Një platformë e re online ndihmon shqiptaro-amerikanët të mësojnë gjuhën shqipe

7 Nëntor 2021, 19:33Hi-Tech TEMA

Një nga sfidat e imigrantëve, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan,është ruajtja e gjuhës së vendit të tyre tek fëmijët që rriten në Shtetet e Bashkuara.Hapja e një kursi të gjuhës, historisë dhe kulturës shqipe online, krijoi një dritare të re mundësie për fëmijët shqiptaro-amerikanë. Platforma “Mëso Shqip” ndonëse ka pak muaj që ka filluar, menjëherë ka zgjuar interesim të madh të familjeve shqiptaro-amerikane.

Pas pak javësh mësimi, shqiptaro-amerikania 8 vjeçare Jasina Marke ka filluar të lexojë dhe flasë në gjuhën shqipe.

“Mua më pëlqen gjuha shqipe sepse mundem të flas me gjyshin dhe nanën”, thotë Jasina.

Ajo është në mesin e 72 nxënësve në kursin online të gjuhës shqipe “Mëso Shqip”, një platformë që filloi punën nga korriku i këtij viti. E ëma e Jasinës, Fatmire Gjonbalaj Marke, e cila po ashtu ka lindur në ShBA, thotë se në familjen e saj gjuha shqipe gjithmonë ka pasur një vend të rëndësishëm.

“S’e di a mund ta përshkruaj. Nuk është diçka që ne e bëjmë sepse duam që të tjerët të mendojnë se jemi prindër më të mirë sepse fëmijët tanë flasin shqip. Por disi në zemër na jep krenari kur vajza jonë e di gjuhën e vendit tonë. Sepse, e flet apo jo gjuhën shqipe, jeta për të do të vazhdojë. Por kur mëson gjuhën shqipe, disi jemi krenarë që edhe gjenerata e saj do ta flasë atë”, thotë zonja Gjonbalaj Marke në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Por, ajo thotë se mësimi i gjuhës shqipe ishte i vështirë para se të mundësoheshin klasat online të platformës “Mëso Shqip”.

“Shkollën më të afërt e kam 45 minuta larg kur nuk ka trafik, e kur ka trafik më harroje s’ke si të shkosh. Por një ditë një shoqe më tha se është duke u hapur një program, ‘Mëso shqip’. Unë u gëzova shumë për atë gjë sepse të gjithë fëmijët kudo që janë do të mund të mësojnë shqip”, thotë ajo.

Për një periudhë të shkurtër, shqiptaro-amerikania thotë se vajza e saj ka filluar të flasë lirshëm gjuhën amtare.

“Edhe gjeneratës time, na vinte turp kur nuk e dinim gjuhën e pastër, prandaj nuk flisnim. Për shembull kur nëna na thoshte të flasim në telefon me tezen apo dajën na vinte turp. Tani vajza vjen me gjithë qejf dhe flet në telefon me hallën në Dibër ose me gjyshin, nuk i vjen turp si më parë”, shpjegon ajo.

Themeluesi i platformës Mëso Shqip, Faton Gjuka, i cili jeton në Atlanta të Xhorxhias, thotë se frymëzimi për këtë projekt i erdhi nga domosdoshmëria që e vërejti në vetë familjen e tij.

“Kjo është kritike. Unë sfidohem me këtë edhe në jetë, me fëmijët dhe veten time. Gjithë jeta ime profesionale ka qenë në gjuhën angleze. Kështuqë kur bisedoj ose flas diçka në gjuhën shqipe, duhet ta ngadalësoj veten dhe të kërkoj fjalët e sakta. Unë kam tre fëmijë. Fillimisht doja të hapja një shkollë në San Francisko dhe një në Atlanta që ata ta mësojnë gjuhën shqipe. Por sfidat për hapjen e një shkolle fizike janë të mëdha dhe nuk është praktike. Prandaj hapa shkollën online”, thotë për Zërin e Amerikës themeluesi i “Mëso Shqip”.

Zoti Gjuka shton se përmbajtja e kursit është hartuar në bashkëpunim me Ministritë e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë. Mes 20 arsimtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që japin mësim nga distanca, është edhe Pasionaria Asllanaj që jeton në Shkup.

“Është një gjë shumë e bukur kur bashkohen shqiptarët e të gjitha trojeve dhe prodhimi i tyre krijon diçka në këto përmasa. Mundësia është fantastike për mësimdhënësit e këtyre krahinave. Për dikë kjo mund të jetë fillimi i një karriere shumë të mirë dhe një punë e plotë”, thotë mësuesja Asllanaj.

Përparimi i nxënësve, i bën krenarë mësuesit.

“Kur sheh suksesin tënd tek një nxënës, nuk kërkojmë asgjë më shumë. Sidomos kjo që është diçka e re edhe për ne kur shoh që fëmijët e mi, nxënësit e mi, sepse unë ju them fëmijët e mi, fillojnë të flasin lirshëm gjuhën e tyre amtare unë nuk kam ndjenjë tjetër por krenarisë tepër të madhe.”

Me një abonim prej rreth 140 dollarë në muaj, nxënësit mësojnë shqipen, por kursi shkon edhe përtej gjuhës.

“Ne nuk shkojmë shumë thellë në histori, por sipërfaqësisht kurrikula kërkon nga fëmijët që të kuptojnë prej fiseve ilire, Skënderbeun, fiset arbërore, e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008. Këto janë ngjarje të mëdha të historisë shqiptare, që duhen ditur dhe kuptuar”, thotë zoti Gjuka.

Nxënës të këtij kursi nuk janë vetëm fëmijët e vegjël. Zoti Gjuka thotë se kanë hasur në interesin e të rinjve nga të gjitha moshat, si për shembull23 vjeçarja Miranda Çelaj.

Ajo shpjegon arsyet që e shtynë të fillojë klasët e gjuhës shqipe.

“Kur isha me gjyshërit ose familjarë tjerë, edhe pse ata flasin anglisht kishte momente që përdornin fjalë shqipe. Unë qëndroja aty dhe nuk kuptoja, vazhdimisht i pyesja se çfarë po thonin. Diçka kuptoja, diçka jo. Ishte e vështirë. Më mërziste fakti që nuk isha e mirë në të folur dhe më dukej se humbisja shumë”, thotë ajo.

Por pas disa orë mësimi, Miranda e cila e ka dëgjuar shqipen gjithë jetën nga të afërmit dhe komuniteti, ka filluar të flasë shqip.

“Jam e lindur në Nju Jork, por familja ime vjen nga Malësia. Deri tani nuk e kam ditur gjuhën shqipe mirë dhe tani vendosa të mësoj. Në fillim është e vështirë por me kohë mësohet”, thotë Miranda në gjuhën shqipe.

Programi i Platformës “Mëso Shqip” përbëhet nga 10 nivele, ku secili nivel përbëhet nga 36 orë. Klasat organizohen me vetëm një nxënës në orë.

Synimi është që platforma që aktualisht ka hapur dyert për nxënësit nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja të zgjerohet edhe në Evropë dhe vende tjera ku banojnë shqiptarë.

6 komente në “Një platformë e re online ndihmon shqiptaro-amerikanët të mësojnë gjuhën shqipe”

  1. Baliu says:

    Shum pune e mire, nje DIY qe duhet ti frymezoj edhe te tjeret te punojne keshtu ne ket drejtim.

  2. Erdogan says:

    Gluha (Glosa greq) Amtare e Arnauteve te turqizuar ka qene Greke perpara Osmaneve zoti Baliu.
    Kur u hap (open angl) Skolio e pare “Shqipe” me Alfabet Latin ne fund te shekullii te 19te kishte rreth 1450 Skolio Greke dhe rreth 1260 turke.
    Istitucionet ishin Greke per fat (fate angl) te keq Orthodhokse dhe Xhamite ku flitej dhe shkruhej Arabisht.
    Pervec kesaj Topo-Onomat (toponimet) Greke te Vorio Epirit i ndryshuan Talibanet si Deputeti turk Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj si Agi Saranda ne Sarande.
    Moskopolis ne Voskopoje
    Epidhamnos ne Durres
    Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi ne kohen e Diktatures dhe sot ne Shen Vasil latinisht nga Saint.
    Polis ne Nder te Perendise Greko-Ilyre Apollonios ne Apoloni.
    Ilyret i thonin Polis Jo Qitet nga Cita ital isht.
    Albanopolis qe e permend edhe Straboni.
    Po ashtu popull nga popola ital.
    Kostantino-Polis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ju Arnautet i thoni Stamboll!
    Po ashtu edhe Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos ju I thoni Shen Sofia.
    Me keq akoma i kendoni (kantare ital) Erdoganit dhe e mbushet Vorio Epirin me Xhamija, Medrese,Teqe,Skolio turke.
    Kur ne “Historine tuaj” shkruani (scrive) qe Arnautia “u pushtua” nga Osmanllinjte!
    Kush i luftoi Greket e Epirit,Arvanitet perpara se ta ndanin Fuqite e Medha Imperialiste?
    Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet dhe Talibanet e Arnautise.
    70% e Gluhes tuaj eshte Italishte.
    Nuk eshte problem (non este problem) per refugjatet ne shtetet ku jane stabilizuar te mesojne “Gluhen Amtare”.
    Edhe fjalori i Marko Bocaris kishte rreth 400 fjale.
    Po te kishte me shume fjale “Shqipe”do I shkruanin Pukevilli dhe hajdutet e tjere qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat e Popullit tone Greko Ilyre.
    Bile edhe ato fjale Jane te huaja si Familje nga Family, Femije.
    Femer nga Female
    Mashkull nga Masculine
    Nuse nga Nifi greq.
    Shtepi nga Spiti greq.
    Prift nga Priest angl.
    Ilyret dhe Epirotet i thonin Papa.
    Salih Proto-Papas.Emer turk mbiemer Greke.
    Cerciz dhe Barjam Xristopullos (Topulli) Emer Turk Mbiemer Greke.
    Kol Idhromenos Emer Greke i shkurtuar Niko-Laos qe do te thote Fitore e popullit.Shqip nuk ka.Fitore vjen nga Viktore dhe popull nga Popola.
    Mbiemri Greke Idhromenos shqip do te thote i Djersitur.
    Epiri dhe populli i ashtuquajture Shqiptare eshte fatkeq dhe victim e Fuqive te Medha qe i ndau nga Greket dhe i bashkoi me Turqit.
    Kush kuptoi kuptoi.

    1. Baliu says:

      Ti zoti Erdogan ne ket shkrimin tend te recikluar mijera here, e ke marr pergjegjien thjesht shkencore nga shum komentues te nderuar. E pse moderatoret e lejojne ket reciklim shterrpe, ajo eshte qeshtje e tyre per te cilen shum lexues nuk kan mirekuptim.

      1. vezhguesi says:

        Baliu-shume sakte e keni shkruar pergjigjen per kete deficent, qe paraqitet ketu me pseudonimin “Erdogan”.
        Ky individ eshte nga ato qe paguhen nga neo-greket per te perhapur genjeshtra ne forumet e shqiptareve.
        Vete kam pasur rastin qe ti pergjigjem genjeshtrave pa asnje baze dokumentare te ketij individi dhe kete e kam bere jo per ti mbushur mendjen atij, por per ti treguar lexuesve te gjenerates me te re shqiptare te vertetat mbi historine dhe gjuhesine tone.
        Nje prej fakteve me domethenese per lashtesine e gjuhes shqipe eshte kultura etruske e gjetur ne rrenojat e ndertimeve te tyre antike ne Toskane te Italise. Eshte e pranuar tashme dhe e faktuar se Etrusket ishin emigrante ilire, te larguar nga Gadishulli Ilirik (sot Ballkanik) dhe te vendosur ne Itali. Kjo kulture eshte shume pak, per te mos thene aspak e studjuar, por ato gjera qe jane publikuar tregojne nje te vertete te madhe qe shqiptaret dhe gjuha shqipe rrjedhin nga iliret dhe gjuha e tyre.
        Ne rrenojat etruske gjenden edhe sot fjale te gdhendura ne mure, te cilat ne i perdorim edhe sot ne shqip. Milan Shuflaj, albanologu i famshem kroat u mbeshtet ne keto gjetje kur provoi se shqiptaret jane pasardhesit e ilireve dhe si te tille, jane populli me i vjeter i Ballkanit, deri edhe para grekeve antike. (Keta te sotmit, qe une i quaj neo-greke per ti dalluar prej grekeve antike, jane nje perzierje e popullsive aziatike me shqiptare, vllehe e turq te mbledhur bashke duke u nisur prej fese se tyre ortodokse).
        Jane aq shume trillime te historigrafise se sotme neo-greke, qe kane perdorur pjese te historise sone duke ja veshur ate asaj greke. Eshte pikerisht kjo aresyeja qe qarqe te caktuara te Greqise se sotme, perpiqet qe te sabotoje cdo te re te dale nga studimet e fundit qe verteton vjedhjet qe i jane bere prej tyre historise tone te lashte. Pamvaresisht perpjekjeve te tyre, koha punon per ne dhe nuk do te jete e larget dita kur bota te mesoje me ne fund te verteten historike per kete cep te planetit tone, ku fillon historia e vete kontinentit Europe.

    2. Ana says:

      Mbylle halen o mut muti se qelbe dynjane !

  3. Vjosa.al says:

    Kjo shkollë shqipe on-line është një initiativëve mirë, madje e vonuar.
    Përrgëzime!
    Po, $140 në muaj është spekulative,edhe
    pse nuk na thuhet sa herë në javë janë klasat dhe sa zgjasin ato.
    Çmimi i kripur do ta diskreditojë shkollën, do t’i japë me shumë fytyrë biznesi se sa një veprimtarie që synon një qëllim me interesin kombëtar në zemër.
    Madje, edhe mund ta falimentojë atë.
    Për të mbajtur angazhimin e trupës mësimore dhe të prindërve duhet ulur çmimi i frekuentimit të shkollës dhe të kompesohen shpenzimet nëpërmjet donacioneve të bizneseve shqiptare në diaspore dhe të mbledhura nga një fond I menaxhuar me transparencë nga një bord nonprofit.
    Gjithashtu, qeveria shqiptare duhet të hapë qesenë për këto veprimtarie, madje edhe duke i menaxhuar ato dhe duke ofruar ndihmë të kualifikuar për programet e shkollës dhe specialistë të fushës.
    Me një menaxhim qëndror dhe të supervizuar, shkolla duke qënë online, do të gjejë shtrirje shumë më të gjërë dhe për pasojë, duke qënë me efektive, do të ulë edhe çmimin e regjistrimit për një nxënës.
    Gjithësesi, i urojmë suksese shkollës shqipe on-line, aq të domosdoshme dhe të mirëpritur në diasporë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje