Lea Ypi: Unë jam e majtë e papërfaqësuar nga e majta që drejton Shqipërinë!

29 Dhjetor 2021, 20:42Kulturë TEMA

Shkrimtarja Lea Ypi e ftuar në “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV” foli për partitë e majta dhe nëse do t’i bashkohej një force të re të majte në Shqipëri.

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme sepse forcat e reja që futen në zgjedhje e kanë shumë të vështirë të bëjnë hapa përpara në qoftë se konkurrojnë me forca të konsoliduar. Është vetë sistemi sesi bashkëpunon ekonomia dhe politika.

Në çdo shoqëri të organizuar, si shoqëria në të cilën jetojmë ne ka një problem me aktorët e rinj që hyjnë në politikë dhe nëse e keni vënë re ka eksperienca shumë të rëndësishme nga parti që quhen parti anti-sistem në vende të ndryshme dhe një nga eksperiencat e fundit ka qenë “Podemos” në Spanjë.

Pra krijohen forca të reja politike të cilat bëjnë premtime shumë të fuqishme dhe nuk arrijnë t’i mbajnë këto premtime sepse e gjithë struktura ekzistuese e institucioneve politike i vihet kundër dhe për një 4-vjeçar që ato kanë kohë për të dhënë rezultatin ose nuk ia dalin dot, ose nuk kanë eksperiencë apo kapitalin njerëzor ose të gjitha këto së bashku. Pra pyetja për mua nëse do i bashkohesha një force politike të sapo krijuar është një pyetje shumë e vështirë pasi nga njëra anë është mirë që të ketë një forcë të re politike, por nga ana tjetër unë jam shumë e ndërgjegjshme për vështirësitë që çdo forcë e re politike ka nëse ka për qëllim të fitojë zgjedhjet ose të marrë pjesë në parlament.

Mbase do të marrë një përqindje të vogël dhe do të jetë e detyruar të bëjë kompromise, të bëjë aleanca elektorale dhe duke bërë aleanca elektorale partitë më të më forta vendosin agjendën. Kështu që duhet të jesh i ndërgjegjshëm për limitet e kësaj pjesëmarrje të kësaj lloj force politike të majtë. Ky është një element dhe për mua është shumë i rëndësishëm ky debat sepse në Angli unë jam pjesë e partisë Laburiste, e cila ndryshon politikat e veta sociale në varësi të korrentit ose të grupit brenda partisë që është në kontroll të debatit në atë periudhë.

Për shembull shkon më shumë majtas ose shkon më shumë djathtas ose më shumë në qendër, varet nga shkëmbimet e brendshme. Megjithatë unë kam vendosur të jem pjesë të jem brenda kësaj partie. Është sistem maxhoritar, është sistem propocional, është sistem presidencial pra varet nga mënyra sesi janë ndërtuar institucionet, sa mundësi ka një parti e re për të avancuar dhe për të mbajtur ato premtimet.

Në Angli është sistemi maxhoritar kush fiton më shumë vota, hyn në parlament. Praktikisht për partitë e vogla është e pamundur që të hyjnë në parlament. Pra nga ana strategjike është më mirë që të jesh brenda një partie të madhe, pavarësisht se lidershipi i asaj partie në një periudhë mund të shkojë në një drejtim ose në një tjetër dhe kjo është një pjesë e arsyetimit tim se pse unë jam pjesë e Partisë Laburiste që nuk është se si çdo e majtë në Evropë.

E majta aktuale në Shqipëri vetëm do shkatërrohej nga bindjet e mia. Siç e kam thënë në Shqipëri nuk ka të majtë, tamam të majtë dhe nuk ndjehem e përfaqësuar dhe as e majta nuk do të ndjehej e përfaqësuar nga unë”, u shpreh Ypi në Dritare TV.

12 komente në “Lea Ypi: Unë jam e majtë e papërfaqësuar nga e majta që drejton Shqipërinë!”

  1. Olimpia says:

    Ypi…. Respekt per pikpamjet e tua. Nderkohe qe thua….veshtire per nje parti te re.. Dhe vazhdon… Duhet futur ne partite e medha… Atehere futu ne PS dhe beje perpjekjen atje. Une besoj me shume ne ata persona qe,, tradhetojne,, origjinen per aresye te bindjeve te krijuara nga kultura dhe ndjeshmeria. Ti je nje e tille. Shumica e ideologeve te majte kane ardhur nga shtresa e,, larte,,. Sepse kane krijuara bindje te thella. Ne Shqiperi shumica e komunisteve fanatike u bene me PD per 24 ore nderkohe qe pjesa dermuese e liberaleve iu bashku an PS. Megjithate Lea, mos krahaso vendin è pare idustrial ne bote me vendin me fshatar ne Europe. Edhe ate pjese te industriese rentabl te para 90 e shkaterroi krimineli Berisha.

  2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Lea, lere se ndrite.
    Je vajzë e mire, pedadoge e mire, specialiste e mire ne fushen tënde.
    Pse futesh kot ne politike? Mbesa e Xhafer Ypit nuk mund te jetë e majtë.
    Partia Socialiste eshte e majtë, do apo s’do ti. Sali Berisha eshte Komunist do apo s’do ti. Edhe PD eshte parti e djathtët, do apo s’do ti.
    Nëse keto dy parti kane nevoje per revolucion te brendshem te pastrohen nga disa figura te urryera, kjo po, kjo qëndron.
    Por ne qofte se ti e quan veten Laburiste, t’i ke qene edhe me Xheremi Korbin (Jeremy Corbyn) i cili eshte Marksist. Tony Blair ishte tipik socialist Europian. Pra dy te ndryshem. Marksisti Corbyn e devijoi kursin e Laburisteve per disa kohe, tepër majtas. Por jo.per shume kohe ama, sepse demokracia e brendeshme ne parti e hoqi.
    Nuk e di per ty, por shumë shqipetare qe mbahen per “demokratë” ne Angli, votojne partine Laburiste pa e ditur se kujt spektri i perket.
    Edhe ti je Laburiste-Demokrate me duket, dhe po fshihesh mbrapa nje aresyetimi te dobet se gjoja “e majta shqipetare qenka ndryshe nga e majta europiane.”
    Si do thonin anglezet ne këtë rast? “A lame argument.”

  3. Unfortunately says:

    Ti je marksiste ne Angli dhe fashiste ne Shqiperi.. hajde e merre vesh. Komplet e coroditur si shume te tjera ne fakt se nuk je e vetme.

    Te thuash qe jam e djathte te marrin per idiote ne universitetet Angleze kshu qe nuk ke alternative pervecse Labour.

    Ne shqiperi nuk ju lene komplekset dhe hakmarrjet e vogla dhe idiote qe ekzistojne vetem ne kokat tuaja.

    Partia Socialiste eshte e vetmja parti ne Shqiperi, te tjerat jane aleanca kriminale, krahinore dhe interesash. Nuk kane vlera dhe nuk kane moral shoqeror dhe politik. PS eshte e vetmja parti qe e ben Shqiperine dhe si parti e qendres se majte qe jane kane padyshim rryma te djathta brenda tyre qe jane shume me influence. Pra, si parti e vetme ne shqiperi i ka rene barra te jete dhe e majte dhe e djathte. Keto rrymat marksiste qe jane popullore sot ne Evrope nuk kane shume influence ne shqiperi dhe nuk i interesojne PS. Jo se nuk ka njerez qe mendojne si ti, thjesht politika jone eshte shume primitive ende dhe eshte debat shterpe.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      I nderuar Unfortunately.
      Respekte. Tepër e vërtetë. Intervista e Lea Ypit ishte konfuze, pa logjike politike.
      Kenaqesi te lexosh komente me integritet si ky, ose si i nderuari Trapajan me poshtë.
      Tregon se nuk ka nevojë qe të jesh pedagog ne Angli per te qene inteligjent, me integritet moralo-politik, dhe me gjykim te shendoshë te realitetit.

  4. Trapajane says:

    Ish ministri i jashtem i Anglise Iden,balle per balle me Vishinskinish minister i jashtem i rusise sovjetike,ne bisedime
    IDEN:-si spjegohet,zoti Vishinski,une bir i nje puntori,doker porti,perfaqsoj Angline,shtet kapitalist,ti bir
    i nje familje aristokrate te carit,perfaqson republiken sovjetike ruse te puntoreve.?
    VISHINSKI:-E qarte,kemi tradhetuar klasat tona.
    Ti zonjusha Ypi nga familje aristokrate e zogut,bashkeqeverrises nazifashiste ne shqiperi,ke tradhetuar klase tende,je bere e majte,por nje e majte qe nuk ekziston ne shqiperi?Apo kerkon kokrren e molles me doren e majte se me te djathte u ngope.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Trapajan. Respekte.
      ???????
      Rreshti i fundit eshte fantastik.

  5. Lymi Tutit says:

    ………. Partia Laburiste ne Angli…… Sistemi maxhoritar ne Angli……… Per dike qe pretendon “nivel”,percaktime shume te gabuara……Nuk eshte Angli por Britania e Madhe !! No more comments. Lymi Tutit

  6. KOZi... says:

    Eshte normale qe mund te jete e majte ! Eshte e majte europiane ! Eshte e dallueshme e majta me te djathten ne Europe dhe Amerike ! Dallohet jo vetem ne program dhe ide por edhe ne perfaqesim ! Ndryshon Toni Bler nga Thecer , ndryshon Xhorxh Bush nga Klinton dhe Obama ! Ajo nuk orientohet ne Shqiperi sepse personat me pasanike gjinden tek e majta dhe keto do bejne ligje sociale qe jane kunder tyre ,paradoks ! Ajo shikon qe qeveria merr reforma te djathta ne aktivitete ekonomike te rendsishme ! Kjo mund te jete kuptimi i shprehjes se sajt !!!

  7. naimi says:

    E shfletova ,nuk pata kohe per ta lexuar librin e Leas,Te lire,te rritur….Ajo qe me interesoj te gjeje veten si shqiptare jashte Shqiperise londineze,nur e gjjeta.Ne dy tre rreshta shkruan se si Bataillon i leas eshte i shqetesuar per prishjen e Jugosllavise….nuk do jete me e forte ne baskedball ….Asnje fjale per gjenocidin,asnje fjale per fatet e atyre shqiptareve,qe ishin plote faqet e gazetave dhe tv.Ajo qe me shtyu te shkruaj keta pak rreshta eshte deklarata e saje ne tv,se eshte e majte?Pyes vetem per te saten here, se a jame edhe une i majte,por qe nuk besoj se jame ndryshe?Me vine ne mendje vitet e 90,qe i kisha harruar kur Gregor Gys ,shefi i te majtes gjermane demonstronte ne Berlin,me mbeshtetesit e Milosevicit kundra sulmeve te NATOs ne Kosove,me kujtohet partia Levica (E majta)ne Serbi e Mira Markovicit(gruaja e Milisevicit).Tash shefi i kesaj partie eshte A.Vulin kryetar i parlamentit serbe,qe ndoshta i vetmi ne parlamentin serbe thote„shiptari“Parti qe dhunen dhe represionin millosheviqian e kishin ushqim te perditshem.Nje parti po me emrin Levica ne Maqedoni para disa muaj ,kercenonte se po te vine ne pushtet do ndalonte perdorimin e shqipes do anulonte njohjen e Kosoves….Prap u ndala dhe pyes ,po kjo Ypi cfar e majte munde te jet,kur babait…Po kjo e majta e tashme e Shqiperise qe ka lidhe dashni djathtas e majtas me serbin e maqedonin ,pa pyet askend?.Sa budalla qe jame ,Marksin e shpalli RTL gjerman para disa vjetesh Gjeni te shekullit XX …Toni Bler ,Klinton,Schröder a nuk jane te majte,padyshim nje e majte tjeter.

  8. xyz says:

    Babait te Leas i eshte dhimbe Jugosllavia,qe ne ate kohe kishte mbete ajo e Millosheviqit,Lea thote se eshte e majta e sotme e Shqiperise?Mos e pyet se te kallzon vete ….

  9. Lili, ma e majte se ju says:

    Keni halla shume pune me ba me trute e juaj per me kuptuar cka jane laburistet e UK edhe cka eshte e majta e multimillionereve grabitcare qe asnje cent ne buxhetin e shtetit nuk derdhin!
    Jeni te majte ne fjale sa per te mashtruar e jeni te djathte ma extrem ne veprime duke shfryetzuar pa meshire punetoret e buxhetin e shtetit vetem per oligarket !
    Ne krahasimme ju , pseudo e majta shqiptare , ypi me prejatdhje te djathte- halla gjykoni femijet sipas babgjysheve, ju te majtet e Shqiperise, apo jo – zoja ypi pra do na dale ma zi se trotkiste !

  10. Xhufi says:

    Drejt ke folur,e majta ne Shqiperia nuk egziston.Ka vetem inndivide me maska,qe Kur vjen puna mbi ambicjen e vetme qe Kane Ate si te kontrollojne burimet jetike te ekonomike se ketij vendi dhe ti perfitojne kryesisht per vehte heshturazi,kurse vec therime te kesaj mirqenie e shperndajne me masat e gjera duke e percjelle me buje e fanfara si gjoja programe,master plane,strategji e reforma te “Medha”arritje fantastike ,e Pune vizionare per kete apo ate generate.Kjo e gjitha eshte nje mashrim.E pra keta njerez ne ate organizimi shoqeror qe permend zonja,qe me shume se shoqeror ne kuptimin e emancipuar te fjales,Jane ne nje organizim tribal perfect.Ku individe qe Kane akumuluar pushtet ekonomik me gjithfare menyrash,(shihni vetingun ne drejtesi per te krijuar nje ide se cfare ka ndodhur me nje prej pushteteve te sistemit per te kuptuar se cfare ka ndodhur ne 30vite me pushtet e tjera),gjejne akses proportional me force e tyre tek pushteti politik nga pushteti qendror Tek ai lokal. si Tek I ashtuquajturi I Majte si Tek I ashtuquajturi I djathte,duke bere praktikisht rotacionin e pushteti thjesht nje iluzion.Tek I cili njepjese e njerezve Kane filluar te mo’s besojne me prandaj Kane filluar ta braktisin vendin masivisht,sidomos inteligjenca.Tragjedia e termetit ka Brenda nje metafore te madhe,u desh nje fuqi e natyres qe ta shkallmonte te vjetren dhe te vinte e reja.Kete force asnje nga partite keneta nuk e ka,Edhe njeriu vetpastrohet ,por ne fund plaket e vdese,edhe keto parti sado qe mundohen me gjase te bejne vetpastrim ne fakt Jane tedestinuara te vdesin ato thjesht duke zgjatur lengaten e tyre mbajne peng fatet e popullit,E meqe Ra fjala per populli kete force e ka vec ai,Po qe per ironine e ngjarjeve,I braktisur nga inteligjenca (truri)dhe nga rinia(forca) qe Po shkojne masivisht ne perendim,dhe I pajisur me kulture te dobet,e me vetdije sociale te mjerueshm ka Rene viktime,dhe paradoksi imadh eshte se si ne Sindromen e stokholmit,ne vend qe tu reblohen ketyre pengmaresve te fateve te vera kene filluar ti admirojne,neper salla,studio,mbledhje e forume I ndjek,pikerisht keta,pengmaresit.E pra Keto parti te velura nga efektete e korrupsionit 30 vjecar politikoeekonomik dhe KY populli qe mund te quhet I mjere ne kuptimin e plote te fjales,Kane hyre ne nje ekuiliber te persosur,CDO GjE ESHTE NE VENDIN E VET POR ASGJE NUK ESHTE NE RREGULlku hyn ketu e djthta apo e majta,As per njerez si zonja Ypi nuk ka vend ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje