Bandat mesjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve

26 Shtator 2021, 13:25Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Nuk kanë më asnjë lloj fuqi-force kundër shqiptarëve; nuk kanë më asnjë mundësi ndërkombëtare dhe asnjë lloj besimi në Perëndimin e Lartë.

Serbia sot është një neveri terroriste për Amerikën dhe Perëndimin, kurse shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë aleatët kryesorë të Uashingtonit dhe të mbrojtur totalisht nga NATO.

Po, përse këlthet Vuçiç.

Ai po çirret për të treguar se është i dobët dhe ka frikë, njëlloj si ai i vetmuari në pyllin e natës, i cili bërtet nga frika që i ndërkall errësira e pyllit.

Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka as forcë, dhe nuk ka as verb që të drejtohet në Perëndimin e Lartë.
Është terrorist, ashtu si edhe padroni i tij i vjetër dhe tashmë i vdekur: Sllobodan Milosheviç. Dhe këtë e ka të provuar nga politika amerikane.

Po kryeministri i Kosovës?

Duhet të jetë i qartë se është në luftë, por është fitimtar i Luftës së Shenjtë të vitit 1999. Duhet të jetë i qartë që asgjë nuk duhet të bëjë pa marrëveshje me Uashingtonin; dhe duhet të jetë i qartë gjithashtu që, asnjë lloj lufte e Serbisë nuk i mposht dot më shqiptarët.

Përkundrazi, një luftë e re u jep shqiptarëve të gjithë territorin e pushtuar nga hordhitë serbe, që nga viti 1878.

Edhe Kosova, edhe Shqipëria duhet ta dinë mirë se: Lidhja e Prizrenit tani, pas 242 vitesh, e ka fituar betejën e saj arbërore, dhe po e vijon luftën kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit.

Dhe, të mos ju duket çudi! se, Lidhja e Prizrenit do ta vijojë deri në fund betejën për të gjitha territoret arbërore në Gadishullin Ilirik.

Mbajeni mend këtë…

18 komente në “Bandat mesjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve”

  1. DinPak says:

    Avokat!
    Beji mire llogarite!
    Jane 142 dhe jo 242 vjet qe nga Lidhja e Prizrenit.

    1. vang says:

      DINPAK ,ESHTE NJE LAPSUS,AQ memire qe jane 142.Rendesi ka qe ai u a ngre moralin shqiptareve.

      1. Edkari says:

        Avokot Ngjela eshte trim .Po po duhet bythe e forte dhe avokoti e ka bythen te forte.
        E ka te forte se e ka te stervitur bythen qe ne rinine e tij kur stervitej ke Panajot Kanaçi e me kete bythe ka thyer kushedi sa hajdara ne Spaç e Burrel.

        1. liu says:

          Avokat Ngjala eshte trim per frikacaket!Ai gjithnje mban nje pistolet ne dore dhe kercnon kedo!Mirpo lum kush e kupton qe pistoletet e ka bosh e per pasoje tremb vetem te tremburit!Kete ka armen me te forte Ngjala,po e kuptove te ha .une,po u trembe ai triumfon.Ka tridhjet vite qe e perdor kete arme ndaj nuk trembet me njeri perveçese ndonje dordolec komentues! Mbajeni mend kete…… dhe do konstatoni qe ai kercenon gjithnje me pistolete pa fisheke!

  2. Kalec Dega says:

    Taku je i modh! Se mos del per gjah dhe takon ndonje gjahtar nga Beogradi pertej Kukesit…o i trellur llapaxhi

  3. .1389 says:

    O avukat leshi,me tullat e mureve te ambasadave do luftosh tanket T-72 dhe avionet mig-29!?
    Per ata qe mblodhen lidhjen e Prizrenit,ti dhe spura jote vlleho-greke ishin armiku kryesor ndaj memedheut!

    1. ILYRIA says:

      Spartak Ngjela……….20% e shqipetareve do ti kesh gjithmone kundra……..ose jane Partiak te palekundur, ose Shkolla ka qene afer me Fushen e Sportit, ose pine Kafe kineze……..
      80% i ke gjithmone me vete, jo se i besojne te gjitha cfare thua , por sepse deri tani ga, gati, cdo parashikim i yti ka dale ose do te dale…….sepse Llogjika Analitike esjte Arma juaj me e fuqishme.

  4. Pika qe s'na bie. says:

    Mund dhe te duket entuziazem i tepruar por prape eshte i duhur dhe i gjetur shume mire.
    Problemi i nderuar Avokat eshte se te tjeret e kane mendjen te korupsioni prandaj jane te pa qarte.

  5. Tirona says:

    Si shpjegohet zoti avokat qe sa here Berisha eshte ne pozita shume te veshtira per te ardhmen e tij, ndodhin trazira midis Serbise dhe Kosoves….

    1. Shtriga astrologe says:

      rastesi mik, rastesi ?

  6. Tahir Aliu says:

    Ashtu zoteri Ngjela,je i madh, po mos ua ve veshin ca komentueseve,Shqipetareve kudo qe jane u jep krenari dhe dashuri per atdheun.Me respekte nga Tetova.

  7. Xha Sulua says:

    Ngjela mos bëj trimin, pot bëj thirrje që dida këndej e anfej kufitit ti thërrasin mendhes, të rrisin vigjilencat dhe të mos shesin mend. Këtë potosi e kam edhe për ty që ke dy vjet r kudur se kështu e ashtu do nf9fhin. Ja.mbajeni vesh dge vitet ikinndersa ti flet e glet nga studiot televixive. Zoterinj thrrisni mendhes se jeni në ajër.
    Zoterinj fitorja eshte3 e mite por d7het të dusht ta mbrish për ta patut. Kaq kisha po deshët kuptojeni. Propagandat dhe e hequra se i di te gjitha të lënë me gishta në gojë.
    Xhaxha Sulua

  8. Kosova says:

    Pikant qe ste bije, ty qe qeke qartesuar nga Avokoti.
    Po te flasesh pas 30 vjetesh demokraci si ENVERI qe ja bente nenen edhe bashkimit Sovjetik edhe kines bashke me Ameriken eshte INJORANCE.
    Te nisesh nga ajo qe kosoven e mbron Shqiperia eshte budallallek. Por edhe te Jesh i SIGURT se Amerika do e mbroje Kosoven eshte Infantilitet politik. Kemi fare te fresket qendrimin e Amerikes kundrejt Kurdeve apo ne Avganistan. Amerika punon se pari per vete pastaj per interesat e saj qe edhe mund te ndryshojne .
    Taku eshte bere si fallxhore fshati.

  9. Kosova says:

    Pika qe ste bije, ty qe qeke qartesuar nga Avokoti.
    Po te flasesh pas 30 vjetesh demokraci si ENVERI qe ja bente nenen edhe bashkimit Sovjetik edhe kines bashke me Ameriken eshte INJORANCE.
    Te nisesh nga ajo qe kosoven e mbron Shqiperia eshte budallallek. Por edhe te Jesh i SIGURT se Amerika do e mbroje Kosoven eshte Infantilitet politik. Kemi fare te fresket qendrimin e Amerikes kundrejt Kurdeve apo ne Avganistan. Amerika punon se pari per vete pastaj per interesat e saj qe edhe mund te ndryshojne .
    Taku eshte bere si fallxhore fshati.

  10. kodrasadikit says:

    Ju lumte avokat !! E verteta do te del sheshit dhe do te triumfoj e me te Shqipnija do te behet nji lule e lire dhe e dashur per gjithe shqiptarine ,,,,

  11. Pinjolli i 200 petritave says:

    Shhhhtttt po flet Taku!Sa diiiii kyyyyyyyyyy!

  12. Iliria e bashkuar says:

    Te lumte goja Zoti Ngjela. Me jete te gjate.

  13. Mëno says:

    Me pelqen kakofonia e Avukatit. Ky duhet te kete qene nje nga specialistet me te medhej pas PD-istit SHEHU, per perhapjen e fletrrufeve ne kohen e Flet-Rrufeve ne kohen e Xhaxhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje