Ku po gënjen Albin Kurti?

15 Shtator 2021, 17:19Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Besimtar i kredos së tij për ti parë liderët vendimarrës të shteteve shqiptare të unifikuar, peng i besimit se Tirana dhe Prishtina duhet të koordinohen mes njëri tjetërit, përpara se të flasin me faktorë të tretë, Albin Kurti është vënë në një pozicion të vështirë.

Ai ka dalë para mediave për të thënë se ka marëdhënie normale me kryeministrin e Shqipërisë, se ata takohen rregullisht, si në Bled, po ashtu edhe në Tiranë e Dhërmi, duke përdorur shprehjen tipike të atyre që kanë për të fshehur diçka: “Janë shumë më të mëdha gjërat që na bashkojnë, sesa ato që na ndajnë me Edi Ramën”.

Kurti i bëri këto pohime menjëherë pas ndarjes që vuri në pah vizita e Merkelit, ku mospranimi i tij për të përfshirë Kosovën në “Ballkanin e hapur” e yshti Ramën ta etiketojë si konspirativ.

Në fakt, qëndrimet e shefit të qeverisë së Kosovës për “Open Balkan” janë ku e ku më parimore sesa ato të homologut të tij Tiranas. Ai e tha hapur se preferon një nismë të pranuar njëzëri nga të gjitha shtetet e rajonit, që e ka qendrën dhe garancinë në Bruksel, siç është procesi i Berlinit dhe jo një projekt fantazmagorik, qëllimi i vetëm i të cilit është lartësimi i autokratëve si Vuçiç dhe Rama në rangun e liderëve të vetëm rajonalë.

Por, e keqja është se “marëdhëniet e mira” mes dy kryeministrave shqiptarë nuk janë thyer vetëm nga ideja e Ballkanit të hapur.

Çarja është më e thellë dhe me pasoja më afatgjata.

Në thelb të saj qëndron vendimi i Edi Ramës për të lidhur aleancë të pazgjidhshme me vllaun e tij sllav, Alekandar Vuçiçin. Mjafton të bësh një kronologji të fakteve dhe ngjarjeve të kohëve të fundit, për të kuptuar se përkeqësimi i marëdhënieve Tiranë- Prishtinë, është një dëm kolateral i kësaj zgjedhjeje.

Porsa qeveria e Vetëvendosjes u përcaktua për të kthyer faqen e historisë, në dialogun me Beogradin, duke i dhënë fund mendësisë që tani i takon Kosovës të japë diçka për të arritur marrëveshje, por duke i mëshuar faktit se nëse Serbia nuk kupton të shkuarën e saj kriminale, kurrësesi nuk mund të ketë të nesërme, ajo u përball menjëherë me sulmet e kordinuara të dyshes Rama – Vuçiç.

Ata thanë pak a shumë të njëjtën gjë, në të njëjtën kohë. Presidenti serb e vizatoi partnerin e tij kosovar si një njeri anakronik që e mabn kokën nga e djeshmja. Ndërsa kryeministri Shqiptar me stilin e tij të njohur, reagoi me një shkrim polemik në Facebook duke thënë se “koha nuk ndalet me armët e luftës”.

Ai shkoi me tej duke e fajsuar Prishtinën për ngecjen e dialogut, pasi po e përdorte atë për qëllime të brendëshme dhe e akuzoi se po bëhej e lodhshme për ndërkombëtarët.

Pra, Rama guxoi të kapërcente atë vijë të kuqe që nuk e ka shkelur kurrë asnjë udhëheqës shqiptar, që prej kohës kur ka nisur dialogu në Bruksel. Ai e la peshën e mëkatit mbi palën kosovare, ndërkohë që dihet se është Beogradi që nuk do një marëveshje finale, pasi aty as e kanë ndërmend të njohin dhe të pranojnë pavarësinë e shpallur në 2008-ën.

Por e gjitha nuk përfundon këtu. Kur mbajtja e koncertit të Goran Bregoviçit në Korçë u pasua nga debati i fortë për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj të shkuarës së afërt dhe se sa duhet ta respektojmë dhimbjen dhe emocionin e kosovarëve që kanë vuajtur, në veri të Kosovës ndodhi një njgarje që në Tiranë nuk pati shumë vëmendje. Këngëtari me diskurs të theksuar anti shqiptar, Bora Gjorgjeviq i grupit “Riblja Çorba” mbajti një aheng në qytetin e Leposaviqit.

Deri këtu mund të duket si rastësi, por jo po të dish se evenimenti u organizua nga ministria e Kulturës së republikës serbe. Mesazhi qe i qartë: këta djemtë e Vetëvendosjes bëjnë si patriota në Shqipëri, por qeveria e tyre në Kosovë, ndryshe nga sa ka premtuar, nuk i ndalon dot dot tingujt e një nacionalisti antishqiptar në territorin e shtetit të saj. Vartësat e Vuçiçit iu gjendën në krah Edi Ramës për të krisur me sa mundeshin autoritetin e Albinit.

Ky është qëllimi real i dyshes së liderëve të pakrahasueshëm të Ballkanit: heqja qafe e çdokujt që bëhet pengesë në ëndrrën e tyre për dominimin e rajonit.

Kjo gjë kuptohet fate lehtësisht edhe po të shohësh shtypin e paguar proqeveritar të Tiranës që ka nisur gjatë muajve korrik gusht një fushatë të egër kundër Kurtit.

Ajo merret me mënd po të krahasosh qëndrimet e Ramës, i cili si ka rrshtur asnjë çast shigjetimet ndaj Albinit, por s’ka hapur kurrë gojën të thotë qoftë edhe një kritikë të vetme ndaj presidentit të Sebisë. Nuk ka gjë më kuptimplotë për të prekur këtë realitet, sesa citimi i i një interviste të Aleksandar Vuçiç, më datën 24 gusht 2021 në emisionin “Çirilica”, që e ka risjellë në vëmendje gazetari shqiptar Enver Robelli.

Aty ai thoshte:“Unë dhe Edi Rama nganjëherë qeshim kur marrim komentet nga rajoni se përse nuk duan të futen në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Me të vërtetë, ne së paku nja gjysmë ore qeshim në telefon kur ia lexojmë njëri-tjetrit se kush çfarë ka thënë, pasi ai i ndjek në shqip, ndërsa unë shikoj këtë pjesën nga hapësira ku flitet serbishtja. Pra, kështu qeshim ne dy”.

Ky pohim, që tregon se si Rama zgërdhihet në sy të mikut të vet serb me shqiptarët që mendojnë ndryshe nga ai është një tregues i qartë.

Natyrisht, as ky citim as kjo ekspoze nuk janë brumë për të ngjizur në magjen e nacionalistëve konspirativë akuzat për tradhëtar dhe agjent, që ne i atikulojmë me aq lehtësi. As provat nuk ta mundësojnë, as fantazia më e çmendur nuk ta lejon, që Edi Ramën ta akuzosh në këtë drejtim.

Por, ama, një gjë është e qartë, se ai ka bërë një projekt politik, një plan për lartësimin e aureolës së vet ndërkombëtare, një llogari për të amortizuar problemet e brëndëshme në vend duke u shitur si faktor i paqtimit të shqiptarëve dhe serbëve, të cilin e ka mbështetur fund e krye tek Vuçiçi. Dhe për të realizuar këtë ambicie ai është pak i interesuar nëse viktima kolaterale të saj bien interesat e Kosovës apo kryeministri i saj i radhës.

Pikërisht për këtë arsye, Albin Kurti nuk e ka luksin të gënjejë duke e minimizuar problemin që ka përpara. Ai e di shumë mirë se mes tij dhe Ramës nuk qëndron vetëm Ballkani i hapur. Ndryshe nga sa ai thotë, ato që i ndajnë janë shumë më të mëdha.

Dhe ai e ka obligim të dyfishtë ta denoncojë këtë me zë të lartë, qoftë si politikan, qoftë si patriot. Në detyrën e parë, sepse sado që bëjë sikur nuk e shef, halli i mbetet aty dhe një ditë do të jetë i detyruar të përballet. Në misionin e dytë sepse sa më shumë kohë që të zgjasë denoncimi i kësaj mardhënieje, aq më shtrenjtë mund ta paguajë vendi i tij.

Albin Kurti nuk mund të mbetet peng i klisheve që ka në kokë, për bashkëpunimin e detyrueshëm mes shqiptarëve, kur partneri që i ka rënë për pjesë në Tiranë, nuk mendon në të njëjtën gjatësi vale me të.

26 komente në “Ku po gënjen Albin Kurti?”

  1. Tirona says:

    Hajde analize,hajde.Edhe gjysh Hysniu do ta kishte zili.Andi,je shume manall.

  2. Perseri une says:

    Te duket vehtja i zgjuar, por ne thelb cfaq mendjelehtesi. Ne rastin me te keq cfaq ligesi.
    Po komentoj vetem nje pasazh te shkrimit tend ku thua se Edi Rama e akuzon Kurtin se po saboton bisedimet, kur dihet qe eshte Vuciqi qe nuk do bisedimet.
    Me kete shprehje tenden ti tregon se je nje idjot I lindur. Fakti qe Vuciqi nuk do bisedimet, nuk perjashton qe Kurti i saboton ato.
    Ne thelb ky eshte edhe projekti I Vuciqit. Ai eshte arkitekti I planit qe bisedimet te shtyhen deri sa Serbia te arrije qe Amerika dhe Evropa te lodhen. Jo me kote dolen keto plane ne “non paper” dokumentin ku dilte qarte se plani i Serbise eshte qe kete problem ta kaloje ne Keshillin e Sigurimit dhe Serbia te ballancoje forcat. Ajo synon qe te fusi ne valle Kinen dhe Rusine…
    Rama ka te drejte kur thote qe Kurti me politiken e tij, luan me nervat e Perendimit…
    Pra Kurti eshte dakort me Serbine qe bisedimet te sabotohen dhe kete e ka deklaruar disa here…
    Rama tregohet i kujdesur dhe nuk e thote te verteten e plote qe Kurti eshte shtojce e politikes se Vuciqit…
    Une me keto qe them vetem dua te theksoj se ti gazetar tregohesh idjot dhe nuk kupton qe eshte e mundur qe edhe Kurti edhe Vuciqi punojne per te njejtin qellim….

  3. Bato says:

    O loqja i Hysniut,dihet çfar do shkruash ti o bajge kunder Edit.Ste hodhi ndonje kocke.

  4. Populli says:

    E lexoj keshtu kete Bushatin:
    1. Me te njejten metode si Enveri dhe Hysniu ishin vellezer te Beogradit, edhe Edi eshte vellai i Beogradit. Dmth Bushati eshte njeri mllefesh, jo analizash
    2. Merkeli i thote “Po” Ballkanit te Hapur. USA po keshtu. Tregetaret kosovare i thone “Pooooooooooooooo” Ballkanit te Hapur. Por meqenese i thote edhe Edi “Po” Ballkanit te Hapur, dhe meqenese Andi Bushati e urren (thjeshte e urren) Edin, atehere Edi Rama nuk eshte ne terezi.
    3. Kurti se c’paska ca gjera te tjera me Ramen qe nuk ia thote si vellai vellait, por ia thote Andi Bushatit
    4. Berthama e “gazetar” Bushatit eshte urrejtja. jo gazetaria.
    5. E ka per detyre, paguhet qe te beje kete rol, apo?????

    1. Pilo Lala says:

      Eshte ligesi e djalit te Mehdi Bushatit.
      Vari hejbet.

  5. Bo bo says:

    O Populli
    po ku pidhin e motres sate i tha PO Merkeli Ballkanit te hapur ???
    Pastaj nese Bushati eshte nipi I hysniut, pse u dashka te jete me I keq se biri I KRISTAQIT dhe nipi I SPIRO KOLERES ??

    1. Populli says:

      Pyet ate te motres tate se e tha dhe e miratoi dje Merkeli.

  6. Arian says:

    Si ka mundësi të jet një njeri kaq intrigant.i keq.i zi.bushat plehra

  7. Simpatizanti says:

    Po koqe do mbetesh tere jeten ti or pallosh ?Po si nuk u gedhende njehere xhanem ?
    Po shko more mbushu dhe pastaj hajde.Race e poshter !

  8. Taulant says:

    Ky nuk eshte gazetar por eshte mllefaxhi. Edi Rama edhe sikur te zbuloj sherimin ndaj Covidid, ky koqe prape do te gjeje sebepe per ta poshteruar. Kokeshkret i pa ndreqshem. Kot nuk e la dhe bashkeshortja.

  9. Lushi says:

    Andi leri keto alaliza po na trego se si i hoqi melçine Saliu gjishit Hisni ne Parise!Kjo eshte interesante per ne e leri keto se nuk jane per kategorine tende!Nuk e kuptoj hezitimin qe ka Dashnor Kaloshi lidhur me kete teme interesante!Ndaj po te ergji per ndonje interviste ,tregoja aman se jemi kurioze!

  10. Miri says:

    Këtij dhe Lubonjës nuk i del inati. Është aq flagrante që janë totalisht subjektivë sa e humbin çdo lloj besueshmërie. Sikur Rama ti bëjë gjithë Shqiptarët miliarderë këta të dy do dalin ta shajnë ! E lexoj thjesht nga kurioziteti për të parë deri ku mund të shkojë perversiteti i mëndjes së tyre të sëmurë.

  11. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Interesante: Sali Berisha ish komunist i terbuar, Andi Bushati i nipi zv/pare te Enver Hoxhes dhe Agim Nesho i biri sekretarit me te keq qe ka pase Shqiperia, i pare neper komitete partie, duan te sundojne politiken sot me injorancat e tyre. E çuditeshme? Jo, keta e dine se as Enveri, as Hysniu, as Gaqua nuk ngjallen me , prandaj jane kthyer ne demokrate kalibri si ata te LGB-ve dhe ti degjosh e nxierr ate qe ke ngrene por te ze dhe purtha. Dhe s’e kuptojne veten, thua? E kuptojne, por e vetmja rruge eshte te ecin perpara pa mend e logjike. Keshtu po ndodh.

  12. Qytetar says:

    Andi i ngjan menderes se ngjitur pas kepuces dhe mundohet te qelbe dynjane. Eshte bere aq i neveritshem sa mjafton ti shohesh emrin ne ndonje artikull te paguar ku ai nuk e kursen mellefin , per te mos e marre mundimin ti hedhesh syte. Nuk e di , por a mendon ky njeri se ka te neserme ?

  13. suati says:

    E mor jashteqitje e komunizmit cfar analizash qe ben, Albin Kurti ha buken dhe te gjitha ushqimet e serbit dhe shan shqipetaret….

    1. gjakova says:

      patjeter qe albini do haje buken e serbit. njeriu duhet te haje diku. beja pyetjrn vetes . i dha buke albinit vellai i tij shqiptar ? jo nuk i dha. por e shkerdheu ashtu sic e ka shkerdhyer gjate gjith historise.
      tradhetia ka dalur sheshit ne kete vend.
      ketij populli vetem nje udheheqes i ka ngel patriot dhe ai eshte albin kurti.

  14. Dr Ssli Myteber Ram Berisha says:

    “Bo bo”!
    Te paska zene salinium berishium.
    Do vijme te dezinfektojme me gëlqere te pa shuar qe te mos infektosh ajrin qe eshte prone e përgjithshme.

  15. Loni says:

    Ky eshte gaxetari me kar dhe me ziluqsr qe ekziston!

  16. Loku says:

    Ligesia e Bushatit nuk e ndihmon Kurtin.

  17. Artemis says:

    Për të gjithë militantët më sipër: jeni patetik dhe po aq të pështirë sa militantët e pedes. Përjashto ndo1 as 1 nuk merret me përmbajtjen e shkrimit, por me gjyshin e artikullshkruesit. Pale kur e akuzojnë si komunist militantët e ish ppsh-së, tragjikomedia kalon çdo kufi!

    T’ju vij inat sa të dojë o mili-qena, që Kurti s’krahasohet me Ramen për moral dhe patriotizëm nuk e mohon dot as vetë Rama.

    Pështirësia juaj kalon çdo limit kur akuzoni Kurtin se bënë lojën Vuçiçit, ndërsa për Ramën që e ka shpallur publikisht “vëlla” nuk flisni as një fjalë. (Askush sthotë asgjë për koncertin e organizuar nga ministria serbe për të nxjerr Ramen nga sikleti, që gjith mediat e tij duke filluar nga tema e “reklamuan” me editoriale)

    Jeni thjesht servila të neveritshëm pa minimumin e dinjitetit dhe integritetit, identik me “binjakët tuaj siamez” të pedes!

    1. gjakova says:

      bravo artemis. diagnostikum i shkelqyer i ketyre zhabave te administrates qeveritare. vetem ato shkruajne kunder kosoves.

  18. Kabassi says:

    Për tu duk kozmopolit, qëndruar në pushtet, dalë i pari e fry kuletën Rama edhe gjinine e ndryshon, jo ma interesat e Kosovës.

  19. Naim Frashëri says:

    Nga Titulli mendoca ta lexoj kete Trapin, Po qe ne rreshtat e Para pash ,qe ky prap Car paska mbetur. Idjoti Simbol i Gazetarise.

  20. DIELLI says:

    Andi lexo artikullin Rama zbuloi Halucin ,ajo është analize nga me te mirat ,dhe jo ti.

  21. Velo says:

    Çfarë kërkon të të jap tyj si shpërblim për kontributin tënd i tha mbreti fshatarit të radhës. Çfarë i dhe atij para meje? E pyeti ky Madhërinë.
    Një lopë, i tha madhëria, po ti çfarë do?
    Unë dua t’ia merrësh atij lopën dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur për gjithë jetën.
    Vetëm Edi të mos konsiderohet si lider vizionar nga të huajt, pa le të mbetet Kosova pa lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në rajon!!!!!!
    Kështu mbeten të kënaqur Albini me Andush Bushatin.

  22. katarakti says:

    Kësaj rradhe jam plotësisht i një mëndjeje me Bushatin. Kam një pyetje: Çfarë i mungonte procesit të Berlinit me 14 miliardë eurot e tij për 6 vendet e Ballkanit që nevojitej ky Ballkani i hapur?! Rama është një idiot që ka për mik Vuçiçin dhe shpall armik Albinin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje