Boçi-Kushit: Përse nuk pati asnjë reagim për sherrin tek “Çajupi”? Ministrja: S’mund të hiqet mësuesja me një të rënë të lapsit

13 Tetor 2021, 11:56Politika TEMA
Boçi-Kushit: Përse nuk pati asnjë reagim për sherrin tek

Mbledhjen e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka nisur me debate të ashpra mes deputetit Luçiano Boçi dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Boçi u ndal tek ngjarja e ndodhur pak ditë më parë, pranë ambjenteve të shkollë “Çajupi” në Tiranë, ku pati një përplasje mes dy mësuesve.

Deputeti pyeti se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se kjo ngjarje impaktoi të gjithë mësuesit. Ndërkohë që ministrja tha se Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale.

“Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim. Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit.

Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

Ndërsa ministrja tha se rasti u verifikua dhe u respektua hierarkia e institucioneve.

“Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja.

Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë.

E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje