Shkarkimi, Roland Bejko: Noka e provokoi Bashën me qëllim, Berisha po bën “grusht shteti”

13 Tetor 2021, 15:00Politika TEMA
Shkarkimi, Roland Bejko: Noka e provokoi Bashën me qëllim, Berisha po

Shkarkimi i Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimi për ta përjashtuar nga grupi i PD-së ka sjellë reagime të shumta. Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko fajëson Nokën për situatën e krijuar.

“Flamur Noka ka dashur edhe ta provokojë situatën. I ka vendosur fjalët në një tjetër kontekst për t’i hedhur “benzinë zjarrit”.

Të thuash kryetari i ka quajtur anëtarët e partisë “llum”, kjo është bërë enkas për të nxitur mërinë e bazës ndaj kryetarit të partisë. Kjo vjen me strategjinë e Berishës që të marrë të gjithë bazën me vete dhe Basha të largohet” tha ai  në “ABC news”.

Situatën brenda PD-së, Bejko e cilësoi mjaft të rëndë.  “Situata është shumë konfliktuale. PD është në ditët më të këqija që ka pasur në 30 vite. Është krizë lidershipi. PD nuk duhet të ndahet, por të jetë e bashkuar” tha ai.

Por si e parashikon Bejko fundin e duelit Basha-Berisha? “Sikur po marrin gjërat, PD po shkon drejt ndarjes, mos e nënvlerësoni zotin Basha” përfundoi ai.

 

3 komente në “Shkarkimi, Roland Bejko: Noka e provokoi Bashën me qëllim, Berisha po bën “grusht shteti””

  1. qytetar says:

    GRUSHT PARTIE.
    SHTEIT I HA MUNE….si gjithmone.

  2. Trotski says:

    Mul Roçka duhej sikterisur prej kohe nga PD.Ai eshte agjent Aktiv i Serbise dhe bashkepuntor i Pandashem nga Familja e Sali Kermes..Me kete veprim ka marre Goditje celula Serbe ne PD

  3. Sotiri says:

    Clidhje ka Shteti me partin Demokratike ?????? Oooo Budalla,Idiot, O i Cmendur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje