Hej, demokratë të dashur, thirrini mendjes, thirrini trurit, hapni sytë, provat për Berishën ia bëjnë mu

11 Qershor 2021, 15:15Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Lajmi se Sali Berisha është shpallur persona non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (po ndalem edhe një herë te kjo çështje e cila është e rëndësishme, është ende e pranishme në debatin politik e publik, kombëtar e ndërkombëtar.

Jo më herët se dje Joe Biden, Presidenti i Amerikës, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që ka në fokus sojin e berishave në Ballkan) ka tronditur demokratët. I ka tronditur mirfilltazi ata. I ka mpirë. Ata nuk po ftillohen dot. Gati-gati nuk e besojnë ende atë që ka ndodhur.

Sali Berisha, si të këtë jetuar më këtë lloj përjetimi që demokratët po i bënin ngjarjes që ishte e lidhur direkt me të, menjëherë ngriti një padi nga pozitat e një njeriu të lënduar, e një njeriu të ndershëm i cili po akuzohej si i korruptuar. Demokratët, në fakt, janë duke pritur që dikush t’u japi prova që vërtetojnë se Sali Berisha ka qenë i korruptuar, se Sali Berisha ka minuar demokracinë shqiptare, e në përgjithësi, për të vërtetuar akuzat që Departamenti i Shtetit ka ngritur në ngarkim të Sali Berishës.

Demokratët pra, po presin që dikush t’u japi provat, ndonëse ata janë të sigurt – duhet të jenë të sigurt – se amerikanët si të informuar që janë, dinë disa gjëra që demokratët vet nuk i dinë. Janë të lezetshëm demokratët! Nuk u shkon mendja se amerikanët mund të mos dinë asgjë që ne nuk e dimë, që ata gjithashtu nuk e dinë.

Çfarë ne dimë nuk është pak. Çfarë ne dimë janë prova e shkuar provave.

Po ndalem fillimisht te korrupsioni, dhe po jap një numër provash që besoj se edhe demokratët i dinë. Për sa i takon korrupsionit, Sali Berisha prej pothuajse dhjetë vjetësh jeton në një vilë (po një alamet vile!) në Lalëz. Ajo është një vilë kolosale, një nga vilat më të mëdha private të bregdetit shqiptar, ndoshta edhe të bregdetit Adriatik. Ai jeton atje, dhe të gjithë demokratët e dinë këtë gjë. Madje, mijëra demokratë që kanë qëlluar të jenë në Lalëz, e kanë parë vet me sytë e tyre. Kanë parë vilën kolosale që është në buzë të detit.

Dhe në fakt, midis detit dhe vilës është një kopsht i madh, i jashtëzakonshëm, që i takon vilës gjithashtu, dhe që është po aq i madh sa edhe arena e Koloseut, apo sa është gjysma e stadiumit të Realit të Madridit. Kjo është e vërtetë. Mund të bëni verifikime.

Demokratët e dinë këtë gjë. Dhe ndoshta atyre u bëhet zemra mal që ai njeri, prijësi i tyre, ka ditur të mendojë për veten dhe për familjen. Ndoshta për këtë arsye e adhurojnë. Sipas një standardi shqiptar, e adhurojnë për faktin se ai ka ditur të mendojë për veten.
Një provë tjetër do të ishte një shkresë që daton andej nga viti 2007, e Ministrisë së Mbrojtjes, ku një dorë e kujdesshme, apo e shkujdesur kishte shtuar bashkë me siglimin e shkresës: “Për dijeni: Shkëlzenit.”.

Sikur ky monolog që unë po mbaj të zbardhej nga ndonjë gazetar i huaj, të transkriptohej dhe të publikohej në mediat e huaja (sikur!), do të duhej një asterisk, i cili do të përcillej edhe në fund të faqes, dhe ku do të thuhej: “Shkëlzeni, i biri i Sali Berishës që ka dy diploma Master.”.

Ky është informacioni më i fundit që na e dha Sali Bershia, teksa ishte në programin e Arian Çanit. Dhe nuk e morëm vesh pse na e dha, se nuk na duhej. Për çfarë mund të duhet një informacion i tillë?!

Një provë tjetër do të ishte fakti se vetëm një ditë përpara gjyqit të Ilir Metës, që në letër do të duhej të ishte gjyqi më i fortë në historinë postkomuniste shqiptare, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e mbajtën frymën në shtëpinë e Ilir Metës. Dhe ai bëri shumë kujdes që kjo vizitë, e cila është e vetmja, e para dhe e fundit, që ai ka bërë në shtëpinë e një bashkëpunëtori në tridhjetë vitet e fundit të bëhej lajm. Ai njoftoi gazetat e televizionet, dhe vizita, për fatin e mirë të Ilir Metës, u bë lajm. Dhe frytet u morën vesh se cilat ishin.

Pastaj vjen Gërdeci. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte një tragjedi, e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politike dhe shtetërore të Shqipërisë. Atë ditë, të gjithë ne që banonim në Tiranë e përjetuam në mënyrë të fortë atë ngjarje. Pamë shtëllungat e tymit e të flakëve që pushtuan Gërdecin. Madje dëgjuam edhe ushtimën e shpërthimit. Madje ndjemë edhe dridhjet e tokës. Atë ditë, Shkëlzeni (shkoni poshtë tek asterisku. Mos harroni!) ka bërë një numër, më shumë se një duzinë, telefonatash me njerëz të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në biznesin ilegal që u finalizua me atë tragjedi.

Demokratët mendojnë se amerikanët duhet të dinë me shumë sesa kaq?! Në fakt, amerikanët dinë më shumë sesa kaq. Ashtu si ne (duke përfshirë edhe demokratët), ata dinë më shumë sesa kaq. Unë po i lë mënjanë një numër ngjarjesh shumë të rëndësishme, të cilat kanë shenjuar tranzicionin tonë nga komunizmi drejt demokracisë. Po lë mënjanë faktin se Sali Berisha, një vit pasi erdhi në pushtet, si të donte të përuronte karrierën e vet, arrestoi liderin e opozitës, një gjë skandaloze për çdo vend demokratik.

Tre vjet më vonë, në zgjedhjet e përgjithshme, në vitin 1996, ai shkatërroi një palë zgjedhje. Dhe me këtë vepër, është përuruar stina e pafundme e manipulimeve elektorale që vazhdon ende në Shqipëri. Dy ditë pas asaj ngjarje, u rrahën deputetët e opozitës në sheshin “Skëndërbej”. Pastaj vjen viti 1997, i cili nuk ishte gjë tjetër, vetëm një rrënim i programuar i shtetit shqiptar.

U hapën depot, dhe pati zëra që donin të nxisnin edhe luftën civile. Pastaj, në shtator të vitit 1998, turmat vandale të drejtuara, të organizuara, të urdhëruara nga Sali Berisha iu vërsulën kryeministrisë dhe institucioneve të tjera duke mbajtur në krahë arkivolin e Azem Hajdarit, i cili (këtu po bëj një saktësim) u vra për motive jo fort të fisme. Dhe ky është një vendim i gjykatës. Nuk është Muç Nano që po e thotë. Ky është një mendim zyrtar i Republikës së Shqipërisë.

Dhe Partia Demokratike e të tjerë, nuk kanë marrë mundimin ta rihapin atë gjyq, pavarësisht se i kanë pasur të gjitha mundësitë. Por ata nuk e bënë këtë gjë. Nëse do ta kishin bërë, do të shpëtonin nderin e Azem Hajdarit (nëse do të mund të shpëtohej). Por merret vesh se përse nuk e kanë bërë.

Unë po i lë mënjanë të gjitha këto ngjarje, përfshirë edhe të tjera që nuk i përmend dot, dhe po fokusohem te një ngjarje që për mua është krimi më spektakolar i kryer nga Sali Berisha. Ndoshta nuk është krimi më i rëndësishëm, por është më spektakolari. Ai daton më 21 janar të vitit 2011. Atë ditë Sali Berisha urdhëroi të shtihet me armë kundër protestuesve të opozitës që ishin aty paqësorë, të paarmatosur, të pafajshëm dhe të parrezikshëm.

E mbani mend se çfarë bëri Sali Berisha në daljen e parë televizive që bëri pas krimit të kryer? Ai doli dhe tha: “Ka prova të qarta se ky krim i shëmtuar, vrasja e katër protestuesve, është bërë nga brenda, është bërë nga socialistët.” Pra, pasi kreu krimin, donte t’ua faturonte atë viktimave. Për fat të mirë, fal punës fantastike të gazetarëve u mor vesh e vërteta. Ajo e vërtetë e tërboi, e nxori nga binarët Sali Berishën, i cili nuk dinte ç’të bënte. Ai bëri çmos për t’u mbrojtur. Fillimisht, ai u mburr se do të kishte vrarë jo katër, por katërqind vetë, nëse do të kalonin gardhin.

Vini re!!! …Nëse do të kalonin gardhin. Ai gardh nuk ekziston më. Dhe pastaj, ai bëri një numër gjërash të tjera. Bllokoi tërësisht hetimin e ngjarjes. Ai fshehu, ndoti e zhduku një sërë provash të këtij krimi, si për shembull filmimet e kamerave që janë në murin e kryeministrisë. Ai refuzoi t’i bindej urdhrit të prokurorëve për ndalimin a marrjen në pyetjeve të njerëzve të akuzuar e të përfshirë në ngjarje. Ai e quajti Prokuroren e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë – një zonjë e nderuar – një putanë bulevardi.
Ky njeri shpiku edhe grushtin e shtetit. Madje, ngriti edhe një komision parlamentar që kishte për synim të hetonte grushtin putativ dhe fantomatik të shtetit. Unë nuk i mbaj mend të gjithë anëtarët e këtij komisioni të shëmtuar, por dy fytyra i mbaj mend. Ishte fytyra e Enkelejd Alibeajt dhe e Eduard Halimit.

Më pas, ai bëri njoftimin se në krye të demokratëve do të mbante (Vini re emërtimin!) një miting të paqes, 100 metra larg vendit ku socialistët kishin njoftuar përpara tij mbajtjen e një tubimi tjetër, për të ngritur zërin kundër krimit të kryer në datën 21 janar.

Pas kësaj, ai bëri edhe dy gjeste të tjera të cilat unë i kam përmendur edhe më parë e do t’i përmend edhe në të ardhshmen, sepse janë dy ngjarje të cilat janë të rënda. Në një prej tyre, ai iu drejtua kamerës televizive në Parlament duke i thënë liderit të opozitës Edi Rama: “Nëse ti provon edhe një herë të bësh një manifestim të ngjashëm me atë të datës 21 janar, dije se unë vet, personalisht, do të të ndëshkoj si një horr.” Disa vite më vonë, në një studio televizive, ai përsëriti të njëjtën gjë, saktësoi të njëjtën gjë. Pohoi se kishte bërë krimin (dhe ky ishte një pohim i fortë), dhe tha se: “Sikur ai manifestim i dytë të bëhej, dhe sikur gardistët të mos i bindeshin urdhrit tim, do të isha unë, personalisht, që do të tërhiqja këmbëzën.”, etj., etj.

Krimet e këtij njeriu nuk kanë të sosur, dhe demokratët duan prova!!! Hej, demokratë të dashur, thirrini mendjes, thirrini trurit, hapni sytë! Të kërkosh prova që Sali Berisha është i korruptuar dhe se ai ka minuar demokracinë shqiptare është njësoj si të kërkosh prova se Liria është bashkëshortja e tij.

37 komente në “Hej, demokratë të dashur, thirrini mendjes, thirrini trurit, hapni sytë, provat për Berishën ia bëjnë mu”

  1. Raimond vlonjati says:

    Hahahahaha……Doli ky sharlatani dne po na tregon provat e tij prej lopcari.
    ..
    Ik ore krijese e qelbur se po na fyten intelektin e topeve ,
    kur nje bujk i neveriteshem dhe krijese mediokre si puna jote mendon se
    do u mbushe mendjen shqiptareve kunder Sali Berishes

    1. Mal Cori says:

      Po mire mor Rajmond, ti byrek me gjize nuk po ha me, se mbaruan.
      Cfare ke?
      Apo edhe ti je spiun e bir spiuni?
      Apo dhe ti ke ngrene dreka dhe darka me femijet e Enver Hoxhes?
      Ke lundruar ne liqenin e Pogradecit me ta.
      Ku ishte SRB-i kur beheshin protestat e studenteve ne 1991?
      Nuk dihet ku ishte.
      Por e gjeten dhe i thane: – Do te jesh ti ne krye te PD. U anulluan dy mbledhje, per zgjedhjen e kryetarit te PD. U hoq Azem Hajdari dhe Meksi.
      Dhe ju thane gjithe spiunave qe ishin ne mbledhjen e themelimit te PD: – Eshte urdher nga qendra. Kryetar do te jete SRB-i.
      I dine amerikanet keto. Dhe me shume se kaq.
      Se nje kopje e dosjes se SRB-it eshte ne Beograd.
      Por nje kopje e saj eshte ne Washinton.
      Nje dite kjo dosje do te hapet. Dhe ate dite shpresoj se si vlonjat qe je, nuk do te vrasesh veten. Bauuu…

      1. Raimond vlonjati says:

        Dolen Samurajt , e nxoren koken nga bytha e Rames
        dhe po hapin halete e tyre
        …..
        Ikno o Hajvaner, o lopcare te qelbur, –Ju jeni krijesa inferiore,
        qe po ju vjedh dhe po ju kerdis ky hajduti i SUrrelit , duke ju vendos cmimet me t elarta ne Bote per Kabrurant, per Drita, per uje
        Me nje fjale po ju rrjep te gjalle, edhe breket po ua vjedh
        ndersa ju vazhdoni e beni temena hajdutit

        Hajde ju shekrdhefsha motrat, grate e cu mban pragu,
        se per pak desh ju shava .looooooooool

      2. o malcor mos bej si i ditur or burre se fundja ne politike ti prap malcor do mbetesh. malcori nuk eshte per politik.
        malcori eshte burre e politika eshte kurve. pra kurva dhe burreria nuk shkojne.
        mustafa nano eshte lamash. ai nuk shkruan sepse eshte i ditur por ai shkruan sepse eshte pa dinjitet.

    2. MacGr says:

      Raimond vlonjatit:::::Ai na i kujton o Raimond, se te gjithe shqiptaret i dine biles ai nuk i tha te gjitha,ndersa ti kujton se po na i ve ne dyshim!. DHE KJO ESHTE ARSYEJA QE TI E QUAN: lopcar,sharlatan,krijese e qelbur,me intelekt qe te fyen topet,bujk i neveritshem(nuk e marr vesh perse mund te jete nje bujk i neveritshem,pse punon token dhe mbjell zarzavate qe ha ti o Rajmond), krijese mediokre etj.Te gjitha keto fyerje ne nuk i kuptojme te behen per shkak te shkrimit por na mbushet mendja se ato karakterizime te perkasin ty( me perjashtim te te qenit bujk) dhe shume te tjera me te keqia akoma.

    3. goni says:

      mos u merzit ,se nje mendim dha .Ti shko votoje prape he te keqen…..pastaj voto edin ,me vone liken ……beeeeeeeeeee beeeeeeee

    4. K says:

      Nuk dua te di se kush fshihet pas raimond Vlonjati dhe nuk dua ta di! Por nje gje eshte e sigurte qe eshte nje rrote pidhi! apo pilli sic thone Shkadront!

    5. Ciao says:

      Rajmond Vlonjati,na rrofshe bythen se per tjeter gje nuk je ti pis njeri,ti servil muti.

    6. Xen Bolja says:

      Sali kerma ne litar!

  2. Beni says:

    Thjesht, një bravoooooo e madhe

  3. John says:

    Bravo Muc Nano. Ky eshte shkrim i paster qe tregon sa e piset eshte figura e Sali Berishes. Po duhet te mbajme ne mendje nje gje, qe me siguri DASH ka ne dosje gjera qe ne nuk i dime dhe qe mund ta kompromentojne Sali Berishen dhe PD me sherbime te huaja antishqiptare dhe antiamerikane. Nje nga faktet e dala eshte financimi Rus i lobimit te Pd ne Kongresin Amerikan. Para te fshehta nga Skocia te biznesmeni Rus qe Lulzim Basha nuk do t’ju jap shpjegim.

  4. Besniku says:

    Qarte dhe sakte per popullin po jo per militantet perfitues te Berishes qe kishin gjetur parajsen ne Tirane

  5. Ladi says:

    Mua me vjen shume keq per ata njerez qe e besojne akoma kete njeri te lig, pa qene te lidhur me interesa te drejperdrejta me te dhe PD

  6. Lufte tribalizmit ne PD! says:

    Lodhu sa te duash, jane soji i hajvaneve qe nuk duan tja dine per prova!
    Por kush sheh vetem Sali Berishen te hedhur nga SHBA dhe historia ne gropen e jashteqitjeve, gabohet! Jane flakur aty te gjithe berishistet! Sepse te gjithe jane pergjegjes, nga tropjonet perdhunues te qytetit studenti te oreve te para e deri tek rapsodet bythqire te oreve te fundit, si gjeka.

  7. Pilo Lala says:

    Saliu nuk jeton i vetem ne Lalez.
    Te gjitha vilat perreth tij , jane te bodyguardeve te tij, gazetareve opinionistet te tij.
    Per te ardhur tek ortaku i tij ne keto 16 vjet, Ilir Meta.
    Pra Lalezi eshte foleja e gjithe krimit se bashku.
    Ata bodyguarde, drejtor policish, gjykates, kane zaptuar toka, kane vjedhur sa kane dashur, jane pjese e krimit shteteror te Sali Berishes.

  8. emilio says:

    O loq3, si ka mundesi egzistojne keto specie akoma. “Prova prej lopcari thote” k4ri me syze.

  9. Malo says:

    Komentues Ladi e te gjithe juve…
    Njerzit e kuptojne shume mire e kane te qarte qe Politika ne pergjithsi e jo vetem te cituarit nga Shba jane te perlyer me vjedhje,pra mos jini te njeanshem ne komente se Mut Nano & compani jane me keqe se Politika te perlyer me vjedhje.

  10. Rama peng i malok Tomes says:

    Meqe Mu…Nanos i qenka kujtuar 21 janari –
    Me 21 janar 2011 Edi Rama me paret e Tom Doshit mblodhi maloket nga zona elektorale e Tomes dhe i perplasi te Kryeministria!
    Sebepi ishte nje video Meta-Prifti.
    Pas 2 vitesh ky Edi Rama ndan pushtet me Ilir Meten dhe e zgjedh Kryetar Parlamenti…
    …per ta zgjedhur me tej Sebepciun e 21 janarit dhe…President te Republikes!
    Ja keto desha ti kujtoj ty Mu…Nano qe kur te flasesh here tjeter per 21 janar 2011 ti kesh veth ne vesh!
    Tung o Mu…Nano.

    1. xx says:

      Rama peng: Ti mud te rrjeshtosh me mijra fantazi per Ramen por per vrases nuk do guxosh ashtu si ne qe nuk po i numurojme krimet e Saliut,

  11. Toni says:

    Më mirë kuptojnë gomerët se demokratët

  12. Lucino says:

    Te lumte !
    Te lumte !
    Te lumte !

  13. 19 says:

    Rajmonda sa ta paska fut karin Berisha ne goj saqë nuk ditke gje tjeter veçse te prodhosh spermatozoid nga goja jote e piset .karakurv bure ose kurve e peshtire grua .por shpirti po te plas nga marazi dhe kte e di mire .shko vrit veten te shpëtosh nga makthi .hahahaha kurva rajmonda nga Tropoja.

    1. Sokrati says:

      Ky eshte realiteti!
      Duan apo nuk duan te ashtuquajturit demokrate, kjo eshte e verteta.
      Atje nuk ka demokrate, por mitingashe, te blere, shitur, rraqexhinj, karrieriste dhe imorale, qe sebashku perbejne nje bande kriminale te rrezikshme per vendin.
      Faleminderit, Mustafa!

  14. drini says:

    Mustafa Nano ky eshte shkrimi me i mire e me i argumentuar qe kam lexuar ndonjehre.
    Ketu ke treguar profesionalizem dhe llogjike.
    Nje bravo e madhe per ty Mustafa

  15. Qwert says:

    Qe Berisha eshte kriminel ka shume fakte. Per PD keto nuk mjaftojne per ta zhdukur ate nga politika, as per ta ulur ne kariken e te akuzuarit. Per amerikanet keto fakte jane te mjaftushem dhe prandaj do e cojne ne gjyq. Kafshet e PD nuk i kuptojne krimet e liderit te tyre. Se kafshet rriten ne pyll, jo ne shoqeri.

  16. Ceni says:

    Nje gje nuk kuptoj: perse asnje ng politikanet e te gjitha partive nuk mbeshtet vendimin a DASH-it?

  17. Undefined says:

    Ne PD sundojn ne shumice militantet e Saliut….keshtu qe eshte komplet e kote…tju paraqesesh prova…..jane te gjithe ata qe i kane duart te “lyera” me korrupsion…vjedhje…zaptim e tjetersim….te prones private…shtetrore….te drejtesise ligjore…thjeshte nje tufe te paaftesh qe privilegjet e siguruara ne menyre korruptive nuk kan ndermend ti lwshojn aq lehte…

  18. Nje mergimtar says:

    Prandaj kemi kete gjendje te Shqiperise,se ne perkrahesit e ketyre personave jemi te pa ndrysueshem.Populli vertet nuk eshte budalla por ka shume njerez qe ndryshojne me veshtiresi.Kemi te fiksuar pas figures se Enverit,Pas Saliut,pas Edit,Ilirit e te tjere.Per aq kohe qe ne s’do ti analizojme veprimet e “LIDEREVE”(mytebereve) ne keshtu do te vazhdojme.

  19. FAKTI says:

    O Muçi, ti mire e ke thene qe duam prova qe Liria eshte gruaja e Sali Berishes, por ke harruar te thuash se S’DUAM PROVA QE SHEQERJA KA BERE SALIUN ME 1 KORRIK ME kARAXHIÇIN.

    1. Artan says:

      Bravo Nano, si perhere te lexoj me kenaqesi

  20. Arbër says:

    Po mirë o Rajmond Gomari, a nuk na thua çfarë nuk qëndron në ato që thuhen në këtë shkrim?
    TË GJITHA JANË TË VËRTETA, madje mungojnë dhe ca.
    Po kaq të trullosur jeni ju “demokratët”? Si ca kalamaj të vegjël, që sapo u kanë sharë babanë që adhurojnë (!).
    Çlirohuni o njerëz të veckël !

  21. Gebelsi i PD-se nga Vicidoli says:

    Muc Nano! Te lumte dora dhe mendja! E ke qare dhe jo per here te pare dhe me kete shkrim ke bere qe ne shqiptaret e thjeshte,kudo ku jemi ne shqiperi apo jashte saj,te shohim se ne kete vend te shqiponjave ka dhe burra me rr te forte dhe me vegla.
    Nga ana tjeter,ka dhe bu-r-a si psh ky bu-ri qe shkruan me emrin “Rajmond Vlonjati”,i cili nese nuk eshte vete Berisha apo Meta, Lyli apo Monika eshte po aq i indoktrinuar sa dhe Ata te dy e Ordinancat e tyre dhe me zellin e tepruar qe tregon pothuaj cdo dite ne mbrojtje te ketyre bastardeve dhe me kunderveniet e tij te cfrenuara ndaj cdo shkrimi e komenti qe i demaskon e diskrediton keto monstra te ndyra te ketij populli do jete nder te paret qe do shkruaje ,do fyeje e ofendoje si ordiner autoret e komenteve e shkrimeve.Dhe ketu te mos i mbetet qejfi dhe atij qe paraqitet si “Molla e Dijes” se renditet i dyti ne radhe,sepse jane qe te dy ne te njejten kategori!
    Se fundi,desha te them se “Demokratikasit” e bandes Demokratikase e dine shume mire se perse lideri i tyre histErik u shpall Non Grata etj etj,por ata jane te mbrujtur me Berishizmin si praktike e teori dhe motoja e tyre kryesore eshte te behen te pelqyeshem per Baben e mundesisht edhe ata te arrijne,me te njejtat metoda,te behen si ai apo si kopje e tij dhe nuk u ka shkuar e nuk u shkon ndonjehere ne mendje qe te distancohen nga “vepra madhore e Babes Kryekriminel e krye i degjeneruar”.Ndaj ,jo se cuditet njeri,edhe sot s’guxojne te distancohen prej emrit te tij dhe deget e partise e mbajne fotografine e tij neper zyra me mburrje e shkojne deri ne cmenduri per te mbeshtetur Padrinon.Edhe tani qe gjoja po behen zgjedhjet e krye.arit te ri te tyre,sulmojne Bashen,por duke mbrojtur vatren,mitren qe e mbolli Bashen.Mbrojne faren qe e polli Neonazistin e shekullit te 21 ne shqiperi dhe bejne sikur shpallja Non Grata e tij nga zoti Blinken e me lart akoma nga zoti Bajden eshte bere “gabimisht” apo nga Edi Rama apo Sorosi e te tjera dokerra qe vete nuk i besojne,por nuk munden ta thone hapur.Sikur nuk e dine ata se fytyra e urryer e Berishes ,po te doje qe te mos rizgjidhet Basha me nje fishkellime e ka bere ate te marri valixhet e te degdiset ne Hollande (per te4 mos thene qe te iki nga kjo bote si Pashkua apo si Olldashi…)e jo me te flasi,te vrenjtet ne fytyre e te beje ato qe beri ne 21 janar (me Bashovicin,Tavarishin ne krah…).Te tre pretendentet per postin e drejtuesit te bandopartise se ashtuquajtur Demmokratike nuk guxojne te flasin hapur per kete monster qe e ka kapur ate krijese te re politike per gryke qysh ne 12 Nendor 1991 me menyrat qe ai ka 30 vjete qe e demonstron se si dhe tani e dine dhe foshnjat ne djep,pa le me Amerikanet,qe e mbeshteten hapur qe ai te vinte ne pushtet…Dhe kush kerkon prova…!
    Zoti Nano! Seriozisht tani,per mua ka ardhur koha qe kjo bandoparti te shpallet si organizate e rrezikeshme,terrorise e destabilizuese e vendit dhe kete nuk mund ta beje tjeter shtet pervec aleatit tone te madh,SHBA-se.Neqoftese kjo organizate terroriste politike nuk shkarkohet nga “peshat e renda” qe e rendojne si Berisha ,Basha Alibeaj,Gazi,Paloka,Jemin Gjana,Halimi e te tjere si keta ajo do te vazhdoje te jete pengese per demokracine ne shqiperi.Lufta e paprecedente e kesaj bando partie dhe e bandes se vogel lesheliste per kapjen e organeve ligjzbatuese sic eshte rasti i kapjes see GJK me bashkejetuesn e Alibeajt,Xhaferllarin,duke e futur ate nga dritarja apo emerimi i S.Bejtajt do te vijoje deri ne fund dhe keta jane te papenduar ne vepren e tyre minuese te demokracise.Dhe kjo duket dhe ne farsen per zgjerdhjen perseri te Bashe Tavarishit ne krye te tyre,ne kundershtim dhe me statutin e partise se tyre! Nuk ka shprese qe me keta e te tjere si keta brenda,zerat e reformatoreve ne kete parti do te sulmohen,do te etiketohen,do te shahen e do te izolohen,pavaresisht se ata kane plotesisht te drejte dhge kerkojne nje politike ndryshe nga kjo parti qe erdhi si shprese e demokracise dhe ka arritur ne minuese te saj!

  22. koqevari says:

    Mos i vëni faj psikopatit Muç…ka kaluar ne opsesion nga inati që ka për të hahaha
    Berishë mos vdekesh kurr prej inat te Muçit dhe vdesh nëser për hater te shqiptareve qe te shpetojne prej teje

  23. Pokeristi says:

    Sot me shume se kurre eshte detyre patriotike e cdo shqipetari,te ndriçoje dhe demaskoje Sahline dhe berishizmin,si fryme anakronike,penguese dhe denigruse e demokracise,si fryme qe ngjizi dhe pershpejtoji fenomene nga me negativet,si fryme vellavrasese ,si fryme anti kombetare.
    Per me teper eshte misjon i intelektualeve dhe figurave publike.
    Z.Nano mbi te gjitha je per t’u pergezuar per kurajon civile e qytetare.Je shembull per te gjithe gazetarucet dhe intelktualet ende te pergjumur,per militantet “demokrate”,fanatike te kokolepsur nga fryma berishiste.

  24. Populli i thjeshtë says:

    PD-ja nën Berishën u shëndrrua në bandë paraushtarake dhe e tillë mbetet akoma sot.

  25. Tomori USA says:

    Zoti Muc Nano, te lumte mendja dhe dora, jini njri nder ata gazetar trima dhe atdhetar qe ja kini nukuruar te gjitha krimet dhe abuzimet qe ka bere Sali berisha gjat ketyre viteve te demokracis.
    I faleminderit Nenes Anerik qe po ja cjer masken mbi bazen e atyre provave, fakteve dhe krimeve qe aq bukur i kini pershkruar ju, Z. Mustafa Nano. Pena , tubefte top. Demokratet injorant dhe ata qe jane te verber dhe ata qe kane perfituar nga Berisha, si kan pare e si shohin, se cfar krimesh ka bere ky moster gjat ketyre viteve tranzicjoni.
    Amerika dhe zoti President Bajden folen dhe shkruan, tani rradhen e ka drejtesia. Shqiptaret ketu ne Amerik, mezi presin qe Berisha te meret sa mepare nwnnhetim dhe ndeshkim.

  26. Boston says:

    Shume i sakte dhe i kuptueshem.
    Shume faleminderit. Urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje