“Foltorja” e Berishës: Rikthimi te nevoja për paramilitarë!

30 Shtator 2021, 17:18Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka kaluar pa shumë zhurmë një fragment nga “Foltorja” e Durrësit, kur një personazh, që paralelisht ishte edhe “subjekt” ligjor i vendosur në arrest shtëpie, u betua, tashmë me formulën e njohur në këto 30 vite se ishte gati të përqafonte kallashin për “o serbi murin ta prisha, se po vjen Sali Berisha”.

E si për rastësi, gazetarët dhe realizuesit e emisionit investigativ “Top Story” sollën mbrëmë detaje të reja mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e cila ndodhi më 21 prill, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Një panoramë e plotë e një krimi absurd, që siç u pa në dokumentarin e sjellë profesionalisht, autori i vrasjes ishte penduar thellësisht për ngjarjen e rëndë, sa kishte deklaruar se e konsideronte atë fatkeqësi, si një ngjarje të rëndë që i shkaktohej një njeriu të tij.

Në fakt, është shumë e rëndë dhe e padrejtë që Shqipëria të vuajë me viktima thjesht e për përfitim të politikës, që të marrë pushtet. Nga çdo palë që të vijë.

Ajo ngjarje është natyrisht në proces e sipër, ka disa palë që kanë thënë e do të thonë të tyret, e një trupë gjyqësore, madje edhe më shumë në shkallët e tjera që do të japin verdiktin.

Por baza e gjithë kësaj fabule është përdorimi i trupave paramilitare për qëllime politike; është dhuna për qëllime pushteti, është përplasja për interes të disa njerëzve që duan të bëhen deputetë, sheaf komisariati, komandantë policie apo edhe ministra të Brendshëm.

Por a mundet që ende pasi kemi parë gjithë këto 30 vite polarizimi e përplasje absurd që ende ngulmohet në një konflikt letal për të mbështetur dikë?

Ai personi që vullnetarisht ofroi veten “shehid” për doktorin nga Durrësi, që mund të ketë miliona arsye për pakënaqësi e frustacione, a nuk e ka parë se rruga që ka zgjedhur prej një mercenari, nuk i ka dhënë kurrë një mundësi e një personi të lirë, siç e tha edhe vetë?

Por drama, është se ky militarizëm verbal e politik, kthehet në një dhunë mediatike, që nuk pushon as kur siç ndodhi në 8 vjet që nga 2013-a e deri më 25 prill nuk pi ujë.

Është kthyer sërish retorika e stërpërsëritur: “Unë paralajmëroj Edi Ramën se do t’ja bëj si parardhësve të tij” etj etj, e të tjerët thonë: “Në urdhërat e tua Sir”!

Po kush është lajmi sot? Që edhe Ilir Meta, i është bashkëngjitur “Foltores”, madje ka pritur me shumë nderime Elvi Kokalarin, “yllin” e takimeve të Sali Berishës, të cilët po e mbrojnë shumë fort njerëzit e Metës, nga kritikuesit e saj që vijnë nga krahu i Lulzim Bashës.

Po mirë, përse Presidenti i Republikës, nuk shikon një rritje të gjuhës së ashpër qoftë në përplasjen Brenda llojit, qoftë edhe në takimet e Berishës, që të bëjë thirrje për qetësi e process politik?

Sepse në fakt, njerëz të Berishës e Metës nëpër rrjete, që edhe pse thonë që janë gazetarë, hartojnë pamflete militare për luftë e xhihad ndaj Edi Ramës, e Lulzim Bashës, a thua se vërtetë Shqipëria është buzë një revolucioni, apo siç e tha saktë Astrit Patozi, “Partia Demokratike është përpara një lufte civile”.

Shqipëria e ka përjetuar shumë tragjikisht se ç’do të thotë kur paramilitarët e politikës marrin në dorë situatën. Sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet, debatet politike apo përplasjet për të mbështetur apo kundërshtuar një politikan.

Viktima e parë postkomuniste e kësaj zallamahie totalisht anti-europiane, është anëtari i Partisë Aleanca Demokratike, Gjovalin Çekini, i cili u vra më 14 janar 1994 nga vëllai i deputetit të Partisë Demokratike. Të dy personat njiheshin shumë mirë, madje ishin edhe miq, por u përleshën për vdekje për ata që janë lart. E ky mallkim vijoi, e vijoi, e vijoi, kur gjithçka mund të ketë një përfundim ndryshe, siç ndodh në Perëndimin që duhet të shkojmë.

Ruajtjen e rendit, apo truprojat e politikanëve e bëjnë institucionet, komisionerët e zgjedhjeve i bëjnë zyrtarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, jo nga të fortët e partive, por nga armata e mësuesve, gjykatësve, avokatëve apo nëpunësve të Republikës.

Qoftë, edhe me short, që të jenë nga të zgjedhurit në militancën e partive respective, po mjafton të jenë mësues(të diplomuar e me eksperiencë pune), avokatë(të provuar që nuk kanë lidhje me krimin), jurist, ekonomistë, apo sociologë që janë pjesë e shoqërisë, e jo ish-qitës të dalluar të trupave speciale të ushtrisë.

Sado patriotë të jenë qitësit, janë profesionistë për detyra specifike që nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Nëse Sali Berisha do prapë e prapë për tu rikthyer në krye të vendit a politikës, sit a mendojë ai, të gjejë njerëz që e votojnë, e jo persona me arrest shtëpie që janë gati të marrin kallashin.

Ja ky është kufiri real i Shqipërisë për të dalë nga statusquoja 30 vjeçare e këti tranzicioni të gjatë që i ka lodhur njerëzit. Duhen institucione e jo kamikazë…

6 komente në ““Foltorja” e Berishës: Rikthimi te nevoja për paramilitarë!”

  1. Lumi says:

    Cfare eshte kjo “letal” zoti Pata? A nuk mund ta shkruje vdekjeprurse? Nejse, te lexoj rregullisht por e keni bastardhuar Shqipen qe te gjith.

  2. xhemal says:

    Prape me saliun…ore ju gazetaret nuk keni gjera te tjera shume te rendesishme te shkruani ..me apo pa’ dashje e quani zuzarin te rendesishem kur ne fakt eshte nje fosile nje i deshperuar e frikesuar nga vete vepra ogurezeze e tij..ne duam te shkoje para drejtesise..ndersa gazetaret analizen e salizmit dhe denimin e ideologjise se tij te dhunes,percarjes ,zhvatjes

  3. Zysha says:

    Me kujton krisi avgine…ne Greqi…po ku jane tani,ne burg!

  4. Real says:

    Edhe ti je bere me kazanin ne ndihme te Lul bythqirit kunder krye kriminelit Sali Rame Berisha.
    Pse jeni me Lulin ,qe jeni leshu te gjithe me mbrojte kete te vdekur qe i ka ditet e numeruara ne PD.

  5. Vranakonti says:

    Eshte per t’u çuditur me drejtesine ne vendin tone.Pjerin Xhuvani ne Elbasan u vra nga bandat e Gaz Bardhit qe kishte tre fugona me njerez te hurit e te litarit.Vete vrasesi, person i bandes se Gaz Bardhit u dorezua per krimin qe beri duke qene ne sherbim te Gaz Bardhit dhe kur vjen puna,gaz Bardhi u zgjodh deputet sikur nuk kishte bere asgje. Atehere,mire Bardhi eshte i pa drejte dhe ka interes ta mohoj,po drejtesia ç’fare bene? Pse nuk e hetoi? Saimir Tahiri u denua nga Basha dhe Bardhi per ca bim narkotike,po Bardhi qe eshte perfshire ne nje vrasje,pse nuk denohet?

  6. koli says:

    ne australi premieri in nsw dha doreheqjen se po e investigonin per ndikim fovoritues te nje bisnesmeni.
    ktij derrit te serbise i ka dale sypeshkaqeni, sypeshkaqenja dhe tullaci si modele korrupsioni.
    Kafshen e eger vet e ka nxjerre departamenti shtetit te korruptuar dhe minues demokracie.
    si skane turp ato njerez qe i shkojne nga mbrapa me ato dy gishtat lart qe te vjen peshtire kur i sheh. Mua me kujtojne pershendetjet fashiste te musolinit dhe nazistet e hitlerit.
    Mire se doni baben, po atdhedashuri nuk keni, cfar lloj zvarranikesh jeni, cfare lloj sistemi mendoni do ti lini femijeve dhe niperve e mbesave tuaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje