Dëshmia e rrallë emigrantit politik nga Lazarati: Unë, ‘armiku i popullit’ që u arratisa në 1950-ën dhe në 1998-ën, solla 104 tonë ndihma nga Brazili për kosovarët…

19 Qershor 2021, 09:10Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Hiqmet Pollos me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës, një prej familjeve të njohura të asaj krahine, ku gjatë periudhës së Luftës Antifashiste, i pari i saj, Hysni Pollo, ishte një prej eksponentëve kryesor të organizatës nacionaliste, Balli Kombëtar, gjë e cila u bë shkak që menjëherë pas vitit 1944, kur komunistët erdhën në pushtet, pjestarët e asaj familje të përfundonin burgjeve dhe internimeve, ku vetë Hysniu u dënua me 101 vjet burg nga Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës, kurse i biri i tij, Xhemali, mbeti i gjymtuar përjetë nga torturat që i bënë oficerët e Sigurimit të Shtetit. Arratisja nga Shqipëria e Hiqmet Pollos në vitin 1950, ku ai së bashku me shokun e tij, Hysen Mati, nga Gjirokastra, kaluan kufirin shtetëror në zonën e fshatit Radat dhe pasi qëndruan disa vjet në kampin e emigrantëve politikë, Llavrios, fituan azilin politik dhe emigruan në Brazilin e largët. Kthimi i Hiqmet Pollos në Shqipëri në vitin 1994, ku qeveria shqiptare e kryesuar nga kryeministri Aleksandër Meksi, e emëroi atë si Konsull Nderi të Shqipërisë në Brazil dhe ardhja përsëri në vitin 1998 në Shqipëri, pasi kishte mbledhur 104 tonë ndihma humanitare, për refugjatët kosovarë që u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre etnike, prej regjimit të Millosheviçit.

Nga Dashnor Kaloçi

Kanë qenë ditët e para të muajit qershor të vitit 1998, kur në një nga zyrat e komisionit qeveritar për administrimin e ndihmave humanitare për kosovarët e ardhur në Shqipëri, mbërriti një faks nga Brazili, që njoftonte për një sasi të madhe ndihmash që ishin nisur nga ky shtet i largët i kontinentit amerikano – jugor, të mbledhura dhe nën kujdesin e një shqiptari me banim të përhershëm në Brazil! Kush ishte ky shqiptar, si kishte mundur ai të emigronte në atë shtet të largët e në çfarë rrethanash ai ndodhej atje?!

Familja Pollo nën persekucionin e egër komunist!

Ai quhet Hiqmet Pollo dhe ka lindur në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në vitin 1932. I ati i Hiqmetit, Hysni Pollo, në vitet e Luftës, kishte qenë pjesmarrës i çetave nacionaliste të organizatës “Ballit Kombëtar” dhe si një ndër eksponentët kryesorë të saj, ishte zgjedhur si komisar i “Ballit” për Qarkun e Gjirokastrës. Pak ditë pas mbarimit të Luftës në vitin 1944, Hysni Pollo u arrestua nga komunistët e porsa ardhur në fuqi dhe u dënua nga Gjykata e Gjirokastrës, me 101 vite burgim, pasi më pare, në kohën e Luftës pas vrasjes së Hysni Lepenicës, shokut më të afërm të tij, partizanët e kishin dënuar atë në mungesë, me vdekje. Pas arrestimit të Hysniut, familja e tij u internua në fshatrat e Lushnjes dhe asaj i’u konfiskua e gjithë pasuria që ata kishin, e cila ishte mjaft e konsiderueshme. Njëri nga djemtë e Hysniut, Xhemali, pas internimit të familjes, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe nga torturat që i’u bënë, ai mbeti i gjymtuar përjetë. Pasi familja Pollo mori damkën “armiq të popullit”, për të mundësitë e jetesës ishin tepër të vështira, madje në kufijtë e të pamundurës për të mbajtur shpirtin gjallë! Nisur nga kjo situatë ku ndodhej ajo, djali tjetër i familjes kërkonte punë, për të mbajtur vëllezërit e motrat, por askush nuk i ndihmonte. “Shkoni hani florinjtë që ju ka lënë Hysniu”, ishte përgjigja për fëmijët e familjes Pollo.

Arratisja e Hysniut nga Shqipëria në vitin 1950

Në këto kushte tepër të vështira dhe në pamundësi për të siguruar mbi jetesën, Hiqmeti së bashku me një shokun e tij, gjirokastrit të quajtur, Hysen Mati, vendosën të largohen përfundimisht nga Shqipëria, duke bërë plane që të arratiseshin për në Greqi. Kështu në fillim të vitit 1950, sipas planit të bërë, largohen për në krahinën e Dropullit dhe nga mali i Buretos, dalin në Radat dhe kalojnë kufirin shtetëror duke mbërritur shëndoshë e mirë në tokën greke. Pas shumë peripecishë duke u endur nëpër male, nga frika se mos kapeshin nga komunistët grekë të “EAM”-it, ata më në fund, me ndihmën e një bariu grek, mundën të shkonin dhe të dorzoheshin në kampin e refugjatëve të Llavrosit, në të cilin asokohe ndodheshin edhe shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë, si dhe nga shtete të ndryshme të Evropës Lindore. Në atë kamp, Hiqmeti së bashku me shokun e tij Hysenin, qëndruan për një vit, derisa një ditë në aty erdhi një urdhër nga Komisariati i Lartë i Refugjatëve të OKB-së, i cili njoftonte se do të bënte shpërndarjen e tyre nëpër shtete të ndryshme të Perëndimit, të cilët kishin pranuar marrjen e këtyre refugjatëve. Pas shpërndarjes së një numri të madh refugjatësh për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atë kamp mbetën rreth 75 shqiptarë, të cilët nuk kishin plotësuar parametrat fizikë trupore, për të shkuar në SHBA.

Nga Llavrosi i Greqisë, në Brazilin e largët!

Të 75 shqiptarëve, të cilët nuk mund që të emigronin për në SHBA-ve, po atë ditë, i’u komunikua urdhëri, që streha e tyre do të ishte tashmë Brazili. Me një vapor të madh, më 4 dhjetor të vitit 1951, të 75 shqiptarët e kampit të Llavrosit, do të nisnin një udhëtim të gjatë dhe do të shkonin në Brazil. Por për shqiptarët e porsa mbriturr në Brazil, nuk ishte e thënë se vuajtjet e tyre tashmë kishin mbaruar. “Punonim ku të mundnim, flinim poshtë urave dhe nëpër metro, kishte dhe ditë të tëra që nuk kishim se ku të punonim, ngeleshim dhe pa ngrënë…”, kujton Hiqmeti, ditët e para kur mbërriti në Brazil. Pas një viti nëpër punë të ndryshme, Hiqmeti mundi me vështirësi të mëdha të hapte një biznes privat, me disa kamionë transporti dhe taksi. Ky biznes i hapur prej tij, ishte ndër të vetmit që mund të hapnin shqiptarët, me të cilët ai kishte mbërritur aty nga Greqia.

Shkollimi për noter dhe ngritja e Agjencisë Imobilare

Me biznesin e ngritur, Hiqmeti mundi të rregullonte ndjeshëm jetesën e tij dhe në vitin 1976, ai filloi një shkollë tre vjeçare, për noter, duke e ndjekur atë pa u shkëputur për asnjë ditë nga puna në biznesin e tij. Pas përfundimit të kësaj shkolle, Hiqmeti u pajis me liçencën e noterit dhe e shtriu më tej biznesin, duke hapur edhe një Agjenci Imobilare. Me rritjen e aktivitetit, Hiqmeti mundi të blejë një zonë të madhe me troje ndërtimi, të cilat ai i administronte vetë. Pasi me të gjitha këto ai mundi të sigurojë në mënyrë të kënaqshme jetesën e tij, në vitin 1972, Hiqmeti vendosi të krijonte familje dhe u martua me një vajzë me origjinë italiane, të quajtur, Irene Boneset. Nga ajo martesë atyre u lindën dy vajza, për të cilat Hyseni thotë se, po t’i pyesësh, të përgjigjen me shumë krenari se janë shqiptare dhe kanë trashëguar pothuajse gjithçka nga babai i tyre, që nga gjuha, traditat, zakonet e krahinës së Gjirokastrës, etj. Po shqiptarët e tjerë që mbërritën në Brazil në një kohë me Hiqmetin, ku ndodhen dhe a janë ingranuar ata ndopak në jetën e atij shteti stërmadh? Lidhur me këtë, Hiqmeti tregon: “Tashmë pas kaq shumë vitesh nga mbërritja jonë në Brazil, nga 75 shqiptarët, kanë mbetur vetëm rreth 10 vetë. Të tjerët kanë vdekur një e nga një në kohë të ndryshme dhe familjet e tyre po e humbasin origjinën e tyre”, shprehet me keqardhje Hiqmeti.

3 korrik 1990, vëllai i Hiqmetit nga Shqipëria në Brazil!

Ndërsa Hiqmet Pollo jetonte që prej afër 20 vitesh në Mato Grosso të Brazilit, ai nuk kishte asnjë dijeni për familjen e tij që ndodhej në Shqipëri, të cilët ai i kishte lënë baltrave të fushave të Myzeqesë e kampeve të internimeve, që kur ai ishte larguar në vitin 1950. Edhe pse Hiqmeti shkruante rregullisht, për 20 vite me rradhë ai nuk mundi të marrë asnjë përgjigje se çfarë bëhej me familjarët e tij. Ngaqë familja nuk kishte marrë asnjë lajm për Hiqmetin, e mendonte të vdekur atë dhe nuk bëri më asnjë tentativë për të pyetur mbi fatin e tij. Por, në vitin 1971, kur regjimi komunist në Shqipëri lejoi një farë liberalizmi që u ndie disi edhe në “luftën e klasave”, familjes Pollo, i’u lejua t’ju vinë letrat që dërgonte djali i tyre nga Brazili. 20 vite më pas, më 2 korrik të vitit 1990, me hapjen e ambasadave në Tiranë, njëri nga vëllezërit e Hiqmetit, Fitimi, duke mos duruar dot jetesën e vështirë në të cilën ndodhej,  u fut në ambasadën italiane dhe mundi të largohet bashkë me refugjatët e tjerë për në Itali, ku qëndroi për 22 ditë, në një nga ambientet e brendshme të ambasadës braziliane në Vatikan. Gjatë gjithë kësaj kohe, Fitimi mundi të lidhet me vëllain e tij, Hiqmetin, i cili nuk e pati të vështirë që t’i bënte atij dokumentet që duheshin. Këshu, pas disa ditësh, Fitim Pollo mbërriti në aeroportin e Matogrosos, ku e priste vëllai i tij që nuk e kishte parë prej 40 vitesh. Të dy vëllezërit, Hiqmeti dhe Fitimi, përloten kur kujtojnë atë takim dhe sidomos kur Hiqmeti mësoi prej vëllait, se të dy prindërit e tyre, tashmë nuk jetonin më…., pasi kishin ndërruar jetë, nga vështirësitë e jetës në barakat e internimit fushave të Myzeqesë. Fitimi qëndroi rreth tetë muaj si turist pranë vëllait të tij, Hiqmetit, duke shijuar të gjitha bukuritë e Brazilit dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku kishte lënë familjen e tij dhe ku regjimi komunist tashmë ishte në grahmat e fundit

Viti 1994, Hiqmeti, konsull nderi i Shqipërisë në Brazil

Pas 44 vitesh emigrimi, në vitin 1994, Hiqmet Pollo, së bashku me familjen e tij, bashkëshorten italiane dhe dy vajzat e tyre, mundi të vijë për herë të parë në atdheun tij, nga ku ishte larguar vite më parë për shkak të rrethanave politike të familjes dhe gjendjes së mjeruar ekonomike ku ndodhej ajo. Pas shumë takimesh dhe ç’malljes me të afërmit, miqtë dhe vendin e tij, sin ë Gjirokastër etj.,ai u prit në një takim nga autoritetet zyrtare shqiptare të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilët i komunikuan atij, se qeveria shqiptare e kryesuar nga kryeministri, Aleksandër Meksi, e kishte emëruar atë, Konsull Nderi në Brazil. Atë gjë, qeveria shqiptare e bëri pasi ajo nëpërmjet kanaleve zyrtare kishte marrë informacionet e nevojshme për punën tepër korrekte të Hiqmet Pollos dhe vlersimeve tepër positive të qeverisë federale të shtetit brazilian. Kështu në atë kohë, Hiqmeti ishte i vetmi përfaqësues zyrtar i qeverisë shqiptare në Brazilin e largët, ku jetonte një numër shumë i kufizuar shqiptarësh, të cilët ashtu si dhe emigrantët e tjerë nga shtete të ndryshme të botës, kishin edhe ata hallet, problemet dhe shqetësimet e tyre që I lidhte me vënin e origjinës.

Dy muaj në Brazil, për mbledhjen e ndihmave për Kosovën!

Me fillimin e bombardimeve të forcave aleate të paktit të NATO-s në Jugosllavi në marsin e vitit 1998, Hiqmeti thotë se ishte ndër të parët shqiptarë që jetonin në Brazil, që ishte I mirë informuar për ato çfarë po ndodhnin në gjysmën tjetër të atdheut të tij. Lidhur me këtë periudhë kohe, ai kujton” Sapo pashë në rrjete të ndryshme televizive avionët e parë që shkelnin në Shqipëri me ndihma humanitare për vëllezërit tanë kosovarë, menjëherë më vajti mëndja që edhe ne shqiptarët e Brazilit, të bënim diçka, sat ë mundnim, në ndihmë të tyre”. Kështu, pasi “bluan në kokë” planin e tij për fillimin e një fushate sensibilizuese në disa shtete të Brazilit, Hiqmeti njoftoi vëllain e tij në Gjirokastër, Fitimin, që të nisej menjëherë për në Brazil, (sipas garancisë që ai i kishte dërguar më parë), në mënyrë që ai ta ndihmonte në fushatën për mbledhjen e ndihmave dhe dërgimin e tyre në Shqipëri. Dy-tre ditë pas këtij njoftimi, Fitimi mbërriti përsëri në aeroportin e Mato Grosso, ku vëllai i tij, Hiqmeti, tashmë kishte filluar nga puna. Lidhur me këtë, ai tregon: “Puna e parë që bëra, ishte njoftimi q ëi bëra zyrtarisht Parlamentit të Shtetit të Mato Grosso, i cili menjëherë na ofroi një ndihmë të pakursyer. Pas kësaj, komunikova dhe u lidhe menjëherë me dy shoqata bamirse islamike që vepronin dhe kishin aktivitetin e tyre në Mato Grosso dhe San Paulo. Të dyja këto shoqata punuan me një përkushtim të madh për dy muaj me rradhë, duke mbledhur ndihma në veshmbathje dhe ushqime për Kosovën”. Kështu pas një pune sensibilizuese që bëri Hiqmeti në drejtim të fushatës së mbledhjes së ndihmave, ai tregon se pati një mbështetje jashtëzakonisht të madhe edhe nga ana e autoriteteve zyrtare braziliane, gjë të cilën as që e kishte menduar. Po kështu ai tregon se një ndihmë të madhe në këtë drejtim, dha edhe shtypi i shkruar dhe media elektronike vendase, e cila në çdo pesë minuta, në të gjitha trasmetimet 24 orëshe, jepte me titra siglën “SOS KOSOVO”.

Për 45 ditë, në Mato Grosso dhe San Paulo, mblidhen 104 ton ndihma për Kosovën

Pas kësaj, nga autoritetet zyrtare u muarr leja e veçante për vendosej e afisheve, posterave dhe banderolave sensibilizuese, të cilat u vendosën në qendrat e shteteve të Mato Grosso e San Paulos, ku banorët e tyre shkonin dhe dhuronin pako të ndryshme në ndihmë të refugjatëve kosovarë. Lidhur me këtë, Hiqtemi kujton: “Pas një pune jo më shumë se një muaj e gjysëm, ne mundëm të mblidhnin një sasi ndihmash prej 104 tonësh. Kur u nisëm me dy kamion të mëdhej nga Matogroso (shtet me një popullsi prej 1 milon banorë), për në San Paulo, ku do të merrnim ndihmat e tjera, në krye të kamionit të parë vumë një banderolë të madhe ku ishte shkruar: “FALEMINDERIT POPULLIT TË Mato Grosso” Maunet tona me ndihma  shoqëronte Policia Rrugore me disa motoçikleta, deri sa ato mbërritën në destinacion, në San Paulo, ku ato u ngarkuan më një vapor të madh që do të udhëtonte në drejtim të portit helen të Selanikut. Për të gjithë këtë udhëtim, shpenzimet i morri përsipër Shoqata Bamirëse Kuvajtiane me qendër në Shqipëri. Pas kësaj, më datën 2 qershor 1998, anija me ndihmat u nis nga San Paulo dhe mbërriti në portin grek të Selanikut më datën 2 korrik”, kujton Hiqmeti lidhur me ndihmat humanitare që ai mundi të dërgonte nga Brazili I largët, për vëllezërit kosovarë. Pas njoftimit të mbërritrjes në portin e selanikut të vaporrit, Hiqmeti s ëbashku me vëllanë e tij, Fitimin, bënë të mundur sistemimin e tyre në katër kamionë të mëdhej, të cilat ata vetë i shoqëruan në drejtim të Shqipërisë, deri sa i sollën në Tiranë, pranë Shoqatës Bamirëse Kuvajtiane, e cila bëri shperndarjen e tyre në Kosovë, pas kthimit të refugjatëve kosovarë për në shtëpitë e tyre.

Vlersimi Hiqmet Pollos nga universitetet e Mato Grosso, San Paulos dhe Rio de Zhaneiro

E gjithë ajo punë kolosale që bëri Hiqmet Pollo në ndihmë të vëllezërve kosovarë, gjë e cila u pasqyrua gjerësisht nga media vendase, tërhoqi edhe vëmendjen e disa universiteteve e kolegjeve të ndryshme në Mato Grosso, San Paulo dhe deri në Rio de Zhaneiro, që e ftuan atë për të folur dhe për të dhënë leksione të ndryshme mbi histronë e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat aty njiheshin shumë pak, për të mos thënë fare. “Studentët brazilianë dhe njerëz të ndryshëm nuk arrin të kuptonin dot dramën e madhe të kosovarëve dhe pyesnin se si ishte e mundur, që: emigrantët kosovarë që ishte shqiptarë, përziheshin me dhunë nga trojet e tyre etnike…”, kujtonte Hqmet Pollo, lidhur me mungesën totale të informacionit e njohjes që kishin për Shqipërinë dhe Kosovën në Brazilin e largët.

Të ngremë “urat” mes Brazilit dhe Shqipërisë

Në ditët e fundit të tij në Shqipëri, në ditët e para të korrikut 1989, kur Hiqmetit i kishin mbetur edhe pak orë qëndrimi në Shqipëri, pasi do të kthehej përsëri në Brazil, ai na tregonte se: ajon që kishte bërë, nuk ishte ndonjë gjë e madhe, para planeve dhe projekteve që ai kishte në të ardhmen në drejtim të “ngritjes së urave” në mes Shqipërisë dhe Brazilit. Kështu në këtë kuadër, Hiqmeti tregonte se kishte marrë kontakte me ambasadën shqiptare në Argjentinë (e cila mbulonte dhe Brazilin), duke takuar ambasadorin e asaj kohe, zotin Edmond Trako, nga i cili kishte gjetur një gatishmëri të plotë për planet e tij në të ardhmen. Po kështu, diku nga viti 1997, Hiqmeti kishte formuar në Brazil Shoqërinë Kulturore Brazil-Shqipëri, ku në ceremoninë e inagurimit të saj, kishin marrë pjesë plot 33 ambasador dhe diplomat të vendeve të ndryshme të botës të akredituar në Brazilin e largët. “Qëllimi im, është që kjo shoqatë kulturore të shërbejë si fillim për njohjen e vlerave kulturore të dy vendeve, deri në shkëmbime të ndryshme të artistëve e grupeve kulturore në mes tyre” shprehej Hiqmeti për shoqatën e porsakrijuar. Përveç kësaj, Hiqmeti tregonte se ai kishte nisur punën për të kontaktuar me biznesmenë dhe afaristë të ndryshëm të shtetit të Mato Grosso, me qëllim për t’I sjellë ata në një të ardhme në Shqipëri, ku ata të shikojnë mundësinë e investimit të kapitaleve të tyre. “Mos e shihni të pamundur këtë gjë”, shprehej Hiqmet Pollo, gjirokastriti me origjinë nga fshati Lazart, i cili, edhe pse plot 70 vite më parë, ishte cilësuar si “armik i popullit”, shprehej se për atdheun e tij, nuk do rreshte së punuari sa ta kishte frymën gjallë.

18 komente në “Dëshmia e rrallë emigrantit politik nga Lazarati: Unë, ‘armiku i popullit’ që u arratisa në 1950-ën dhe në 1998-ën, solla 104 tonë ndihma nga Brazili për kosovarët…”

  1. VFLP says:

    KOLABORACIONISTET E FASHIZMIT MOREN DENIMIN E MERITUAR!
    Faji i tradhetise ndaj interesave te atdheut, nuk lahet as me 104 tone ndihma e as me 1 milion e 400 mije ton mashtrime!

  2. AXI ARBNOR says:

    VFLP!

    Dhashtë zoti dhe të gjithë pacim shpirt kombëtar e humanist si vëllau ynë HIQMET POLLO:
    QOFSH FAQEBARDHË, o shpirti ARBNOR!
    MADHËSHTIA SHQIPTARE!

    1. VFLP says:

      Shpirti “bardhosh” antishqiptar i ketij PALLOS eshte treguar ne kolaboracionizmin me fashizmin! Nese torrollake si ty te zezen e quajne te bardhe, ky eshte pengu yt …

      1. ARBNORI shqiptar says:

        VLP,
        Pac shëndet e mend!

        Nuk dija gjë për këtë shqiptar arbnor deri dje. Do interesohem të mësoj më shumë. Nga jeta e tij në këto pak rreshta, shoh dhe impresionohem
        me atdhetarizmin dhe bujarinë e tij ARBNORE..
        Torrollak qofsha aq sa më ka mbetur për të jetuar.
        Shqiptarë si ky, janë dhuruesë më të mëdhenj të KËNAQËSISË KOMBËTARE.
        Orgaizo një “gjygj popullor” dhe na vë në batare, neve torollakëve kombëtarë, pasi të na shpallësh edhe armiq NGASE JETOJmË me IDEALE KOMBËTARE . Kujdesu të na lëshë pa nam e nishan dhe dërgoi kabllogram Enverit, Miladinit, Tempos, Titos se e zbatova detyrën (urdhërin) e “internacionalizmit sllavoortodoks” për zhbërjen e Shqiërise e të shqiptarëve ARBNORË!

        1. VFLP says:

          Ideali yt i vetem eshte INJORANCA dhe DEBILSIA! Atdhetarizmi yt i perket veshgjateve qe pellasin dhe mencurojne!

          1. A A says:

            E DI PARTIA, dhe ti pjella e partisë se kush jam, por me shqipen pse po calon.
            Një konformin se je truenver është logjika e gjymtuar e ytja..

            1. VFLP says:

              Shqipja ime eshte aq e lemueshme por ty katunari im kolaboracionist te duket me gunga, sepse e ke shtrembesine brenda …

      2. ABSURD PARADOKSI says:

        NJË SQARIM të VOCËRR për ty BESNIK PARTIA

        Mbasi ky, sapas teje, na qenka antishqiptar, i bie, po sipas teje, se paskësh ndihmuar shqiptarër e Dardanisë për llogari të Serbise, ose, paskësh ndihmuar serbët e të qenë shqiptarë, për llogari të antishqiptarëve, ose thuaj cka të duash ti

        1. VFLP says:

          Koktrash, ai thjesht po perpiqet te laje PENGUN e tij te kolaboracionizmit me fashizmin. Kuptove o “patriot” kokpatate? Kur flisni per patriotizem ju qelbesira pinjolle te kolaboracionisteve, ky eshte fundi i fundit …
          Patriotizmi juaj mban era TRADHETI dhe PENG! Kuptove? Lesh kuptove o kokpatate. Eshte si puna e hajdutit qe bertet kapeni hajdutin. Keshtu edhe ju hajdutet e patriotizmit!!!

          1. AXI says:

            Kokëkënetë, enciklopedia yte është – ZËRI i POPULLIT dhe mësimet e partisë mëmë.
            Do më pushkatosh, o kokëparti, se jam kolaboracionist që lexoj literaturë perëndimore.
            Më thuaj një nga 10 historianët më autoritativ perëndimorë, gjurmuesë e studiuesë të L2.B.

            Gjyshi im ishte kolaboracionist dhe strehoi në konakun e vet një familje hebrenjsh. Vështro pak trukënetë e truparti profilin intelektual dhe njerëzor të kolaboracionistëve (pa thonjëza) të cilëve ua vjodhët shtëpitë, moblet, bibliotekat, pasurinë, ju djegësit e literaturës shkencore në GJUHËN GJERMANE, ju vandalët e partisë
            Do isha i nderuar po të isha nip i ndonjë kolaboracionisti NACIONALIST dhe i turpëruar në cilësi të nipit të vëllaut të Miladinave që rrjepnin djemtë e rinj shqiptarë nacionalistë. Rroftë vëllamia yte seksuale me nipërit e Miladinëve!! ashtu sic ua nisët motrat socialiste në Beograd vëllezërve tuaj shkie, fill pas përfundimit të intervenimit kolaboracionist – NATO, o Zëri i Popullit!

            1. VFLP says:

              Ti mor torrollak je nje INJORANT KALIBRI, qe as kuptimin e fjales kolaboracionist nuk di. Trushpelare si puna jote jane ceshtje te terapive mjekesore!
              KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

              Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
              Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
              1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
              Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
              2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
              Dinet, Elezët.
              3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
              Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
              4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
              (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
              Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
              “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
              Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
              “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
              Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
              Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
              Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
              Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
              Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
              Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
              Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  3. ABSURD PARADOKSI says:

    NJË SQARIM të VOCËRR për ty BESNIK PARTIA

    Mbasi ky, sapas teje, na qenka antishqiptar, i bie, po sipas teje, se paskësh ndihmuar shqiptarër e Dardanisë për llogari të Serbise, ose, paskësh ndihmuar serbët e të qenë shqiptarë, për llogari të antishqiptarëve, ose thuaj cka të duash ti

  4. PARADOKS ABSURDAJ says:

    NJË SQARIM të VOCËRR për ty BESNIK PARTIA

    Mbasi ky, sapas teje, na qenka antishqiptar, i bie, po sipas teje, se paskësh ndihmuar shqiptarër e Dardanisë për llogari të Serbise, ose, paskësh ndihmuar serbët e të qenë shqiptarë, për llogari të antishqiptarëve, ose thuaj cka të duash ti

  5. A A says:

    E DI PARTIA, dhe ti pjella e partisë se kush jam, por me shqipen pse po calon.
    Një konformin se je truenver është logjika e gjymtuar e ytja..

  6. Bregu says:

    KREKOSJET E NJË PALO BALLISTI PULAXHI E LAGUR MBI PLEHUN ARMIK!…
    LËRENI MË SE BASHKËPUNËTORÊT E FASHIZMIT,
    AS ME 1000.000 TONË NDIHMA TË MBLEDHURA NGA SHITORET E VJETRA NÊPËR BOTË NUK BËHEN DOT ENGJËJ AS HERONJ!

  7. Like says:

    Nuk jane Kosovare por SHQIPTAR Kosove.

  8. Pershednetje,
    Eshte per te ardhur keq nga ghuha e urrejtjes qe perodin komentuesit e mesiperm,
    Ne u pajtuam me te gjithe armiqte shekullore te ketij vendi, por me njeri-tjetrin nuk mundemi, akoma e kesaj dite nuk ndi=jne pendese per krimet e kryera nen diktaturen Komuniste, dhe askush nuk ka kerkuar ndjese per poshtersite dhe represionin cnjerezor,

    Zoti ju kthjellofte mendtete dhe ju falte,

    1. qe te kuptosh says:

      DREJTESIA nuk eshte krim mor injorant! Kolaboracionistet e fashizmit moren denimin e merituar pas Luftes (ne Shqiperi dhe ne gjjithe Evropen)! Kuptove o idiot, se ketu nuk ka asgje per te falur apo per te shitur!?
      E ate “zotin” fute ne bythe, se po te kishte zot, kolaboracionistet e ndyre qe bashkepunuan me fashistet dhe juve pinjollet e ndyre te tyre sot, nuk duhet te frymonit mbi kete toke. Por ja qe nuk ka zot dhe kolaboracionistet e atehershem dhe ju pinjollet e tyre te sotem, jane ekzistenciale. Kuptove? Lesh kuptove o kokpatate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje