO Hila, tregoja the A. Bushatit qe mos te kruhet shume me amerikanet se ja ngrejne gjyshin nga varri.

  10. Tiku says:

    Je i sakte! Jane mortie mes nesh.

  11. Sulo Gradeci Junior says:

    Të gjithë Shqipëtarët bëjnë një gabim. Nuk ka dyfytyra të Berishës dhe Metës. Nuk ka urdhër të Ramis Alisë për kalim pushteti tek Berisha. Ka urdhër të Sulo Gradecit që vendosi Sali Berishën të djathtë dhe Ilir Metën në krahun e majtë

  12. Sulo Gradeci Junior says:

    Të gjithë Shqipëtarët bëjnë një gabim. Nuk ka dyfytyra të Berishës dhe Metës. Nuk ka urdhër të Ramis Alisë për kalim pushteti tek Berisha. Ka urdhër të Sulo Gradecit që vendosi Sali Berishën të djathtë dhe Ilir Metën në krahun e majtë

  13. Shinjestra says:

    Te lumt zoti Hila.E ke thare dhe e ke qare fare kete artikull.

  14. john says:

    E dashura memedhe,
    te dua dhe kshtu si je!
    Po kur te te shoh te lire
    do te te dua me mire.

  15. Xha Mezini says:

    Jua dhane pergjigjen shqiptaret te dyve ne 25 prill

  16. Franz Kafka says:

    Me kete artikull je nje hap para dhe Mero Bazes per nga saktesia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje