Shurdhëria mediatike me mbylljen e procesit të rindërtimit

30 Dhjetor 2021, 17:59Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka disa ditë që Edi Rama po inaguron një pas një sitet e qytezave të rindërtuara, të përfunduara, që janë banesa për të gjithë ata banorë që u goditën më rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Natyrisht që Rama dhe stafi i tij, siç ndodh rëndom në fakt, i ka përgatitur me kujdes për ta treguar fabulën e asaj që duket se është rrëfimi më i rëndësishëm i kreut të mazhorancës për mandatin e dytë qeverisës.

Mandat që nisi ndryeshe, pra me logjikën për ta rrëzuar që në fillim me anë të Kryeprokurorit të atëhershëm, më pas me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 me parimin “O të gjitha o asnjërën”.

Rindërtimi, natyrisht që nuk është një program i përgjithshëm për shumicën dërmuese të popullsisë. Është për atë pjesë që është dëmtuar më shumë nga tërmeti i 2019-s, i cili gjithsesi ka qenë rrënues për mijëra banorë, familje e qendra të banuara.

Por nuk mund të kemi një situatë siç po ndodh sot, ku një pjesë, pra mazhoranca merr pjesë në gëzimin e banorëve që hyjnë në shpëtitë e reja të rindërtuara, e pjesa tjetër bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Shembulli më i mirë është dita e sotme; kur ndërsa Edi Rama mori pjesë në përurimin e qytezës së re të Fushë Krujës, Lulzim Basha majti konferencën e shtypit, ku e nxiu me të zezë qeverinë e Edi Ramës në të gjitha drejtimet.

Mund ta bëjë, pasi një opozitë ka si detyrë pikërisht kundërvënien dhe përballjen me një qeveri. E megjithatë, nëse Lulzim Basha do të shkonte në shtëpitë e reja të të dëmtuarve nga tërmeti, mesazhi do të ishte edhe më i rëndësishëm, nga politika, se ç;është kur këtë punë e bën vetëm një pjesë politike.

Nëse Basha do tu uronte banorëve të shtëpive të reja, personalisht duke shkuar për vizitë në disa familje simbolike, mesazhi politik do të ishte më i madh, pasi realisht rindërtimi ka vënë një standard. Një standard, që është shumë i rëndësishëm; ku shteti, qeveria pra, nëse ndodh fatkeqësi e rëndë natyrore apo edhe tragjedi të tilla është pjesë e kompensimit të dëmeve; falas e pa shkëmbim.

Edhe në katastrofën e Gërdecit ka ndodhur që qeveria ka paguar shtëpi më shtëpi, të gjithë atyre që ju prish banesa nga eksplozioni i 15 marsit 2008. Por nuk pamë asnjëherë që Sali Berisha të shkonte shtëpi më shtëpi që të japë çelësat. Të gjithë paratë ndashin natën, pa zhurmë, vetëm e vetëm që të mos bënin zhurmë.

Gjithsesi kjo i përket së kaluarës. Por nuk mundet që të mbetet në sordinë gjithë ky proces i rindërtimit, nga një pjesë e opinionit public, apo edhe ata që janë shpesh herë në alert për zhvillimet në çështjet e përdorimit të fondeve publike.

Rindërtimi në këtë aspekt është një process gjigand, ku përveç miliola eurove ka përfshirë një sasi të madhe studio akritekture apo kompanish ndërtimi. Është thënë që nuk ka ngelur kompani ndërtimi pa punë në këtë proces, ç;ka solli edhe rritjet e GDP-së që për shumë nuk është reale.

E për të gjitha këto, a ja vlen të flitet shumë se ç’ka ndodhur, si u siguruan lekët, si u financuan, si u kanalizuan, e në fund çfarë produkti solli. Në një narracion të plotë për një process, që përveçse social për familjet që kanë përfituar është edhe demo-social. Ngaqë qytete që konsideroheshin të vdekura si Thumana, Laçi apo Fushë-Kruja, në këtë proces të paktën kanë marrë një dozë vaksinimi për të mos u zhdukur si realitet demokrafik dhe gjeopolitik i Shqipërisë.

Por jo, vetëm heshtje, sordinë, a thua se nuk ndodh gjë, ndërkohë që kur ndodh ndonjë kasetë apo sajesë alla Babale bëhet nami, e krijohen teatro të plotë mediatike.

Ka pasur disa herë kritika e akuza nga opozita e media për rindërtimin, se është përdorur politikisht, për show, nuk është ajo që duket etj, etj.

Po përse nuk i bëhet skaneri i plotë, normalisht aq sa mundet nga mediat, por shurdhëria nuk se i bën dëm Edi Ramës, përkundrazi i jep atij një armë në betejën e vjetër me “Kazanin”. Dalin disa herë, si dhe sot, zëra opozitarë që thonë se Rama abuzon, se banesat nuk po i bën na lekët e veta por të shtetit, temë që ha diskutim, madje shumë.

Por duhet të flitet realisht cili ka qenë vizioni, financimi, ideja, ç’u bë mirë e çfarë gabim. Po logjika: hëmëmo e bëri se do të largojë zhurmën e skandalit të inceneratorëve, ku për herë të parë një Prokurori si SPAK arreston deputetë e ministra të mazhorancës.

E mbani mend Gërdecin e 21 janarin? Shpërthimi i dytë pas kraterit të demontimit ndodhi nga Kryeministria që tonditi Prokurorinë e Përgjithshme. Një nga shkaqet që Sali Berisha u fut në listën e Zezë të SHBA-së…

11 komente në “Shurdhëria mediatike me mbylljen e procesit të rindërtimit”

  1. Detyren Ka bër says:

    Shtypi dhe medja ti injoroj komplet kta politikane 25 vjet ne pushtet që e ropen ate popull.
    Po Ka ber shpi me leket e botes I beri e Ka per detyre ça Ka ktu per propagand

    1. Kalec Dega says:

      Per cfare behet fjale ne ket shkrim te Temes ktu, ju lutem…lol!
      =
      lol
      =
      Shtypi te merret me ata qe spaguajne dritat…ene kshtu te dali kendezi dhe te mburret te Kimetja….

  2. Ti sje burre. says:

    Lul kastraveci duke share Ramen po e ndihmon sepse puna e Rames duket qartazi . Luli mendon se do vije ne pushtet me fjalet boshe qe leshon. Por ta harroje se populli nuk ha bar. Na thoni nje aresye pse duhet te mbeshtet Lulzim Basha???? si fillim ai duhet te perballet me drejtesine per shtimin e vilave te tij ne vite nga vijne keto te ardhura kur dihen rrogat shqipetare , rrugen e kombit, vrasjet ne Gerdec dhe lista ka shume pe te per te vazhduar.Nuk e dime ku e gjen te drejten morale ky te shaje qeverine e Edi Rames……Shqiperia as ka pasur e as do te kete nje njeri si Edi Rama. Por Luli ka vendosur te vere syze te errta per punen gjigande qe ky KM ka bere e po ben . Tani Luli zgjohet nga gjumi do pije kafene do vere xhelin ne floke te duket nje pikture perfekte kur gjendja dhe populli nuk presin per keto salltanete te mengjesit te Lul kastarvecit. Nese vertet po reformohesh ske asnje lloj dukurie qe ta vertetosh kete pervecse fjaleve dhe mllefit e xheloise qe ke qe as te gishti i vogel i kembes nuk i afrohesh Edi Rames.Je nje deshtak, gjumash e goje gjarperi qe nuk i vlen me politikes se vendit. Largohu bej nje gjest si burre por ti sje as burre….

  3. Iii says:

    Mjaft i sakte i nderuar Ylli!

  4. ERA says:

    8 VITE VJEDHJE,KRIMINALIZIM,IKJE MASIVE 500.000 ;KORRUPCION ;MAFIE E PANDESHKUAR ME RROFSH EDI TE NA RROJE SHQIPERIA

  5. Vranakonti says:

    Media eshte nje pseudomedia,vetem per te shpallur heronje kriminelet me Andi Bushatin ne krye dhe bejne kriminela ata qe punojne.Edi Rama sot qendron ne pjedistal per punen e madhe qe ka bere me ndertimet e shkaterruara nga termeti dhe perballimin e pandemise se COVID-19.Edi Rama nuk ka nevoje per mediat e kazanit, se ate e ngre larte puna e mire qe ka bere dhe po bene akoma.Sa zemra te gezuara jane bere sot, te atyre familjeve me marrjen e shtepive te reja ne prag te vitit te ri dhe pa paguar asnje leke shtetit.Gojet e shthurura te Berishes,Metes,Bashes le te llapin sa te duan,punen e Edi Rames nuk e mohojne dot.Nuk mbulohet dielli me shosh.

  6. emigranti says:

    ska problem problem populli te kujtoje 94 kur saliu dogji cdo gje, dhe doli ne telivizor dhe tha i digjni i shkateroni sepse i ka ndertuar ENVERI dhe tani luftoje me hadterit dhe kriminelat

  7. Dhjetoristi says:

    Bravo kryeministër,populli ti gëzoj shtëpitë ,qentë bashkë me media kazanin le të vazhdojnë avazin e vjetër,llap,llap se diçka do ngelet,kush ka sy shikon e vlerëson ,kush s’do e i thotë të bardhës e zezë në të së…. të shkojë

  8. DhjetAristi says:

    Bravo kryem….,populli ti gezoj ato 400 shpijat po paret borxh kush do i paguj,por ma e randesishmja per mu asht se nuk me del heopi se me 2 Miliard euro marre borxh pjestu me 50 mije euro per nji apartament nuk dalin 400 shpija po 40.0000!!!!!Jea osht llogari Olimbi kush do shkoj ne Qeli per ket hajduteri!!!!!!

  9. Luli vet says:

    Nqse me ndertimin e shtepive qeveria ka bere detyren, atehere shume mire. Ne nje qeveri te tille duam. Po u jane errur syte se nuk doni qeveri qe unon, po qeveri qe vjedh e nuk bene detyren. Ajo kohe iku Daku.

  10. Indignados says:

    Se mos po i ben me leket e veta qe mburret, o Pata?! Po ti s’ke faj se kur ministri i financave dhe pas tij edhe kryeministri thone “qytetaret nuk do nxjerrin asnje leke nga xhepi, se do i bejme me buxhetin e shtetit”!! Ne na i merr nga taksat tona, o Pata, dhe ua fal atyre!! Hedh miliarda qe as nuk numerohen dot dhe prokuron me tender preferencial Ahmetaj me Agollin e FShZh!! Ata ku ta gjejne kete mundesi!! Sa me shume tendera ndertimi aq me shume inkason klani i rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje