Vendosi bllokadë në Bruksel, Bullgaria tani kërkon ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për negociatat

5 Korrik 2021, 17:21Politika TEMA

Edhe pse u bë shkaku për bllokimin e bisedimeve të anëtarësimit, Bullgaria ka kërkuar së fundmi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që vendi ynë të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve historike mes Sofjes dhe Shkupit.

Bullgaria ka thënë së fundmi se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare me BE-në edhe pse vetoja e saj bllokoi hapin e radhës në integrimin e Tiranës dhe Shkupit.

Dy vendet humbën më 22 qershor, për të tretin vit radhazi shansin për tu bërë palë në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Por dhe pse ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Shkupit, Bullgaria mësohet se kërkoi gjatë mbledhjes së Këshillit të BE-së në qershor që Shqipëria të mos bllokohej dhe të vazhdonte e vetme përpara me negociatat.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria Punëve të Jashtme të Bullgarisë në një deklaratë të fundit. Bullgaria thotë se do e vijojë dialogun me Shkupin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por thekson se secili vend duhet të vazhdojë negociatat në bazë të meritave të veta.

“Për ne, parimi i meritës i secilit vend kandidat mbetet parimi udhëheqës në procesin e zgjerimit. Në bazë të kësaj dhe të progresit të arritur nga Shqipëria në plotësimin e kushteve përkatëse, kemi bërë thirrje herë pas herë, edhe në Këshillin e fundit të Çështjeve të Përgjithshme, që të miratohej Korniza e Negocimit me Shqipërinë”, thotë Ministria e Jashtme bullgare.

Megjithatë, pjesa më e madhe e vendeve anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë, këmbëngulin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ndahen nga rruga e përbashkët drejt integrimit europian dhe kërkojnë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet me të dyja vendet. E vetmja që ka mbështetur këtë strategji është Hungaria.

Thirrja e Bullgarisë për ecjen përpara vetëm me vendin tonë vjen mes raporteve se fillimi bisedimeve nuk ka gjasa të zhbllokohet as gjatë Presidencës Sllovene të BE-së. Kjo do të thotë se negociatat me vendin tonë do të shtyhen për në vitin 2022.

Sllovenia është zotuar se do të luajë një rol më të fuqishëm për ta bindur Sofjen që të ndryshojë qëndrim ndaj Shkupit, por duke marrë parasysh fuqinë e saj ndikuese brenda BE-së, analistët maqedonas thonë se nuk ka shumë vend për optimizëm.

Portugalia, kryesuesja e fundit e BE-së, u angazhua fuqishëm në “pajtimin” e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është anëtarësuar shumë më herët në Bashkimin Europian se Sllovenia. Kjo nënkupton se ajo ka shumë avantazhe dhe fuqi më të madhe ndikuese brenda BE-së krahasuar Lubjana, por ajo nuk mundi të ketë sukses për zhbllokimin e rrugës së Tiranës dhe Shkupit për në Bruksel.

Gjermania u përfshi fuqishëm në zgjedhjen e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe si dhe fuqia më e madhe ekonomik në Union, aj nuk arriti që ta bind Sofjen që të tërhiqet nga qëndrimi i saj.

Duhet ta kemi parasysh së Sllovenia është një nga nismëtaret e procesit të Bërdo-Brioni, e cila është themeluar në vitin 2013, por gjatë kësaj periudhe 8 vjeçare ajo nuk ka prodhuar një rezultat pozitiv për zgjidhjen e kontesteve mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë. Kjo ka bërë që në Shkup të mbizotërojë fryma se as Sllovenia nuk do të mund të zgjidhë kontestin mes Sofjes dhe Shkupit.

Por pavarësisht kësaj, vetë Sllovenia ka dalë sot kundër ndarjes së dy vendeve. Duke folur disa ditë përpara se unioni të merrte vendimin për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare, Presidenti slloven, Borut Pahor tha se të ishte tragjike që Shkupi të ndahej nga Tirana

“Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë, përpos kësaj, si duket ka më tepër gjasa që Shqipëria të merr dritë jeshile”, tha Pahor.(SI)

9 komente në “Vendosi bllokadë në Bruksel, Bullgaria tani kërkon ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për negociatat”

  1. spartak says:

    Hik mër pirdhu këlysh i Kishës Ortodokse ma të qelbët në botë, asaj ruse , njëlloj si Serbia dhe Greqia, që vetëm grabitjen dhe genocidin njohin dhe përdorin me zaptu trojet dhe pasuritë e të tjerëve ,
    Gjoja po na del burrë i mirë tani , madje don dhe me na nda e me na përça me vëllezërit tanë shqiptarë, që jetojnë ashtu si gjithë kombi ynë prej qindra shekujsh në trojet e veta ndën emrin Maqedoni , edhe kur ju bullarët ( serp ) sllavë nga stepat të matanë Uraleve dhe jevgjit grekë të ardhë nga Egjipti nuk e dinit se Gadishulli IILIRIK ka qenë i gjithi autokton me Pellazgë, Etruskë dhe Ilirë , paraardhesit e vetëm tb kombit tonë ILIR .

    1. Hoxh Armandi says:

      Nuk ka Bashkim Evropian me turkoshqiptare, turkomaqedonas dhe turkosovare. BE per kristianet. Njerezit me bisht te recepi dhe organizata islamike.

      1. Iliri says:

        OOO pisgrekiis..po te kruhet bitha ereeee;;; E dime se ju ha …gjejeni mes vehtes o homozvarranikesh!

    2. Spartak Thrakasi says:

      Pse nxehesh mreeeeeeeeeeeeee? Bullgaret po bejne shume mire dhe po na ndihmojne ne shqiptareve realisht (pavaresisht se pa dashje). Kjo qe po ndodh nen presionin bullgar, do te thote se Shqiperia do ndahet nga M.V dhe vazhdon anetaresimin ne B.E, ndersa M.V eshte e detyruar qe ashtu sic pranoi Marreveshjen e Prespes me Greqine te pranoje edhe nje Marreveshje tjeter me Bullgarine. Me Greqine humbi te drejten gjeografike ndersa me Bullgarine do humbe te drejten etnike. Perfundimisht Makedonia e Veriut do detyrohet te pranoje se ai shtet eshte shtet shqiptaro-bullgar dhe nuk ka as “komb makedonas” e as “gjuhe makedonase”. Qe nga ai cast, do behet rivleresimi historik, gjeografik dhe etnik i Makedonise (Veri dhe Jug), ku shqiptaret duan s’duan do percaktohen si popullsia me e lashte banore ne Makedoni, nderkohe qe bullgaret jane te ardhur ne shek VI-te dhe neogreket jane prodhim shumekombesh i shek XX-te. Nderkohe mos harro, bullgaret jane mix turko-sllave nga pikepamja e prejardhjes etnike!
      Makedonia eshte shqiptare, as greke, as turke, as bullgare!

  2. Bezat says:

    Te gjithe e paskan dashur qe Shqiperia te hapte negociatat, ateher kush i bllokoi ?

  3. Kalec Dega says:

    me shume se 8 vjet qe po jua fut Rama me pikturat e tij, lol….
    =
    njehere Macron , pastaj Hollanda, Merkeli ia ka pi lengun, dhe tani Bullgaria…aha Greqia vec detin do….LOL

  4. Anna says:

    O milet,Be-ja e ka nda menien,nuk ka me zgjerim,dhe kjo pune ka mbaru.Ky muhabeti,Shqiperia me Maqedonine bashke,Bullgaria pengon Maqedonine,tani thote te ndahen tek e tek,jane filmat e Europes kurve,ku per kete seri,eshte zgjedhue Bullgaria,qe gjoja ve veton.Bullgaria,vendi me i mbarum ne Evrope,kundershton Francen,Gjermanine,Hollanden, Danimarken etj?Nuk ka mundesi,por loja duhet me u lujt.Keshtu e shtyrin nja dy-tre vjet,pastaj sajojne ndonje gje tjeter,pastaj vjen rradha qe shperbehet vete BE-ja,dhe kaq.Jeta vazhdon.E duam Shqiperine si gjithe Europa,njerzit brohorasin,viti 2058.

  5. luani says:

    Te dhjefsha mu ne EU , as qeveri as kryeminister , as Parlament , as gje kur gjeje dhe vendosen veton …..kush ??? Bullgaret ….. edhe nje kalamo i vogel e kupton qe bullgaret ishin kamikazhe te tjeter kujti ……
    Pse se vune veton per Maqedonine e Veriut te mos futej ne NATO bullgaret ??? Atje su mbante bytha , atje bejne komande te tjere padrone , dhe jo ca pederaste europiane qe fshihen pas gishtit te tyre …..atje bejne komande amerikanet qe per ta” PO” eshte PO dhe “JO ” eshte jo …….po ai komisari austriak i perhapjes ku eshte ?? Johannes Hahn , atij i kaloj 5 vjecari duke na mashtruar …..ai kancerozi , qe ne dite te veshtira kercenonte dhe vinte kushte dhe ne dite te bukura mashtronte me shpresa dhe llafe te bukura …..po dhe keta palacot tane benin sikur kerkonin te fillonin negociatat , dhe europianet benin sikur donin te fillonin .negociatat …..dicka e tille ….terhiq e mos e keput …..u shtyne vite e vite ……dhe ata kane nje te drejte po dhe ne kemi shume te drejta , ata kane nje te drejte te vetme qe me Meten dhe Sali Berishen nuk shkon as ne hale …..e jo ne EU , ne po kemi nevoje per invesime , para te lire (EURO ) me keste te ulta , se na ka qire ropt DNT dhe Banka Boterore ….na mbyti ne perqindje te larta …..atje eshte gjithe kyci ……presim ….

  6. rexha 10 says:

    Maqedonia ,do te ishte emri me i njohur si shtet.Pastaje e veriut ,e jugut ,e lindjes ,apo e perendimit ,jane emrat qe europa vazhdone historine e saje lozonjare per te gjetur pretekstet e mosepranimit ne gjirin e saje .Ishte ky qellimi kryesore qe Europa e bashkoi MV me Shqiperine. perse Europa nuke e bashkoi shqiperine me Kosoven bashke per ti pranuar kandidate ne UE?????Sepse kerkone me hape nje lufte gjeopolitike ballkanike ,ku nje shtete te kundershtoje tjeterin. nuke eshte se Europa do ta spostoi Shqiperine ne Europe ,pore njerzit e saje te levizin lirshem .Ku na mbane edhe konferenca per te drejtat e njeriut .Po per te drejtat e shqiptareve ,apo qytetareve te ballkanit ,perse Europa i ka bllokuar per 30 vite??????. Sistemi demokratike ne Shqiperi ,ishte sistemi qe u pelqye nga komisionet e kesaje Europe.Pore me nje mungese te madhe me ligjet e shtetit ,dhe me allishverishet e komisionereve po te Europes. SEPSE EUROPA NUKE NGRITI NJE KONTROLL KOMISIONI QE TE KONTROLLONTE KONTROLLORET E KONTROLLIT TE KONTROLLEVE TE KOMISIONEREVE TE KOMISIONIT EUROPIAN. DHE DEMOKRACIA NE ATE VENDE I DOLI FEMER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje