Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

18 Dhjetor 2021, 19:21Kulturë TEMA

Dy ditë para se të shënohej 1-vjetori i shpalljes së Monarkisë, me 29 gusht 1929, nga qelia e burgut ku vuante dënimin, Haki Stërmilli i lutej për mëshirë mbretit Zog.

I kishin kryqzuar shpesh rrugët e jetës dhe kishin bashkëpunuar si dy miq të afërt deri në momentin e Revolucionit të Qershorit, ku Haki Stërmilli kishte dalë hapur në përkrahje të lëvizjeve demokratike.

Zogu nuk do ia falte këtë kundërvënie e për shumë kohë Haki Stërmilli do të jetonte në arrati jashtë Shqipërisë.

Ndërsa gjendej prej afro dy vitesh në Manastir, më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav dhe i dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, të cilët e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg.

Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe vetë mbretit Zog.

Që prej këtij momenti, ai do t’i drejtohej disa herë me letra e telegrame ku i kërkonte ish-mikut të tij, pra mbretit Zog, që t’i falte lirinë.

Ja kërkesa e parë për falje e Haki Stërmillit:

Naltmadhnisë Tij

Mbretit të Shqiptarve Zogu I

Lutemi nxehtësisht qi të keni mëshirë me na e falë lirin me rastin e festës aniversarit të çpalljes së regjimit tonë në Monarki dhe të nderimit të fronit të Skënderbeut me Nalt Madhninë Tuaj.

Në emën të burgosunve për faje politike dhe ordinere

Haki Stermilli

Jahja Ndroqi

Haki Stërmilli u lirua nga burgu vetëm 4 vjet më vonë me 28 nëntor 1933, pasi i kishte dërguar mbretit Zog një tjetër telegram, ku lutej për amnisti. Pas lirimit ai hapi një dyqan në Rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM.

Haki Stërmilli, ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar në vitet 1923- 1924 me dekret të Ahmet Zogut, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor.

Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve në trevat e okupuara nga Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi.

7 komente në “Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin”

  1. Buda says:

    Haki Stermilli iu dorezua Mbretit katil Zog pasi ky organizoi vrasjen e patriotit Hasan Prishtina ne Selanik.

  2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Shumë pak eshte folur per Haki Stermillin. Një personalitet qe e njohin pak, pavaresisht mendimit teper intelektual dhe te perparuar per kohën.
    Shumica e shqipëtarëve të shkolluar deri ne nivelin e gjimnazit e njohin vetem si autor te “Sikur te Isha djalë”, pa mundur as ta vendosin ne kontekstin e kohes kur jetoi.
    Brezi i sotëm i kafeneve, drogës, dhe Perputhen, nuk e njeh fare.
    Debilat e emisionit Perputhen 2 (keta te emisionit 3 duken me te aresimuar) po t’i pyesesh per Haki Stermillin e ngaterrojne me Migjenin ne rastin me te mire, ose do thone qe eshte shok me Igli Taren.
    Por qe te flasim.seriozisht, fakti qe ka qene Kryetar i Sherbimit Sekret Shqipetar kalohet shkarazi me nje fjali.
    Edhe fakti qe u zgjidh anetar i KANÇ-it gjatë Luftes, dhe nuk u denigrua nga Enver Hoxha, anashkalohet.
    Ne që kemi jetuar dhe jemi shkolluar ne kohën e Enverit e dime qe figura e tij nuk u denigrua.
    Një aresye ishte qe vdiq shpejt, dhe Enveri te vdekurit nuk I ngacmonte sepse nuk i prishnin.pune.
    Stermilli nuk.ishte as prift dhe as “reaksionar”, apo bashkepunetor i fashizmit.
    Por jeta dhe vepra e tij u reduktua ne romanin Sikur te Isha Djalë, dhe ky eshte ofendim per figuren e Stermillit.

  3. KOZi... says:

    Eshte pak e cuditshme se si vazhdoj jeten ne periudhen e Zogut. Me gjithate edhe ate kohe botoj dhe nuk u pengua ! Per keto njerez flitet vetem me dokumente qe ne komentuesit nuk i kemi ! Ne luften e pare boterore rezulton nenprefekt i Matit. Ai njihej familiarisht me Ahmet Zogun ! Pas Kongresit te Lushnjes Ahmet Zogu si Minister i Brendshem vendosi te kishte edhe nje lloj sherbimi sekret ! Kjo detyre iu ngarkua Haki Stermillit i cili zyrtarisht eshte krijuesi i ketij sherbimi qe ne ate kohe quhej zyra sekrete. Si vazhdoi dihet por a kishte sekrete ne dijenite e tia nuk e mesuam asnjehera !!!

  4. Figure patriotike says:

    Figura e ketij patrioti nuk eshte nxjerre shume ne pah. Ai vertet punoi me Zogun gje te cilen ai vete e pranon, por deri ne nje pike ai ishte trim qe i doli kundra atij dhe perqafoj idete demokratike te asaj kohe dhe pikerisht per kete ai u burgos nga Zogu. Nese lexoni romanin e tij Burgu do te kuptoni shume nga jeta e ketij patrioti te lene ne harrese. Pervec letres qe ai i dergon Zogut per lirimin e tij kane nenshkruar figuara te shquara te asaj kohe si Dimitrovi dhe Ainshtajni te cilet nenshkruan nje peticion me shume intelektuale te tjere te asaj kohe drejtuar Zogut qe ai te lironte Haki Stermillin, por keto fakte askush nuk i boton. Enveri me te shoqen ate merimangen e zeze nuk i donin intelektualet si Stermilli dhe bene sa munden ti largonin nga jeta politike e aaj periudhe sepse kishin dhe gurin dhe arren si thote populli dhe nuk e perfshine askund ne jeten politike kete patriot qe kish bere shume per Shqiperine dhe kishte shume vlera per shoqerine e atehershem u la nje drejtor biblioteke. Enveri qeroi te gjithe armaten e intelektualve te asaj periudhe dhe me vone sepse ai e kuptonte sa poshte intelektualisht ai ishte perpara atyre. Kush vertete e njeh dhe ka lexuar veprat e Stermillit e kupton dhe perulet me respekt per vepren e ketij patrioti.U prefsh ne paqe patriot.

    1. Tetovari says:

      Mirmbrema i nderur per fatkeq te shqiotaret Patriotat Nacionalistat iredentistat nuk i permendi qe mos jua prishin qejfin tradhtarve te Kombit Shqiptar tfl klm.

  5. Na mbyten tru shperlaret , ose ma mire tru bunkeret … Vetem kur thua se kjofte largu nuk i ngacmonte te vdekurit tregon qe je kumplet tru pjerdhur . Ne fakt eshte kumplet e kunderta e asaj qe thua , ai, gjakatari jo vetem qe i ngacmonte , por ja u humbiste krejtesisht varret , pra as qe behej fjale qe te varrosen prane familjas , sepse simas ligjit te gjakatarit nuk kane mbaruar akoma denimin , e tmerrshme ai i urrente edhe te vdekurit , ose edhe ma keq ai skizofren urdheronte qe te hillej edhe acid ne kufomat e gjoja tradhetarve , ose agjenteve te USA , ose re B Sovjetik etj , shoku ish hetues i kjofte largut Enver Halja ………………………………………………………………………

  6. Dibra A says:

    @per tru shperlaret
    Ka qelbesira si tu, fatkeqesisht ka, prandaj dhe Shqiperia ishte ne mesjete.
    Ti dhe familja jote, or qelbesire duhet te keni qene nga ato qe dridheshit ne vrimen e miut nga legjendari ENVER HOXHA
    Haki Stermilli, ka qene shok lufte ne çeten e dibres me tim ati, bile dhe e ka permendur ne kujtimet e tij,
    Ai qene njeri shume i formuar dhe intelektual i plote. Tuberkulozi e mori shume te ri.
    I perjetshe qofte kujtimi i Haki Stermillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. R
    Ramazan S. ILNICA

    Haki Stermilli eshte shkrimtari me i njohur shqiptar qe ne kohen e Zogut dhe shkroi dhe botoi deri sa u nda nga jeta. Eshte dibrani i shquar qe shkroi romanet "Sikur te isha djale", "Kaloresi i Skenderbeut", "Burgu", "Kujtime nga Lufta NCL", per femije shkroi "Guximtaret", shkroi kenge dibrane "Fyelli i Dibres", ka lene studime me vlere per pushtimin e Dibres nga Serbet qe kane mbetur doreshkrime dhe shume shkrime te tjera me vlere. Perfaqesoi Dibren si deputet qe ne zgjedhjet e para pas clirimit. Haki Stermilli meriton qe t'i ngrihen permendore si ne Diber te Madhe dhe ne Tirane, por eshte lene ne harrese. Njerezit e medhenj si Haki Stermilli duhen nderuar dhe lavderuar gjithmone!

    Lini një Përgjigje