Kush po i sjell paramilitarët në politikën shqiptare?!

8 Gusht 2021, 17:14Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka kohë që në Shqipëri po tentohen të futen elemente të politikës së militarizuar tip “uniformat kaki” të Hitlerit, që janë realisht një krah i armatosur që arrijnë që të krijojnë me dajak  e zhurmë, një perceptim publik që nuk është. Në fakt, nuk ishin uniformat kaki, ata që e shpikën modelin, pasiu “gjenialiteti” i takon Benito Musolinit me këmishëzinjtë e Fascios.

Nejse kjo është një pjesë që i takon historisë e askush s’ka terezi për leksion, por realisht disa herë nga 1991, janë krijuar kushte dhe madje edhe janë përdorur grupe paralelë personash që kanë intimiduar dhe hyrë në terren për të trazuar publikun. E përdori mjaft mirë PD-ja nga 1991-1992, kur në Shqipëri ndodhën shkatërrimet e mëdha, por u kamuflua bukur me një dëshirë të madhe popullore për të ndryshuar dhe integruar në politikën perëndimore, pra me SHBA dhe Europën.

Por fiks politika e paramilitarëve është përdorur nga Serbia në mënyrën më të frikshme e të tmerrshme.

Paramilitarët si Vojislav Shesheli, apo Arkani nuk ishin thjesht vrasësa makabër që bënë kasaphanë në Kroaci, Bosnjë apo edhe Kosovë. Ata ishin një lëvizje politike që terrorizoi një pjesë të madhe të publikut serb, duke i futur në tru idenë e nacionalizmit të dhunshëm. Këta paramilitarë zunë edhe organizatat e tifozave të futbollit dhe krijuan bandat, që nga ana tjetër ishin mbretërit e narkotrafikut dhe krimit të organizuar.

Aleksandër Vuçiçi, ka qenë një paramilitar, një nxënës i Vojislav Sheshelit, me detyrën për të krijuar një perceptim me dhunë, për të shënjestruar çdo zë ndryshe, çdo frymë lirie, e synimi është i qartë; për ta polarizuar shoqërinë në tradhëtarë e patriotë.

A nuk donte të bënte këtë Sali Berisha e Ilir Meta gjithë këto vite, vetëm e vetëm të ndalnin reformën në drejtësi. A nuk fliste Meta për “kosore e sopata”, kurse Sali Berisha u bënte thirrje javë pas jave njerëzve që “të armatosen”? Kështu ndodhi edhe para zgjedhjeve të 25 prillit me makinat e zeza me xhama të zinj, me syze të zeza, që vranë Pjerin Xhuvanin dhe terrorizuan Elbasanin.

Ndërkaq, paralelisht me ta, Albin Kurti, po nxit krijimin e “paramilitarëve” të dhunshëm në rrjet që janë kthyer në një hordhi e frikshme trushplarësh që shajnë mbarë e mbrapsht këdo që lideri suprem nuk e do. Nuk dijnë shqip, drejtshkrimi është shumë i huaj për ta, por megjithatë sulmojnë këdo, sipas modelit të paramilitarëve të  Sheshelit.

E këto lloj paramilitarësh janë importuar edhe në Shqipëri. Gazetarja shqiptaro-Amerikane, Enkela Vehbiu, para disa ditësh tregonte në faqen e saj për një udhëtim me familjen e saj në Republikën e Altaiit në Rusi, vendin e origjinës të bashkëshortit të saj amerikan. Vehbiu, shpjegonte edhe për zhvillimin turistik në këtë rajon të Rusisë Juglindore. Përveç informacionit mjaft të vlefshëm, ajo me mjaft edukatë e qytetari jepte edhe vlerat e zonës së origjinës së bashkëshortit të saj, një bujari mjaft fisknike. Po nuk qe e thënë; trupshplarët “nacionalistë” e sulmuan pa mëshirë, edhe pse e gjora Enkela ishte në faqen e saj, e thjesht po jepte një impresion të sajin në murin që e administronte vetë. Gjuha është shumë e ashpër; quhen tradhëtarë, më pas kjo gjuhë përsëritet vazhdimisht për të krijuar një frymë, siç realisht ka ndodhur në Kosovë, prej patriotëve pa asnjë logjikë të rrjetit.

Por përveç kësaj, paramilitarizmi politik po merr edhe tifozët, siç ka ndodhur në Serbi me tifozët e Crvena Zvezdës e Partizanit të Beogradit, që janë realisht grupet që partitë politike i kërkojnë fort në zgjedhje. Vuçiç ka përdorur mjaft nga këto grupe, e njëri sot i arrestuar e që rrezikon dënimin e përjetshëm hapi letrat në prokurori.

Ç’punë kanë “Tifozat Kuqezinj” me rastin e Bregoviçit? Absolutisht asnjë, nuk bëhet fjalë për ndeshje futbolli, por prisni edhe pak kur deklaratat e “Kuqezinjve” do të bëhen më të shpeshtë. Sipas gjasave Kurti kërkon të marrë terrenin e atij elektorati që kishte Kreshnik Spahiu para 2013-s, për ta përdorur si “barut” për të ndezur predhën që u lag më 25 prill. Natyrisht me partneritetin e fortë të Sali berishës dhe Ilir Metës, që tani duan ta zhvendosin debatin pikërisht tek nacionalizmi.  Që siç duket është streha e fundit e maskarenjve të politikës shqiptare…

 

21 komente në “Kush po i sjell paramilitarët në politikën shqiptare?!”

  1. lideri suprem rramush rama says:

    e ka fain lideri suprem.cpune kane kosovaret me politiken e shqiperise.te dy jane shtete te ndryshme pavaresisht historise.nese jane dy shtete te respektohet pavaresia e mosnderhyrjes e keta persona te ndiqen penalisht e te mos lejohen te hyjne ne kufi.por shallvarexhiu ka frike ta beje se mos mer kostot e nje antipatrioti.dhjaks.

  2. Albinjte te na tregojne me mire se çfarë punësh po bejne per te permiresuar jeten e kosovareve e boll na çanë ka..in me patriotizmat te tyre te leshit e barkut bosh.
    Po te jeni burra të mirë shtrojuni punës e boll na mërzitët me gër-vëret tuaja këtu në Shqipëri. Uroj të kuptoni se po bëheni çdo ditë e më shumë si ata tropojanët e viteve 90 që edhe sot e kësaj dite nuk do njeri t’i ketë as komshinj.

  3. Zeni says:

    I vetmi shpetim i Saliut nga Amerika eshte talibanizimi i militanteve. Ata i ka gati pasi nuk kane bere me pak se talebanet ne vitet e sundimit te Mulla Saliut. Shikoni qe talebanet i la Amerika te kullosin te lire. Lufta e tyre per te vendosur ligjet sharia dhe lufta kunder Amerikes jane motivi i tyre .
    Ka nje problem kur te vije puna tek mbulimi i femrave se do i duhet te mbuloje cicat e Armines.

  4. Trotski says:

    Krahasim i drejte.Duhet nderhyre ligjerisht para se te behet vone.Pothuajse shumica e ithtareve te Albin Kurtit bejne agresion sharjesh kunder kujtdo qe nuk puqet me Budallaleqet e Albin Kurtit. Mua me japin pamjen e Naziskineve .Keshtu vepronin bandat Kaki ne Gjermani ,qe me pas nuk gjenin vrime ku te futeshin.

  5. koli says:

    Shkrime te lodheshme, forme …forme…forme…hartime …pa permbajtje…keshtu ndodh kur gjithe hajvanet e botes e quajne veten gazetare(si artikull-shkruesi).

  6. 19 says:

    Ore bejani te ndaluar kti kurves albinit Shqiperine se shume po na can trapinky malok .ca pune ka ky kyrva i nje shteti fqinj ne punet e brendshme te vendit tone .se kam kuptuar kure.

  7. Student Horr i dhjetorit says:

    Paramilitare facebooku ? Ku e di ti moj Sorre cfare jane paramilitaret. Ta fui dikush ne pune kete rob. Edhe fRROKUN se na çane ….

  8. Mediokrri. says:

    Ti ylli Para, do behesh me i lexueshem dhe i ndjekur kur te jesh me i permbledhur ne cfare shkruan dhe mbi te gjitha kur te fillosh te shkruash vetem SHQIP dhe Jo fjale te huazuara more faqe zi. Na keni ca rroten e …. Duke zevendesuar fjalet SHQIPE me fjale qe nuk i perkasin gjuhes time te bukur e te cmuar. Ti more idiot qe e konsideron veten gazetar me mire mos shkruaj fare sps e njohim edhe saliun edhe meten po’ ashtu eshte albin lavire kurtin… Per mendimin tim, kush deformon gjuhen Ame eshte i poshter po’ aq sa edhe ata qe ti lavire gazetar je munduar te na e shpjegosh me impresionet, intimidimet e ku ta di une o pleher gazetar.

  9. Mediokrri. says:

    Ti ylli Pata, do behesh me i lexueshem dhe i ndjekur kur te jesh me i permbledhur ne cfare shkruan dhe mbi te gjitha kur te fillosh te shkruash vetem SHQIP dhe Jo fjale te huazuara more faqe zi. Na keni ca rroten e …. Duke zevendesuar fjalet SHQIPE me fjale qe nuk i perkasin gjuhes time te bukur e te cmuar. Ti more idiot qe e konsideron veten gazetar me mire mos shkruaj fare sps e njohim edhe saliun edhe meten po’ ashtu eshte albin lavire kurtin… Per mendimin tim, kush deformon gjuhen Ame eshte i poshter po’ aq sa edhe ata qe ti lavire gazetar je munduar te na e shpjegosh me impresionet, intimidimet e ku ta di une o pleher gazetar.

  10. Ρrushi ! says:

    Shumë bukur. Nuk kam pse i shtoj ndonjë fjalë.

  11. Lik says:

    Shqiptaret e Kosoves kane qene dhe jane te mirepritur ne vendin tone por , po vazhduan te perzihen ne punet e brendshme dhe politike tonat do shihen si ngaterrestare qe me se shumti bejne punen e serbit , ate te perçarjes qe na ka demtu under shekuj.

  12. Loku says:

    E ka provu Rexhep Mirovica me Xhaferr Deven nderhyerjen ne Shqiperi
    dhe nuk kan patur sukses.
    Albini eshte shume i vogel per te ndikuar proceset politike ne Shqiperi.
    E provoj me pjemarrjen ne votime me 25 prill po provon me inisiativen
    ballkani i hapur dhe deshtimin e ka te sigurt.

  13. Zana says:

    Bravo një analizë që ju shërben si politikës dhe popullit.

  14. Se mos haroj says:

    Po lexoj per vite te tera keta te ashtuquar “gazetar,shkrimtar,historjan,shkencetar etj” !!! Dhe po me vjen ne mendje fjala e Edit, kazan!!! Por kazan i hales fare,qe nuk donte ta thoshte troc!!!! Historin e shkruajn ata qe, plumbin e penes,e shtrojne me ne shenje sesa, pushken e plumbit!!!!

  15. Ragipi says:

    Mos ia fut kot Pata se nji ane thue Vuqiqi po perdor tifozet paramilitar e kendej e don Kufirin e hapur e drejte e ne Beograd te vllaznit sllav me udhen e hapur ballkanik e tregona per cka flet se njesoj lideret e tu kan ba prej Diktatorit, Nanos, Berishes ,Ilirit e si duket asaj rruge asht edhe Rama prandaj si analist i leshit cila asht e verteta aman na tregon si internacionalist qe je.

  16. Ragipi says:

    Zoti Pata edhe dicka se jeni tu ba propagande antikombtare dhe kunder Kosoves se ne lajmet e reja qashtjen kombetare dhe muzikore i lidhe me Diktatorin ,dhe pasardhsit qeveritar qe tridhjet vite e deri me sot bani lidhjen seketa opozitaret e djeshem dhe sotem po fusin kunja per qashtjen kombetare ketu jeni tu ba propagand te flliqet sepse politika e kosoves nuk ka lidhje as me Berishen as me Ilirin dhe as me kerkend qe nuk ja don te miren popullit shqiptar.

  17. Bujar Kanapari says:

    Paramilitare ne Shqiperi?
    Ka rini ne Shqiperi?……. kane mbetur dhe ca kokrra qe presin radhen.

  18. Nje Skeptik i Pademshem says:

    Te ishe ndalur pak me gjate tek paramilitariteti i Vucicit, sepse i bie qe Edvin Rama eshte ne nje shtrat me nje ishparamilitar serb, apo nuk nigjon nga ai vesh zoti Pata.

  19. Taulant says:

    O plehr lere Kosoven po shiko hallet e Shqiperis.
    Ja kemi bere vete varrin Shqiperis (por indirekt edhe Kosoves).

  20. Dhimitri says:

    Te gjitha keto i ben Albin Kurti, ky motivon njerez kundra qeverise se tiranes. Gjeti shesh e donte pershesh, sepse Rama i tregoi se nuk eshte berisha qe, nese ne kohen e tij, do kishe kandiduar ne nje shtet tjeter, di ti fuste hurin ne bythe derisa ta shpallte non grada. Se ku dalin ca fytyra te ndyra te ripaguar me emra noiz e buzhshkal, ku kerkojne te bejne ligjin e albinit dhe ne shqiperi. Koha militareve ka hikur me kohe, nese albanistanet mendojne dhe kurdisin ndonje precedent, ta bejne ne mend mire, se sot te mbyllin brenda. Ç’te presesh nga keto fytyra kur nje here vetem nje here nuk kane folur per Ashim Thacin, ku njeriu qe luftoi dhe njeriu qe krijoj urrejtje Albanistani nuk e do lirimin e Thacit, sepse Thaci ja njeh mire zorret. Nuk kemi degjuar qe shqiptaret te shkojne ne kosove dhe tu mesojme se albanistani nuk duhet te jete kryeminister, ata le ta mbajne e tja shohin sherrin, se ai bashk me buzhshkala duan te krijojme situata jo te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje