Mbappe: Messi është futbollisti më i mirë në botë, ja kush i gjuan penalltitë

20 Tetor 2021, 12:01Sport TEMA

Kylian Mbappe vlerëson Lionel Messin si më të mirin në botë dhe nuk ndihet aspak i zemëruar me faktin që trajneri Mauricio Pochettino ka caktuar pikërisht argjentinasin si goditësin e parë të penalltive te Paris Saint Germain.

Në ndeshjen e Champions League ndaj gjermanëve të Leipzig, PSG fitoi dy 11-metërsha, të parin ekzekutoi Messi duke e dërguar në rrjetë dhe duke përmbysur shifrat në favor të parizienëve që triumfuan 3-2 në këtë sfidë, ndërkohë në minutat shtesë parizienët fituan edhe një tjetër penallti të cilën e goditi Mbappe duke e çuar lart mbi traversë.

Vetë sulmuesi francez foli për mediat duke komentuar vendimin e trajnerit Pochettino që Messi të jetë goditësi i parë i penalltive te PSG:

“Është normale, është çështje respekti, është futbollisti më i mirë në botë, është një privilegj që të luajë me ne, gjithmonë e kam thënë këtë.

Nëse ka një penallti, do ta gjuajë ai dhe pikë. Në rastin e penalltisë së dytë, ma dha vetë, më tha mere përsipër, ishte fundi i lojës dhe unë e aprovova zgjedhjen e tij”, theksoi Kylian Mbappe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje