EKSKLUZIVE: Takimi i Sali Berishës me Enver Hoxhën, në vilën e diktatorit

2 Dhjetor 2021, 20:10Politika TEMA

Gjithë jetën e tij politike, Sali Berisha e ka ngritur mbi kauzën e antikomunistit. Madje i ka ngritur vetes edhe mitin se është ai që e rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë në Shqipëri.

E ka ushqyer aq shumë këtë mit, sa e besojnë jo vetëm ndjekësit e tij fanatikë, por edhe vetë Sali Berisha, pavarësisht se ka qenë sekretar partie.

Por gazeta TemA boton sot ekskluzivisht një foto të Sali Berishës me Enver Hoxhën, që e rrëzon komplet këtë mit fallco, të ngritur me aq shumë mund nga Berisha ndër vite.

Ai ka qenë i ftuar në shtëpinë e diktatorit, nga nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, me të cilën kishte miqësi personale.

Gjatë këtij takimi, Enver Hoxha e ka përgëzuar personalisht Sali Berishën, për ndihmën që i ka dhënë Lilianës si anëtar i Bordit të revistës “Shkenca dhe Jeta”.

Mendohet se ka qenë pikërisht ky takim, të cilit Nexhmije Hoxha i referohet për deklaratën e saj të famshme, se pas takimit me Enver Hoxhën, Sali Berisha nuk lau për dy javë rresht dorën, që mos t’i ikte era e Enverit.

Por pavarësisht kësaj, duhet thënë se Sali Berisha dyshohej si agjent serb, për shkak të gruas së tij serbe, ndaj dhe afria e Enverit dhe Nexhmijes me të ishte e kufizuar dhe përpiqeshin ta mbanin larg.

Megjithatë, Berisha kishte miqësi me Liliana Hoxhën dhe fëmijët e Enverit dhe kjo mjaftonte që ai t’i afrohej herë pas here diktatorit dhe të kishte njëfarë rëndësie në Bllok, pasi jo të gjithë ftoheshin në takimet private të familjes Hoxha.

Miqësia e Berishës me fëmijët e Enverit u vërtetua pas publikimit të fotove të tij duke pushuar me fëmijët e Enver Hoxhës në Pogradec.

Fotot me fëmijët e diktatorit në varkë dhe pranë oxhakut të zjarrit, të cilat u publikuan disa vite më parë nga emisioni Fiks Fare, bënë bujë, pasi për herë të parë tregohej se Berisha në fakt, nuk ishte ai antikomunisti i flaktë që shfaqej podiumeve politike, por një njeri që do të bënte gjithçka për të qenë afër udhëheqjes komuniste, qoftë dhe duke përdorur miqësitë me fëmijët e tyre.

Vetë Berisha nuk ka folur për këto foto.

Ai veç ka mohuar të ketëë pasur lidhje me Enver Hoxhën apo ta ketë takuar ndonjëherë në jetën e vet, ndërsa është pyetur disa herë për marrëdhëniet që ka pasur me diktatorin.

Berisha ka thënë se mund të jetë përballur me Enverin në korridor, por kurrë nuk ka pasur kontakt direkt.

Tani, pas publikimit të kësaj foto, në të cilën ai jo vetëm shfaqet në një takim privat në shtëpinë e Enver Hoxhës, por ndryshe nga të tjerët, tek Berisha duket qartë buzëqeshja e stampuar në fytyrë dhe shikimi plot admirim dhe servilizëm ndaj Enverit, me siguri që do të thotë se është montazh.

Ose do ta kalojë pa koment, por të paktën kur i del ndonjë militant me foton e Enverit, si në rastin e Tropojës, mirë është të mos e largojë nga takimi, se më këtë standart vetë s’do të duhej të dilte fare nga shtëpia.

Se ndryshe nga këta adhuruesit e Enverit, si fjala vjen ai deputeti socialist, që s’e kanë pas njohur kurrë nga afër diktatorin, Berisha ka qenë mik familje i tij.

“Fat” të cilin se ka pasur asnjë prej këtyre socialistëve që sot janë në pushtet dhe që akuzohen nga Sali Berisha si pjellë e nomeklaturës komuniste, që ai do i rrëzojë siç bëri me etërit e tyre.

Në fakt, i vetmi komunist i mbetur gjallë në politikën shqiptare, sot është pikërisht ai, Sali Berisha. Tani edhe me prova të pakundërshtueshme!

(Fiks Fare ndërkohë po transmeton një material më të gjerë tani për takimin e Berishës me diktatorin Hoxha)

14 komente në “EKSKLUZIVE: Takimi i Sali Berishës me Enver Hoxhën, në vilën e diktatorit”

  1. ?????? says:

    ???????? i poshtri me enverin

  2. Ministria e Komshinjve says:

    Photoshopi I Meros qenka versioni I 95′ Punuar nga Yldis Pata. Hahahaha. Vazhdon reklama e Mero kronikanit per Sali Tropojanin. I madh je Mero. Me tre bordero. 1. Rami(zi) 2. Salihu. 3. Lulqimi I Utrehtit . Ka mundesi seshpejti edhe nje bordero e arte nga B. Beci I cili desheron ta lësh të qetë.
    Me ate te qumeshtit te staneve dhe barinjve te doli bosh. Sjep gje Ed Shalsi. Iceneratoret I ka Ah-beni. Po perseri fort mbahesh. Fshihi mire se Delina Fico te ben gjëmën…nejse po me photoshopin sja thua fare. Bryl qënke

    1. Ilir says:

      Pirdh te cfryesh thone andej nga Korca! Ai thote ja ujku… ti kerko gjurmet o kopan!

    2. analisti says:

      O Ministria,ti në vend të trurit ke një BAJGË!

    3. Arben says:

      Po mor debil po. Vazgdo fli gjume se mire e ke.

    4. AAA says:

      Minister nderro emrin
      Do ishte me i pershtatshem
      MMINISTRIA KLLUFAVE TE RICIKLUAR

  3. The One says:

    Sali-Enver jena gati kurdohere!

  4. RAIFI says:

    Nuk është bërë nami nëse një mjek është fotografuar me Kryetarin e Shtetit Shqiptar .Ju nuk po i shihni të tjerët duke u puth me armiqtë më të mdhenjë të shqiptarëve dhe duke u bërë koloni e tyre.Po një popull i tërë keni plas duke qar kur ka vdek Enver Hoxha e tani po e luani rrolin kundërshtarit von është tani.Fati i shqiptarëve ka qenë ai vertet ka pas dhunë e fukarallëk por do ta kërkoni at kohë e s’keni për ta gjetur se do jeni koloni në kuptimin e plotë të fjalës.Turp është me u marr me një pushtet që ka dështuar para 30 vitesh.Po ç’bëret ju për 30 vite ?nuk do jet e largët koha kur do bëhën në demokraci po aq vite sa ka qëndruar Envwri në pushtetdhe çka do numroni:bëtë ndonjë fabrikë,bëtë ndonjë hidrocentral bëtë Ushtri Shqiptare?E përgjysmuat numrin e banorëve e shkatërruat dhe e shitet pasurin kombtare e shkatërruat ushtrinë .Fshatrat shqiptare kanë standard të mesjetës.Në pushtet është një klasë hajnash e tradhëtarësh qoft tani qoft kur ishte Salihu.

  5. Tomorri says:

    Saliu eshte servil I permasave te Uriah-Hipit,po qe se Saliu do drejtonte nje shtet te diktatures se proletariatit,te Jeni te sigurt qe Enver Hoxha do dukej demokrat perpara tij.

    1. Troshani says:

      Shihni Sali kulufin do ti ngjitet Dullës tek shalët, kurse sot bën si i tërbuar kunder komunizmit. E çfare ti thuash kësaj monstre.

  6. Cen says:

    Te ka rekrutuar personalisht UDB-ja ne Paris?

  7. Vranakonti says:

    Ky Saliu yne nuk ka as turp e as cipe.Genjen sy nder sy se nuk e kame takuar Enver Hoxhen,ne nje moment kur fotot ja nxierin ne shesh genjeshtren.Hajde pastaj besoi ketij genjeeshtari.Keshtu eshte njohur Saliu,genjeshtar dhe mashtrues.

  8. Nje mergimtar says:

    Te gjithe ne ate kohe do te deshironin nje takim me Enver Hoxhen e jo me nje karierist ,komunist i vendosur si Sali Berisha.Eshte ky person (perbindesh) qe me bemat e shkaterrimet e tij ka rritur figuren e tij ,e qe populli te evokoj Enverin.Gjandja e sotme e popullit,shume here me keq se ku na la ai, ben qe”katrani asaj kohe te na duket dielli paster”

  9. Taulant says:

    Institucioni “Patronazhisti” na qenka bere Ministria e Tropojaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje