Rrëfimi i Vedat Kokonës: 10 javët në një dhomë me Enver Hoxhën

22 Gusht 2021, 15:28Dossier TEMA

Një nga intelektualët më në zë të viteve ’30-’40, poet, kritik, përkthyes, botues, pedagog.. do të duhej të mbyllej në guaskën e tij, gjatë diktaturës, duke lënë gjithçka, përveç përkthimit. Ish-shoku i tij i dhomës, Enver Hoxha, e ktheu Shqipërinë në një moçal dhe intelektualët ose do të zhdukeshin, ose do të përpiqeshin të mbijetonin, duke bërë kompromise.

Kompromisi që bëri Vedat Kokona ishte të hiqte dorë nga të gjitha ato veprimtari që kishte bërë dikur, duke iu dedikuar vetëm përkthimit dhe hartimit të fjalorëve. Por, ama, kujtimet nuk i mori me vete. I shkroi e tashmë po botohen nga botimet “Kokona”.

“Zakonisht, librat e kujtimeve apo të memuareve, siç i quajnë ata të përparuarit, i shkruajnë njerëzit ‘e mëdhenj’, burra shteti të dëgjuar, gjeneralët e politikanë zëkumbues që e luajnë si në bixhoz fatin e njerëzimit, që, me një fjalë goje që e merr era, ose me një shkrim, shtrijnë përtokë mijëra jetë; që mbajnë në robëri pesëdhjetë edhe shtatëdhjetë vjet e më shumë miliona njerëz dhe që i merr pastaj edhe historia!”, shkruan ai.

Mes kujtimeve të jetës së tij, që nga fëmijëria e deri tek ato profesionale, titulluar “Endur në tisin e kohës”, Kokona tregon edhe për Enver Hoxhën, njohjen me të, kohën kur ndanë qiranë për dhjetë jvë në Korçë, ku të dy jepnin mësim në Liceun Francez, për t’u ndalur më tej në mendimet, që me gjasë do të kishte dashur t’ia thoshte në sy, por nuk mundi.

“Lexuesi nuk do të gjejë këtu ngjarje të jashtëzakonshme. Bëma heroike. Do të gjejë vetëm disa ngjarje, nga ato me të cilat endet tisi i kohës, ngjarje nëpër të cilat kaloi vendi im bashkë me mua gjatë tetëdhjetë vjetëve”, shkruan Kokona.

Më poshtë po shkëpusim pak faqe nga libri me kujtime i një prej njerëzve më të shquar të letrave shqipe.

Nga Vedat Kokona

U nisa për në Korçë në mëngjes të 14 prillit. Shkoja, këtë radhë, si “profesor” në atë lice ku, katër vjet më parë, isha ende “student”. Meqë isha nisur herët në mëngjes, në Korçë arrita aty nga ora pesë pasdreke, lashë valixhen në shtëpinë e dajës, Vehipit dhe, para se të shkoja të zija me qira dhomën ku kisha banuar dikur në Korçë, vajta në kafenë ‘Mazhestik’, që ishte edhe kinemaja më e madhe e qytetit pranë kishës së Vllehve. Koha ishte e ngrohtë dhe tavolinat i kishin nxjerrë jashtë. Atje takova disa shokë të vjetër të Liceut, Fejzi Dobin, Fejzi Dikën dhe Enver Hoxhën, Serafimin, profesorin tonë të Shkencave të Natyrës që i pëlqente të rrinte me Gaqo Gogon. Në altoparlantin e vendosur në një shtyllë përballë, kumbonte zëri i bukur i Rina Ketit, një këngëtareje që e qante këngën aq të ëmbël “J’attendrai. Le jour et la nuit…”. Enveri më pyeti se ku do të banoja. I thashë atje ku kisha banuar kur isha student. Më tha se, po të doja, mund të vendoste një shtrat në dhomën e vet, në shtëpinë e Poliksenit, përballë liceut, gjë që ishte në dobi të të dyve, mbasi mund të ndanim qiranë përgjysmë. Propozimi i tij m’u duk i arsyeshëm dhe e pranova pa ngurruar. Mora valixhen nga shtëpia e dajës dhe u vendosa në dhomën e Enverit. Shtrati i këtij ishte pranë derës, i imi përballë, te këndi. Dhoma kishte dy dritare, kundruall ishte shtëpia e familjes Lako. Vajza e kësaj shtëpie, siç mësova më vonë, ishte nxënëse në lice.

Që natën e parë të banimit tim në dhomën e tij, -ishte hera e dytë që flinim bashkë në një dhomë, herën e parë në Paris, afro dy vjet më parë, kur e kisha strehuar dy net me radhë ngaqë ishte ngushtë ekonomikisht, -tisi i afrisë sonë sikur u hollua shumë. Më tha me ç’guxim kisha marrë përsipër një detyrë të tillë, – të zëvendësoja De Kurvilin në kursin e letërsisë franceze në klasën e lartë të liceut kur vetë Selman Riza nuk do ta pranonte një gjë të tillë. I thashë se isha i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj barre, por, si ish-nxënës i De Kurvilit dhe jo i keq në frëngjisht, me punë, do mundohesha ta kryeja disi këtë detyrë të vështirë. Kuvendi i asaj nate mori fund me kaq dhe ramë e fjetëm. Në mëngjes, kur u zgjova, e pashë Enverin që qëndronte në këmbë përpara dritares duke shkuar pëllëmbën flokëve. U ngrita pak dhe, me bërrylin e djathtë të mbështetur te jastëku, vështrova nga dritarja ime në drejtim të vështrimit të tij. Në ballkonin e shtëpisë përballë stolisur me saksi lulesh kishte dalë një vajzë e re, me fytyrë të qeshur që i ndrinte në rrezet e diellit të mëngjesit.

“Është e kolme, më tha. Është nxënësja ime”.

Hëngra mëngjesin dhe vajta në lice, që ishte aty afër, te drejtori. Drejtor ishte Kostaq Cipoja, ish-profesori im i shqipes gjatë pesë vjetëve. Më priti shumë mirë dhe sjellja e tij më dha zemër në kryerjen e detyrës së vështirë që kisha marrë përsipër. Kisha kursin e letërsisë franceze në Seconde dhe Premiere. E dija ç’mal kisha përpara, por me vullnet, durim dhe sidomos me punë do të mund ta ngjitja këtë të përpjetë që më priste. Një nga studentët që më bëri shumë përshtypje ishte Kristaq Tutulani, hartimin e të cilit e kisha çmuar me notë të lartë. U thashë studentëve se nuk isha profesor me “titull”, por “malgre lui” për të zëvendësuar atë që ishte shumë më i zoti se unë në këtë detyrë, por, por, se, me punë dhe me ndihmën e tyre, – atyre u erdhi mirë nga këto fjalë, – do bënim si të bënim për t’i mbyllur “me nder” këta dy muaj e gjysmë që kishin mbetur deri në fund të vitit shkollor.

Një ditë para se të linin Shqipërinë profesorët francezë, drejtoria e liceut u shtroi një darkë lamtumire në hotelin “Pallas”. Me sa më kujtohet, në këtë darkë ishin profesorët francezë me drejtorin teknik të liceut, De Kurvilin, Kostaq Cipoja, Ligor Serafimi, Selma Riza, Fejzi Dika, Enver Hoxha dhe unë. Fjalën e lamtumirës e mbajti Selman Riza, ish-nxënës i shkëlqyer i këtij liceu dhjetë vjet më parë dhe tani profesor po aq i shkëlqyer i frëngjishtes. Fjalimi i tij, në një frëngjishte të përkryer, u prit me admirim nga të gjithë, sidomos nga De Kurvili, i cili tha se duhej të matej mirë për t’iu përgjigjur ashtu si duhej këtij fjalimi të bukur të Rizës. Ne, që e njihnim prej kohësh, mburreshim për këtë arsimtar të rrallë që na zbardhte faqen. Enveri, që s’kishte si të matej me të, e futi në burg për të vetmen arsye se ishte shqiptar dhe jo komunist.

Pas nja dy ditësh kisha kursin e letërsisë së Premiere. Do të flisja për “Mizantropin” e Molierit. Kisha sjellë nga Tirana Lansonin, librin e vëllimshëm të letërsisë franceze dhe Levrault, librat e mi të preferuar që në vitet kur i studioja vetë si nxënës. Me të vajtur në dhomë pas darke, u ula në tavolinën që, me sa dukej, do të më hynte vetëm mua në punë ngaqë Enveri nuk ulej kurrë atje dhe iu shtrova punës. Enveri, siç e kishte zakon, shkonte e vinte nëpër dhomë me duar në xhepa. Njëherë m’u afrua dhe, ashtu shtruar siç qe, më tha: “Qenke punëtor i madh!”.

“E do puna”, i thashë dhe vazhdova punën. Mbaj mend që ankohej për këmbën që i dhimbte. Kishte edhe një bastun që e përdorte nganjëherë.

Një pasdreke iu vura punës për të korrigjuar hartimet e nxënësve. Ishin nja 20 hartime për t’u korrigjuar dhe nga katër faqe tabakë letre për secilin, më priste një punë e madhe. Në faqet e çdo hartimi duhej të bëja vërejtjet e mia me shkrim dhe kjo s’ishte punë e lehtë: nxënësit ishin mësuar me shënimet e De Kurvilit, të profesorit francez që ishte i degës dhe jo njeri dosido. Rrija më shumë se dy orë me një hartim dhe Enveri, që vinte rrotull nëpër dhomë, më tha: “Paske durim të madh! Mjafton të hedhësh një sy dhe të vesh notën që meriton secili”. “Një fjalë goje”, i thashë dhe vazhdova punën.

Gjatë atyre dhjetë javëve që banuam bashkë, nuk e pashë kurrë të punonte. Jepte mësim morali në klasat e ulëta të liceut, lexonte me orë romanin “Voyage au bout de la Nuit” të Ferdinand Celinit. Nuk më foli kurrë për politikë, pa le për komunizmin. Të ishte komunist, si adept i një doktrine, për të cilën të tjerët vajtën në Spanjë për të luftuar, do të përpiqej të më bënte për vete, një neofit të këtij besimi, sepse s’iksh frikë se mund ta kallëzoja. Kam qenë me të deri në gjysmën e vitit ’40. Jam më se i sigurt që s’kish deri atëherë në kokë ato ide të mbrapshta që do ta ngrinin shumë, katër vjet më vonë, në ato lartësi marramendëse nga u dha munxa atyre që i kishin dhënë të hante dhe nga hodhi në greminë të afërmit, shokët dhe sidomos vendin që i kishte hapur sytë.

Ia vlen, më duket, të ndalem sadopak te kjo figurë, që është për mua një sfinks ndanë piramidës së ndërtuar me eshtrat e atyre që vrau: te ky njeri që u bë ai që u bë dhe që s’do të bëhej sikur punët të mos bëheshin ashtu siç u bënë. Më se një herë kam vrarë mendjen për të zbuluar të fshehtën e një jete që i kushtoi vendit qindra mijëra vdekje; më se një herë kam thënë me vete, kur populli i shkretë, që s’e njihte ashtu si e njihja unë dhe ata pak gjirokastritë të Liceut të Korçës, duartrokiste dhe brohoriste për të kur dilte në tribunë, kur salla ngrihej në këmbë, histerike, tragji-komike dhe bërtiste e çirrej si çakej të uritur, kur disa, të dobët nga mendja dhe ca më shumë nga morali, derdhën lot për mortjen e tij, ashtu si kishin derdhur edhe për xhelatin tjetër aziatik, – më se njëherë kam thënë me vete: “Si është e mundur që ai, një nxënës nga ata mesatarët e liceut, të shkojë për të studiuar në Francë për shkencat e natyrës, me bursë (tjetër enigmë, sepse bursë u lidhje vetëm nxënësve të shkëlqyer)- të mos jetë i zoti të kryejë studimet, të mos japë provimet, t’i presin bursën, të bëhet një mësues i dobët dhe, më vonë, një burrë shteti i përmendur dhe që do ta marrë historia”? E kam njohur të urtë, gaztor, fytyrëqeshur dhe si u bë ashtu si u bë i egër, ogurzi, përbindësh?

Në ç’lartësi mendjemadhësie dhe marrëzie e ngritka njerinë, këtë “kallamin më të dobët të natyrës”, pushteti i nëmur, i urryer, që pjell sulltanë e Neronë, tranë e despot, këta përbindësha që hynë në histori për atë gjak që derdhin? Një nga këta është, pa dyshim, edhe ky, që e hodhi vendin në greminë. Merreni me mend sikur Perëndia ta kishte dërguar në këtë tokë të bukur që ndrit si perlë buzë Adriatikut dhe Jonit, si i dërgoi Turqisë buzë humnerës Ataturkun e madh!

Vinte nga mali me një ushtri të përgatitur mirë, me një disiplinë të fortë, në lulen e moshës, kur vendi ishte në një pështjellim të madh, kur komunistë, ballistë, zogistë, fashistë, nazistë, ishin përleshur dhe kishin derdhur gjak vëllavrasës, por tani këta të tre të fundit nuk ngrinin më peshë; në fuqi tani ishin vetëm komunistët. Me pak tru dhe me pak njerëz të zgjedhur,-se ky vend i vogël s’ka nevojë për shumë,- për me dashuri për vendin dhe me shumë vullnet të mirë, në marrëveshje me Perëndimin, ky vend mund të hynte në marrëveshje me Perëndimin, ky vend mund të hynte në udhën e demokracisë dhe, në vend që të merrte atë kthesë që e hodhi në greminë, mund të merrte kthesën tjetër që ta kthente në lartësitë e ndritura.

Por ai zgjodhi pikërisht atë udhë që ia ndalonte arsyeja, por që ia kërkonte dhe lejonte kotësia. Bëri diçka të mirë që nuk do ta bënin dot aq shpejt qeveri të tjera që mund të vinin: jo arsimimin, -sepse këtë e kishte bërë para tij dhe më mirë Zogu, -jo elektrifikimin, -që do të bëhej në çdo qeveri, -por që e vuri popullin të punonte: u bënë shumë punë të mira: u thanë moçale, u hapën kanale, -gjëra që do të bëheshin edhe nga të tjerët, vërtet pak më vonë, por jo me kërbaçin e kampit të Maliqit dhe me vdekjen e të burgosurve, – u ngritën hidrocentrale, po edhe bunkerë që të kallin tmerrin kur i sheh; populli kishte vërtet qetësinë e Zogut, por s’kishte drejtësinë. Humbi nocioni i së drejtës, i pronës së shenjtë, i atributit “njeri”.

Njeriu s’ishte më njeri, u kthye në një qenie amorfe, pa karakter, pa ideal; arriti deri në atë pikë sa të urrejë vendin e vet! Jo vetëm ta urrejë, por edhe ta mallkojë! Në një kohë kur palestinezët luftojnë për një pëllëmbë tokë në shkretëtirën e Judesë, “njeriu i ri” lë vendin e vet të bukur dhe shkon e lyp kafshatën e gojës, duke trokitur në derën e të huajit që e pret me përbuzje.

Shqiptarin që e kanë admiruar dikur të huajt e mëdhenj, e pështyjnë sot bastardët që s’janë aspak më të pastër se ata horra, që, për të marrë një vizë të qelbur, shesin nderin dhe atdheun. Shqiptari vërtet mërgohej nga vendi i vet, por mërgohej si zotni dhe, pasi punonte disa vjet, kthehej si zotni dhe jo i përzënë me shkelm në prapanike. Mërgimi ishte derëçelë në kohën e “tiranit” Zog kur mund të shkoje dhe ku të doje në të gjithë botën. Por ai, i ligu, e mbylli këtë vend në një bodrum të fëlliqur, në një kënetë të ndotur ku krokasin natë e ditë bretkosa të mjera.

Afro gjysmë shekulli në errësirë, në këllirë, me mashtrime, gjurmime, pushkatime, internime, spiunime, kur bije në shtrat me frikë dhe ngriheshe me frikë; kur të dridhej zemra kur binte porta; kur prisje më gjak të ngrirë, -kur jepeshin triskat e Frontit, – se mos nuk përmendej emri yt në listën e të “zgjedhurve”, -se kjo triskë që s’të hynte fare në punë kur e kishe, të prishte shumë punë kur s’e kishe, që të merrte në qafë jo vetëm ty që s’e kishe, por gjithë familjen; kur bëheshin mbledhjet e lagjes ku duhej të flisje dhe të thoshe ato që s’doje t’i thoshe; kur ngriheshe në tre të natës për të zënë radhën për të blerë një kile mish me krimba të rreshkur dhe të rrëgjuar në frigoriferët për shumë vite, ose dy shishe qumësht, duke pritur jashtë në shi, deri sa të vinte shitësja, kur suleshe për të zënë radhën e gjizës; kur ktheheshe në shtëpi duarzbrazur se s’kishte më qumësht, pasi kishe pritur me orë… Cila pendë, cili penel, cila simfoni do të jetë vallë në gjendje të japë atë tablo mjerimi, që e kaploi popullin e mjerë dhe e ktheu në një kope të bindur, të uritur, të poshtëruar?

As Katilinat a Kaligulat s’kanë si i qasen atij që mbajti në skllavërinë më përbindëshe tre milionë varfanjakë afro gjysmë shekulli! Brezat që do të vinë s’do të besojnë që në mes të shek. XX kishte një vend në Europë që nuk e zinte dielli, ku dita ngrysej e gdhihej në errësirën më të thellë të shekujve.

Ç’qe kjo gjëmë dhe kjo nëmë që të zuri, o moj Nënë? Cila zanë të pat shitue në këtë mënyrë? Ja, këto mendime më vijnë sot, një ditë të bukur fundgushti, këtu në Piqerasin e Bregut, me atë ujë të bruztë dhe të kulluar si lot i syrit që do ta kishte zili edhe ai i brigjeve më të përmendura të rruzullit po ta shihte edhe të punuar nga dora e njeriut! Kam parë shumë vende të bukura të Europës dhe të Anglisë.

Që në moshën e rinisë pashë Riminin, Venecian, Stokholmin, liqenin e Komos, gjirin e Napolit, Sorenton dhe Iskian. I bukur do të jetë me siguri edhe bregu i përmendur i Kalifornisë apo Gjiri i Rio de Janeiros. Por, po aq i bukur është edhe Ksamili ynë, që, ndonëse i zhveshur siç është tani, shkëlqen në tërë lakuriqësinë e tij kaltërore. Dhe një ditë, kur atje të jetë jeta, kur varkat me vela do të vozisin në ujërat e kristalta, kur brigjet të nanurisen në pllaquritjen e valëve të Jonit, ata që do të shkrihen atje duke u thekur në diellm do të më kujtojnë dhe do të më japin të drejtë.

45 komente në “Rrëfimi i Vedat Kokonës: 10 javët në një dhomë me Enver Hoxhën”

  1. Pako says:

    Nuk paska dicka konkrete per enverin ,vetem pergjithesime,Enveri u be dikushi dhe dicka beri per kombin e tij,ti bere nje mut qe te hash,pse duke share Enverin do shesesh libra ti,Enveri kishte 10 tru dhe vdiq me nderime,keta merhumerit e sotem i kishte Hyzmeqare te dores se trete,respekt per Enverin me popullin nuk ishte kurve por i drejte

    1. pitu says:

      pako e urren kete kohe dhe ate para enverit se sot tjetri te thote mendimin e tij dhe ske ci bene shumica e njerezeve kan lindur qe te punojne dhe te thone mendimet e tyre enverin nuk e ndaloi njeri te shkonte nga donte ai vuri trekendeshin dhe telat me gjemba

    2. Ilirjan says:

      I gjithe populli ishte hyzmeqar i Enverit. Ky eshte fakt dhe, ti ke te drejte ta duartrokasesh, dikush tjeter ka te drejte te mos e mendoje si ti.

    3. Paro Turqiu says:

      Ti provon se Enveri ishte tolerant. Se me kete urrejtje qe paske pasur ne bark, edhe Krishti do ti kishte varur koqet ne bige. Mes te tjerash paske qene edhe hipokrit, dhjeraman, servil dhe bythe-lepires. Memuaret e tu qenkan per ne kosh, shoku Belul Kokone Gjeraqina.

    4. Operacioni Zjarri says:

      Ne veri ka nje shprehje “Burri ka gjithjne kohe te turperohet”. Keshtu edhe ky. Nuk i vinte aspak turp kur shkruante se arsimin e beri me mire Zogu. Pika mor i rrjedhur. Ne vitin 44 Shqiperia e kishte popullesine analfabete ne masen mbi 93%. Hidricentralet thote i rrjedhuri do ti benin edhe te tjere. Po kur? Kane kaluar 31 vjete nga renia e komunizmit, dini ndonje hidricentral te ri vec atyre te Enverit. Po mire more profesor po harrove qe zotrote dhe mesim ne universitet, ne ate qe ngriti Enveri se s’kish tjeter. Lavdi Enver Hoxhes luanit te Shqiperise.

      1. ben says:

        Operacioni Zjarri-me vjen keq qe ne Shqiperi ka akoma idjote te kalibrit tend qe kujtojne me nostalgji kohen e kryekriminelit Enver. me siguri, zotrote duhet te jesh ndonjeri nga ato qe i lepinin prapanizen dhe kryenin punet e pista per te, ose je pinjoll i dikut qe permbush pershkrimin e mesiperm.

    5. Adi says:

      Ti je copa e idiotit qe mund te flasesh keq per prof. Kokonen. Mijera te pushkatuar dhe internuar si dhe burgjet te mbushur me shqiptare dhe plot “armiq te brendshem” qe shumica u denuan thjesht si rivale apo të tjerë qe u denuan pse donin nje demokraci te vërtetë, flasim vete per Enverin tend. Qe ta kuptohet me mire Enverin, shiko Salen, njeriu qe kaliti partia. Injorante si ty e lane kete komb mbrapa.

      1. Paro says:

        Po pse mo Adi qe nuk di? Une nuk po mbroj Enverin. Po Vedati ndjese paste keto di tha sa ishte gjalle, perfitoi nga Enveri, me vajzat ne bash te vendit, dhenduret akoma me mire, dhe vetem perfitoi nga miwesia me Enverin. Guret qe hedh pas per cikerima pune femrash dhe per paaftesi jane dengla e xhelozira. Po sot nuk vlen te merresh me kesi memuaresh qe vlejne as per ne qenef.

    6. Vranakonti says:

      PAKO,te lumt dora dhe menjda.Jane te verteta ato qe thua.Ky Vedati nuk eshte shqipetar,ose eshte me gjak te prishur.Enveri thot ai e ktheu shqiperine ne nje moçal,kur ne te vertete e mori moçal dhe e beri nje vend me industri dhe bujqesi te perparuar.Mbushi vendin me uzina e fabrika,hapi shkolla nga te gjitha anet e vendit,krijoi nje sistem shume te mire drejtesise dhe shendetesie,krijoi nje ushtri nga me moderne ne ballkan tej.etj.qe Vedat Koknes nuk i pelqen t’i thot sa ka frike.Turp te kete.

  2. VF -LP says:

    Kukuvajkat
    Enver Hoxha e udheheqi popullin si princ , jetoji si princ dhe vdiq si princ.
    Keto qelbesira flasin pas, kur princi nuk ishte me
    Lavdi legjendarit ENVER HOXHA e nxorri Shqiperine nga pluheri i mesjetes.

  3. Nori says:

    Na çate trapin me keto idotesira!ja na thoni nje intelektual te sotem dhe une t’ju numeroj mijra ne kohen e Enverit!Apo sot vleresimin e intelektuleve e bene Dash Kaloshi me nje fare Agron Markagjoni!Per kete kategori e keni fjalen dhe nese po keni nje te drejte sepse ne ate kohe nuk kishte Mark Maku,Gjekmarku,Mziu e Noka!

  4. gjeramadhi says:

    akoma kërkon konkrete ti more

  5. Davidi says:

    Skena qe ky u zgjua, Enveri ishte te dritarja dhe Vedati nisi ta shikonte me koken mbeshtetur mbi berryl, sikur kishin fjetur bashke. Vari Ramen.

  6. faro says:

    Me vjen keq por një burrë I zgjuar, nuk duhet t’ia lejojë vetes të prezantohet me këtë shkrim kaq të varfër.
    Burri me mend rreshton vlerat dhe antivlerat dhe nuk e ul veten deri në nivelin e vlerësimit si dobësi kur një djal të Ri I bën përshtypje një vajzë që e sheh nga dritarja.

  7. edmond says:

    E lexova thjeshtë për kureshtje…. ka një pasaktësi të madhe: “…arsimimin e kishte bërë para tij më mirë edhe Zogu”! Vërtet në 1945 a e dini se sa % e popullit shqiptar ishte analfabet?

  8. AlbNY says:

    Ore kaq i zoti paska qene Enveri sa asnje nga keta bythpalaret nuk i doli perpara?! Nuk ngeli legen pa e share. Po ku ishte Vedati qe nuk u be me i zoti se Enveri?! Korrigjinte hartimet e bxenesve ne ferngjisht!! O Vedat, megjithese ke vdekur, Enveri kushte sistem tjeter mesimdhenie dhe korrigjimesh. Ty nuk ta nxinte truri aftesine e tij. Te gjithe keta nuk ishin asgje me shume se ndihmes te Enverit. Pse nuk u bere ti Vedat, numuri 1 ne Shqiperi? Sepse ti qendrove ne shtepi ndersa Enveri doli malit e u be ai qe u be ne saje te aftesive. Ti zgjodhe te rrish ne shtepi me mamin se o nuk deshe te luftoje kunder pushtuesve ose ishe frikacak. Enveri doli dhe fitoi luften. Dallime te vogla apo jo?! Intelektualeshët qahen.

    1. Lexues says:

      Luften e drejtuan dhjetera komandante e komisare te njesive partizane qe Enveri i masakroi pas luftes dhe e fituan mijera partizane qe sakrifikuan jeten, shendetin dhe rinine ne lufte kunder fashizmit.
      Edhe, thuhet numri, jo numuri, o figure.

      1. AlbNY says:

        Po mire mo eqol, ata komandantet i vure ti apo Enveri? Po mire mo irak, komandanti i pergjithshem kush ishte mo?! Ore po te gjithe ju ne nje klase keni qene ne shkolle?! Ne klasen e budallejve? Mbahu te “numuri” tani o eqok.

  9. Lala i Lushnjes says:

    Për merakun dhe dyshimimi që shtrohet në pyetjen që i benit vetes ju profesorët se “si ka mundësi që AI një nxënës mesatar u bë AI që u bë ( nuk ju mohohet pregatitja profesionale) dhe ju humbët rrugës e ” thyet këmbët ,, se ” shkelët mut,, në bar të njomë e u rrëzuat në “gur të thatë,, ka një përgjigje të thjeshtë. Ju more zotërinj, që vraponit kush ti dalë përpara më par “drejtorit,, francez, hodhët ndonjë firmë gjëkundi , ju vunë një “tel në hundë,, e ju tërhiqnin që andej. Ai i MADHI ENVER, hodhi vetëm një firmë dhe beri vetëm një marveshje, me popullin e tijë me shqiptarët e ndershëm. Kësaj marveshje i shkoi deri në fund si patrioti më i madh dhe shqipëtari më i madh i të gjitha kohërave.

  10. Emigranti. says:

    Ok.
    Gjithekush ka te drejte te flase dhe duhet rrespektuar per te drejten e fjales dhe mendimin, por si dhe sa vleresohet eshte tjeter histiri.
    E dime kush ishte Enveri …une sot jam 55 vjec psh dhe kam jetuar 25 vjet ne rregjimin e Enverit…dhe 30 vjet ne “demokracine e Saliut, Fatosit, Ilirit, Edit.
    Enveri.
    E mori vendin ashtu si te gjithe e dime…nje mocal…kasolle…bakerpunues…citjanethurres.
    Nuk ka nevoje te permend se cfare beri por BERI SHTET.
    uje , drita ,shkolla ,spitale, hekurrudha ,traktore uzina, nafte, tekstile, exporte…etj.
    Atehere punohej te dashur miq dhe shkollohej. Ne oren 7 te mengjesit rruget gumezhinin sepse turmat shkonin ne pune dhe ne shkolle.
    Kishte tek tuk ndonje aksident… po… nje ose dy vrasje ne vit po…kishte burgje po…denoheshe per politike apo agjitacion po…ai ishte ligji mos e thyej dhe je ne tregull.
    Saliu Fatosi Iliri Edi.
    Jane te sistemit tjeter “demokraci”.
    Filluan dhe prishen gjithecka ishte ndertuar.
    U vodh gjithecka, u placket gjithecka, u vodh thesari I shteti, floriri, u mbushen rtuget e Botes me prostituta Shqiptare u mbushen burger e Botes me vases hajdute perdhunues drogaxhinj Shqiptare, mashtrime rrembime vrasje kercenime cdo dite. Ndertime pafund me para droge e prostitutioni. Shkollat jane bere biznes spitalet biznes, askush nuk flet sot per artin shkencen zhvillimin …te gjithe flasin ky vrau ate ai vrau ate ky ndertoi ate kompleks ai ndertoi ate pallat para te fituara me breke dhe droge…asnje I ri nuk do te shkollohet askush nuk kerkon pune por gjithkush kerkon diploma fallso gjithkush pyet sa eshte kilja e mariuanes apo kokaines.
    Kujdes degjoni me vemendje.
    Keta tipa qe blejne diploma false dhe jane ne linjen e tregut ke kokaines…sot qeverisin Shqiperine.
    Jane.
    Ministra…deputet…prokurore…gjyqtare…businessman.
    Gjithe te mirat miq.
    Me vjen keq per brewing qe po rritet ne kete demokraci…per femijet Shqiptare qe nuk po dine ku po shkojne me ate sistemin tuaj.

    1. vezhguesi says:

      Emigranti-juve thoni se ne kohen e Enverit punohej.
      Do te te tregoj nje histori qe me ka ndodhur mua vete ne ate kohe.
      Dikur, ne nje nga “veprat e medha”, meqenese zoteroja gjuhen italiane, mu kerkua qe te shoqeroj nje specialist italian qe kishte ardhur per te instaluar nje makineri shume te rendesishme.
      Nje te hene, pasi priti per mese 2 ore tek vendi i punes dhe asnjeri prej mekanikeve nuk u be i gjalle, me kerkoi qe ta coja atje ku e kishin dhomen e tyre.
      Hyme brenda ne kohen kur debatet mbi ndeshjen e futbollit qe ishte luajtur nje dite me pare kishin arritur kulmin dhe kur diskutimi per nje penallti te dhene prej arbitrit po behej me tone te larta.
      Kur hyme brenda, te gjithe pushuan dhe italiani me kerkoi qe ti perktheja ato qe do thoshte.
      Filloi ti spjegonte njerezve se koha e punes duhet respektuar dhe gjera te tjera te tilla. Ne fund e mbylli duke ju thene se:
      “shteti ju paguan qe te punoni dhe jo te merreni me llafe duke bere sikur punoni”, pastaj papritmas ndaloi dhe pas disa sekondash tha, “megjithese edhe shteti ben sikur ju paguan”, pastaj beri prapakthey dhe u largua duke ma bere me shenje qe te shkoja me te.
      Natyrisht qe keto fjalet e fundit nuk pata guximin qe t’ja perktheja te tjereve, por me siguri i kishin kuptuar pa ndihmen time, pasi televizioni italian shikohej nga te gjithe ne fshehtesi dhe shume njerez kuptonin gjuhen e folur italiane.
      Morali i kesaj historie eshte se ne kohen e Enverit qeveria bente sikur na paguante dhe ne benim sikur punonim.
      Eshte e vertete qe ne ate kohe, njerezit thyenin kembet qe te paraqiteshin ne pune ne oren 7 dhe e linin ne 4 mbasidte, por eficenca e punonjesve ishte shume e ulet. Nga ana tjeter eshte e veshtire qe te punosh me barkun bosh …, por juve miku im, ose nuk e keni jetuar ate kohe, ose i paskeni harruar dyqanet e zbrazura. Bile ne ate kohe qarkullonte nje barcolete:
      Me pare dyqani mishit kishte tabelen “Kasap”, por hyje brenda e gjeje mish, sot tabelat thone “Mish”, por hyn brenda e gjen … kasapin.

  11. Si gjithmone kur shkruhet per kjofte largun Enver , pa diskutim dalin jashteqitjet komuniste ne mbrojtje te tij . Lind pyetja , si ka mundesi qe keta tru shperlare mos ta pyesim vehten si arriti ky kriminel te na e prishin trurin ne kete mynyre pothuajse te pa riparueshme , perse harroni se ishte ky skizofreni e Gjirokastres qe pati vra edhe vete komunistet e shoket e tij gjoja te luftes pa e marre pushtetin e deri edhe mbas ngordhjes se tij . Kurse per ata qe nuk ju pelqejne oto qe paska shkruajtur Vedati , çfare nuk eshte e vertete more tru bunkere , a nuk e shikoni se sa ne mynyre te super sakte e pershruan gjakatarin Enver , a nuk ishte ai shkaku qe ne pa perjashtim ishim me te verete nje popull skllav ne mes te Europes , pa prone private pa te drejte fjale apo levizje te lire edhe brenda vendit te rrethuar me tela me gjemba , e harruat vitin 90 se si sklleverit po largoheshin nga vendi i lulezuar socialesh nga syte kembet e duke mos marre parasysh asnje dhoj rreziku ..Po ju a rikujtoj qe ish komunistet bashke me islamiket jeni si te ndash nje mut pergjysme , ju patet vra ne emer te idollogjise , kurse islamiket ne emer te fese , fara ma e keqe e njerezimit ………..

  12. Sokrati says:

    Kokona xheloz, frikacak dhe skrupuloz fanatik, megjithate flet disa punë të mira, që ka bërë Enveri…

  13. Km says:

    Ketij i paska ngjare Mirvjeni.Mesuese qe u thoshte kolegeve:-“merrjuni shpirtin nxenesve,ofendoini”

  14. Lungara says:

    A mund te me pergjigjet kush cfare pati bastardi Enver qe burgosi Selman Rizen?
    Pastaj flisni per sukseset e komunizmit. Sukseset i shikoni te permbledhura ne fotot e 1991 te eksodit me anijen Vlora nga Durresi.

    1. AlbNY says:

      Po mire more budalla tipik, Meksika, Ekuadori, Brazili, Nikaragua nga Anerika Latine, Greqia, Portugalia, Italia, Spanja nga Europa, gjithe Afrika etj, nga sukseset e komunizmit emigrojne njerzit atje?! Cfare keni ne vend te trurit brenda kafkes? diarre keni ne vend te trurit. Se jeni kaq idiote, bsoni cfare vjellin deshtsket si Kokona.

  15. Shkodra Loce says:

    Or ti “Tru bunker”, mos t’ishte ai “kjoftlargu” nuk do kishte Shqiperi. Per 30,40 vjet kaperceu shekuj mbrapambeturie.

    1. Cipini says:

      AlbNY budalla patetik. Kokona ka qene profesor, nuk ka lare toilets ne NY.

  16. Liria says:

    Vedat Kokona eshte nje figure e nje njeriu te vecante.Perkthyes me i mire i gjuhes frengjishte shkrimtar dhe nje akademik me titul te marre Doktorir Honoris Causa ne France. Si shume intelektuale te vemendshem si psh Ismail Kadare ai e mbajti inteligjencen nen hije pa folur per regjimin. E verteta eshte se Enver Hoxha ka qene nje diktator dhe kriminel i cili e mbajti nen dhunen e tij nje popull per 45 vjet me rradhe. I kemi jetuar ato kohe nuk mundet te jete nje diktature nje premtim i lirise per tu cmuar nga skllaverimi qe i tjetersoi Shqiptaret deri ne spiuna dhe te pabese.

  17. Maqo says:

    Rezultatet e Enverit ishin ne sy te gjithe botes: Thoni nje vend me te varfer e me te gjymtuar se Shqiperia dhe debatet mbyllen ketu.
    Mire thote Lungara: Vapori VLORA eshte kartolina me e bukur e Shqiperisee se lumtur enveriane. Keta pasardhesit e Enverit ne krye te shtetit keto 30 vjet e bejne edhe nje mut-enver te jete me i deshirueshem, por varferite, pabesite, frika, edukimi shkaterrues i solli me i ligu i historise shqiptare. Si mund te kete kaqe komentues tru-pelte, qe ta quajne “burre te madh” nje MOSTER?!

  18. katarakti says:

    Enveri është si monedha me dy faqe. Regjimi i tij pati shumë anë pozitive dhe shumë negative. Enveri e ngriti Shqipërinê nê kêmbê, e transformoi nga koka te këmbët, por njëkohësisht vendosi një diktature personale. Vrau, preu, internoi, burgosi dhe persekutoi familjarisht miq dhe armiq. Arriti puna që në treg mungonte gjithçka, që nga mishi, qumështi, gjalpi etj etj. Njerëzit rronin me frikë. Për njê fjalë goje merrnje në qafë veten dhe gjithë fisin.
    Prandaj disa do ta urrejnë përjetësisht atë, ndërsa disa do ta adhurojnë përgjithmonë. I meriton të dyja. Aq më shumë kur shikon si përfundoi Shqipëria gjatë këtyre 30 vjetëve shkërdhatokraci.

  19. Pershendetje Lungara , ai njeri i mallkuar pati burgosur gjithe popullin , ( a nuk jetonim ne nje shtet burg te rrethuar me tela me gjemba , pa fole fer ferret e verteta ne Burrel Spaç Bulqize tej ). Ai bastard skizofren nuk kje mjaftuar vetem me burgosjej e poullit , por na pati detyruar qe te burgosim edhe bagetite brenda ne shtepi vetem qe ti shpetojne syrit vigjilent te partise . Aa kam nji pyetje per tru bunkeret , po themi qe me te drejte i pati burgosur kundershtaret ?!, por kush ja pati dhane ate te drejte kjofte largut qe edhe mbas vdekjes keta fat keqe te mos varrosen nga njerezit e tyre te aferm , pra ai i mallkuar i denonte njerezit edhe te vdekur , me qellim qe tu humbasin edhe varret , e pabesuar per brezin e lindur mbas 90es , shiko se çfare i bente shqipetari shqipetarit i çedukuar nen mesimet e Enver hales se mallkuar …..Prandaj dita e çlirimit duhet qe te quhet dita e zeze e pushtimit te eger komunisto bolshevik …etj etj etj etj etj etj etj etj ………………………..

  20. Vetë Kokona te romani i tij “Me valët e jetës” në mënyrë të realtë kur rrëfen për demonstratat e bukës në Korçë përmend një djalosh të gjatë që ua rrëmben armën një oficeri të xhandarmërisë. Përse më pas e kritikon Enverin? Domethënë vetëm ajo historiçkë ia ka shpëtuar tërë veprën, karrierën si shkrimtar e ndoshta edhe jetën.

    1. lexuesi says:

      Beqir Sulejmani-po ku permendet ne librin e Vedatit se ai i riu paska qene Enveri?

  21. Gigio says:

    Hipokrite dhe qelbesire. Edhe Skenderbe gjigandin e shane … kur vdiq

  22. Astrit says:

    Na kane care trapin 30 vjet se enveri ishte pa shkolle, se ngeli ne france e te tjera pallavra. Ky boti e konfirmon qe ishte nje nga profesoret e liceut te korces e shkollen e kishin mbaruar bashke ne france.
    Sa per ate rizen a napen si e kishte, e kane fut ne burg ato qe zbatonin ligjet e shtetit; enveri nuk ishte polic po burre shteti qe e emancipoi popullin e tij e beri maksimumin per te

  23. Raqi says:

    O vedat nuk e di cmoshe ke, por llogjiken dhe stilin e ke te nje nxenesi fillore. Me kujtohet kur isha femije ne vitet’ ‘80 qe kam lexuar dicka nga ty ose mbase nje liber te perkthyer prej teje. Me ka pelqyer dhe kisha reapekt per emrin tuaj pikerisht prej experience. Kurse tani, mbasi lexova keto kujtime, karakteri tuaj u shnderrua ne ate te dikujt qe eahte I dobet, frikacak, ziliqar, i paafte dhe i pakarakter.

    Lideret e vertete lindin o vedat, nuk behen. Enveri ishte I tille.

  24. George says:

    Mw keto kujtime Vedt Kokona e prezanton veten si nje plake llafazane
    qe nuk tregon asnje episod per te vertetuar konsideratat qe permend …

  25. Ne te vertete sa here flitet per krimet e kjofte largut Enver vertetohet se idologjia e mallkuar e tij jo vetem qe ju pati shperla trurin , por ja u pati pjerdhur plotesisht , e nxjerre jashte funksionit persa i takon anes njerezore , turp per ju , por ju nuk e njihni kete fjale , perderisa merrni ne mbrojtje nje nga figurat ma te erreta te shekullit te kaluar , nje vrases te populit te vet , nje nder 10 diktatoret ma te urryer te botes , kjofte largu Enver halja e pergjithmone e jetes ………..Lider thote Raqi , ishte lider sigurisht , por ama lider vrases i pa meshirshem gjakatare per popull , se te jashteme u pati hanger menderen ……….

  26. Ne te vertete sa here flitet per krimet e kjofte largut Enver vertetohet se idologjia e mallkuar e tij jo vetem qe ju pati shperla trurin , por ja u pati pjerdhur plotesisht , e nxjerre jashte funksionit persa i takon anes njerezore , turp per ju , por ju nuk e njihni kete fjale , perderisa merrni ne mbrojtje nje nga figurat ma te erreta te shekullit te kaluar , nje vrases te populit te vet , nje nder 10 diktatoret ma te urryer te botes , kjofte largu Enver halja e pergjithmone e jetes ………..Lider thote Raqi , ishte lider sigurisht , por ama lider vrases i pa meshirshem gjakatare per popull , se te jashteme u pati hanger menderen ……….tjetri tru bunker thote , po mos te ishte kjofte largu nuk do te kishte Shqiperi ?!, do te kishte shoku hetues mbase edhe 100 here ma te mire e ma te edukuar , e ma atdhetare , me prone private e vila siç eshte sot , etj etj

  27. Nje mergimtar says:

    Vedati permend nje te vertet te madhe:Enveri vuri ne pune popullin Shqiptar.Pra Ai arriti te na tregonte se nje vend behet me pune e me ide,te cilat i transmetoj ne popull qe pa ndryshime.Ato qe u arriten ne ate “EPOKE” jane veshtire te perseriten.Vedati flet per 3000000-milion shqiptare kur Shqiperia ne 1945 nuk kishte 1000000-milion banore.Sa per ato se veprat do te ndertoheshin edhe nga qeveri te tjera,(hidrocentralet,fabrikat,uzinat,spitalet e shume te tjera )po i shohim si po ndertohen ne keto 30-vite demotakercita.Vedati na kujton kampet e te burgosurve dhe padrejtesisht te gjithe i quan te burgosur te ndergjegjes.Ne diktatura sic ishte dhe diktatura e Enverit kundershtaret gjithmon denohen.Kush nuk e di te lexoj per vende te tjera.Po ju kujtoj artikull botuesit dhe pasardhesve te ketij kalemxhiu:Sa te burgosur ka sot brenda ne Shqiperi dhe sa te tjere ka ne gjithe Europen dhe ne bote.Nuk po them per moshat mbi 50-vjec por po them per moshat nen kete moshe te rritur ne “LIRI”Shteti Shqiptar ne keto 30-vite ka ndertuar ne cdo qytet nga nje burg(per tu plotesuar tekat keqberesve me kushte) dhe popullin e ndershem e ka lene per lemoshe.Shikoni me se jetojne pensionistet qe ja nderuan faqen Shqiperise dhe do te kuptoni se cfar u be ne ate periudhe kohe.Te plotesosh tekat e talebaneve shqiptare te pas 1990-tes do te thote ta besh Shqiperine “delia e zeze”e Europes. Eshte nga vendet ku asnje nuk ka besim tek dokumentat qe leshon(edhe pasaportat biometrike).Eshte vendi qe megjithese e ka vaksinuar nje pjese te mire te popullit me te njejtat vaksina si vendet fqinje certifikatat e leshuara nuk njihen por duhet te vejne perseri test.Ne qoftese gazeta eshte per kete rangall shtet do te thote se niveli i saj eshte shume poshte.Shqiperia ka nevoj per ligj aktiv,veprues e jo mbeshtetje per keqberesit.E ne ate kohen qe na thote Vedati ligji vepronte,megjithese ndonje ligj mund te kete qene antihuman.Sa per emigrimin profesori i nderuar dhe gazeta qe boton keto shkrime e di historine,cfar shkruante Cajupi e shume te tjera.Emigrimi shqiptareve nuk lindi pas diktatures, ajo ndoshta me dhune e nderpreu por mendoj se i beri mire vendit.Nuk e di se si ishin krijuar komunitetet shqiptare ne shume vende te botes para 1990-tes.Do te ishte mire qe pa thene genjeshtra e mashtrime te thuhet e verteta lakuriq.Enveri ka plot gabime qe mund te shahet,eshte mire qe ti gjeni pas analizave dhe qe populli te ndaj te mirat nga “bemat ” e tij.

  28. Simpatizanti says:

    Ja ke fut kot or Vedat .Keto qe thua ti tani jane shperlare .Kishe nonje gje te re ?

  29. Ceni says:

    Ne nje vend te prapambetur te urtet nuk kuptohen, po vriten e burgosen.

  30. agim says:

    Mjerisht me keto kujtime V.Kokona e tregon veten nje kolaq gjirokastre par exelance…Mizantrop.I mireshkolluar por pedant.Shpirt vogel e ne thelb, teper i ngushte …
    Nuk rrefen kujtime se s’ka te tilla qe ta shaje me fakte E.Hoxhen , ndaj shtrydh trute e rendit persiatje prej meskini e sharesi sokakesh..
    Gjate luftes ncl ishte nder aktivistet e rinise se Ballit ne Tirane.Disa here iu be thirrje, bile edhe direkte, nga shoku i rinisw, e i liceut, bashkelagjesi gjirokstrit Enver Hoxha. qe te bashkohej me Luften antifashiste. Nuk u tund . Ne fund te Luftes, kur u be e qarte se komunistet po vinin ne pushtet, E.Hoxha, i dergoi fjale , shokut e mikut te tij Vedat Kokones e nje tufe vedatesh te Ballit qe , per hir te se ardhmes se tyre, per te mos pasur probleme me rendin e ri, te terhiqeshin nga pozicioni i meparshem e , mundesisht te dilnin qofte edhe disa dite ne mal .. si gjasme partizane. Mesazhet e E.Hoxhes me porosi te tij, ua coi Shefqet Musaraj, Skender Topulli etj dhe Vedati bashke me disa te tjere aty nga gusht shtatori 1944 hoqen pelerinat e beretat dhe vune bustinat partizane ne Priske te Tiranes, ku ishin dislokuar brigadat e UNCL qe beheshin gati per sulmin mbi Tirane,Mbas clirimit, me dijet e sjelljet e tij prej intelektuali elitar, por edhe me mbeshtetjen te emri, hija e autoritei i E.Hoxhws, kaloi 4 dekada e ca te qeta e te mbara…Ne fund, kur Enveri s’ishte me dhe nderruan kohet e pushtetet, u kthye ku kishte qene … sic del edhe ne keto te quajtura kujtime… te hidhura, jo per c’ thote ndaj Enverit, por te hidhura ndaj kujtimit te emrit e figures se tij personale …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. D
    Durimi -kosovar

    Durimi -kosovar Ne Kosove vepra e Vedat Kokones ka shenuar mbase kthesen e pare dhe shume domethenese ne shumesine e stileve te artit letrar. Ne vitet e gjashtedhjeta "Rilindja" e Prishtines botoi romanin "Me Valet e jetes I II) dhe "Lulja dhe Shega " per femije. Profesor Hasan Mekuli, pene e shquar e kritikes letrare ne Kosove, i beri shume jehone artiti letrar te Kokones. Po lexonim dicka pertej skemave e formulave te realizmit socialist. Por emri i Vedat kokones u be i dashur ne Kosove gjithashtu me Fjalorin e tij frengjisht -shqip. Vepra e tij u perfshi shpejt ne programet mesimore te arsimit ne Kosove. Ato vite ne Idealistet ne Kosove po perjetonim Rilindjen e vonuar kombetare. Ishin vitet e gjashtedhjeta. Si e kompletova dhe e rigjeta vepren e plote te Kokones? Me sugjerimin e Profesor Rexhep Qosjes, ne trekedshin nderme jt vepres se Thoma Kacorit ne Sofje te Bullgarise , Letersise se arberesheve te Italise ra basti per Krijimtarine letrare te Vedat kokones. Qe t'i bie shkurt vepra e tij ende nuk kishte mberri ne Biblioteken kombetare te Kosoves, as ne Institutin Albanologjik as ne Biblioteken e Katedres se Albanologjise te Fakltetit Filozofik ne Prishtine Per cudi, ndoshta sot nuk e beson njeri, por vepra e tij e plote nuk mund te gjendej atehere ne Kosove. Si t'ia bej hallit? Kufiri i Murit ideologjik dhe ndershteteror Kosove - Shqiperi ishte i pakapercyeshem. Shumehere me i mnershem e me i ashper ndoshta se Muri i Berlinit. Qe t;i bie shkurt: Vepren e plote te Vedat Kokones e gjeta ne Biblioteken e Seminarit te Albanologjise ne Beograd te Serbise. Ma dha ne mirebesim me doren e tij Shkelzen Maliqi. - Merri, bjeru kseroks, mi kthe origjinalet, me tha Xeni . - Besa kthehet me bese, u tha u be I Duhej guxim e burreri per kete veprim. ( Ndodhesha ne Mjediset e Bibliotekes dhe Fakultetit ku kishin kaluar vitet e punes veteranet e Albanologjise: Idriz Ajeti ,Anton Cetta, Kadri Halimi, Henrik Baric, Martin Camaj, e shume e shume te tjere. Kur ia solla Hasan Mekulit, ndjese paste, te fotokopjuar reportazhet "Nga Tirana ne Stockholm' i doli loti. - Me bere nje nder, me tha edhe Profesor Agim Vinca. Pse po i them keto vogelsira, do pyet ndokush nga Moda e opinionisteve? Sepse Udhetimi i Librit shqip ne Kosove ka nje histori te dhimbshme. Idealistet ne Kosove dhe gjithandej Botes shqiptare heret -shume heret i kane pase hapur do shtigje e hulli per perhapjen e Librit shqip kudo ku i thonin Bukes buke e ujit uje. Kjo pune ka pase nisur nga Abetarja e tutje. Mbaj mend kurbetqaret e brezit te hershem ne Kosove kur merrnin rrugen e perendimit me Fjalorin e Vedat Kokones Para luftes me arme historia na meson se njefare lufte u be me dije, me laps e liber. Nuk kam pasur fat ta takoj Vedat Kokonen. Per mendjen time Vepra e Vedat Kokones shenon haapat e pare dhe te sigurte ne kapercimin e realizmirt socialist si metode letrare Me gezon fakti kur lexoj se te bijat e tij po qemtojne e botojne doreshkrimet e tij, Ju uroj suksese i Pergezoj! E ne komentuesit mos te turremi si gjelat ne maje te plehut tue sha e baltose Vedat Kokonen mbretin Zog e Enver Hoxhen. Pse? Na ka ardhe puna qe ma shume i besojne Dynjaja Noel Malkomit e Robet Elsit se gjithe Universiteteve e Akademive tona te shkencave. Si e pse , do pyesni? Sepse dijme vetem te shajme, denigrojme baltosim e perlloqim kush do qe na del perpara budallakive e marreive tona meskine barbare mesjetare. Do vije nje dite qe jo Historia por as femijet tane nuk do na besojne. I perjetshem kujtimi per vepren e Vedat Kokones Jetoi e veproi per artin e kulturen shqiptare deri ne frymen e fundit. Familjareve te Shkrimtarit te madh nje falenderim nga Kosova

    1. D
      Durimi -kosovar

      Durimi -kosovar Ne Kosove vepra e Vedat Kokones ka shenuar mbase kthesen e pare dhe shume domethenese ne shumesine e stileve te artit letrar. Ne vitet e gjashtedhjeta "Rilindja" e Prishtines botoi romanin "Me Valet e jetes I II) dhe "Lulja dhe Shega " per femije. Profesor Hasan Mekuli, pene e shquar e kritikes letrare ne Kosove, i beri shume jehone artiti letrar te Kokones. Po lexonim dicka pertej skemave e formulave te realizmit socialist. Por emri i Vedat kokones u be i dashur ne Kosove gjithashtu me Fjalorin e tij frengjisht -shqip. Vepra e tij u perfshi shpejt ne programet mesimore te arsimit ne Kosove. Ato vite ne Idealistet ne Kosove po perjetonim Rilindjen e vonuar kombetare. Ishin vitet e gjashtedhjeta. Si e kompletova dhe e rigjeta vepren e plote te Kokones? Me sugjerimin e Profesor Rexhep Qosjes, ne trekedshin nderme jt vepres se Thoma Kacorit ne Sofje te Bullgarise , Letersise se arberesheve te Italise ra basti per Krijimtarine letrare te Vedat kokones. Qe t'i bie shkurt vepra e tij ende nuk kishte mberri ne Biblioteken kombetare te Kosoves, as ne Institutin Albanologjik as ne Biblioteken e Katedres se Albanologjise te Fakltetit Filozofik ne Prishtine Per cudi, ndoshta sot nuk e beson njeri, por vepra e tij e plote nuk mund te gjendej atehere ne Kosove. Si t'ia bej hallit? Kufiri i Murit ideologjik dhe ndershteteror Kosove - Shqiperi ishte i pakapercyeshem. Shumehere me i mnershem e me i ashper ndoshta se Muri i Berlinit. Qe t;i bie shkurt: Vepren e plote te Vedat Kokones e gjeta ne Biblioteken e Seminarit te Albanologjise ne Beograd te Serbise. Ma dha ne mirebesim me doren e tij Shkelzen Maliqi. - Merri, bjeru kseroks, mi kthe origjinalet, me tha Xeni . - Besa kthehet me bese, u tha u be I Duhej guxim e burreri per kete veprim. ( Ndodhesha ne Mjediset e Bibliotekes dhe Fakultetit ku kishin kaluar vitet e punes veteranet e Albanologjise: Idriz Ajeti ,Anton Cetta, Kadri Halimi, Henrik Baric, Martin Camaj, e shume e shume te tjere. Kur ia solla Hasan Mekulit, ndjese paste, te fotokopjuar reportazhet "Nga Tirana ne Stockholm' i doli loti. - Me bere nje nder, me tha edhe Profesor Agim Vinca. Pse po i them keto vogelsira, do pyet ndokush nga Moda e opinionisteve? Sepse Udhetimi i Librit shqip ne Kosove ka nje histori te dhimbshme. Idealistet ne Kosove dhe gjithandej Botes shqiptare heret -shume heret i kane pase hapur do shtigje e hulli per perhapjen e Librit shqip kudo ku i thonin Bukes buke e ujit uje. Kjo pune ka pase nisur nga Abetarja e tutje. Mbaj mend kurbetqaret e brezit te hershem ne Kosove kur merrnin rrugen e perendimit me Fjalorin e Vedat Kokones Para luftes me arme historia na meson se njefare lufte u be me dije, me laps e liber. Nuk kam pasur fat ta takoj Vedat Kokonen. Per mendjen time Vepra e Vedat Kokones shenon haapat e pare dhe te sigurte ne kapercimin e realizmirt socialist si metode letrare Me gezon fakti kur lexoj se te bijat e tij po qemtojne e botojne doreshkrimet e tij, Ju uroj suksese i Pergezoj! E ne komentuesit mos te turremi si gjelat ne maje te plehut tue sha e baltose Vedat Kokonen mbretin Zog e Enver Hoxhen. Pse? Na ka ardhe puna qe ma shume i besojne Dynjaja Noel Malkomit e Robet Elsit se gjithe Universiteteve e Akademive tona te shkencave. Si e pse , do pyesni? Sepse dijme vetem te shajme, denigrojme baltosim e perlloqim kush do qe na del perpara budallakive e marreive tona meskine barbare mesjetare. Do vije nje dite qe jo Historia por as femijet tane nuk do na besojne. I perjetshem kujtimi per vepren e Vedat Kokones Jetoi e veproi per artin e kulturen shqiptare deri ne frymen e fundit. Familjareve te Shkrimtarit te madh nje falenderim nga Kosova

      Lini një Përgjigje