Pse u tërbuan bablokët “patriotë”, nga “vëllai” Erdogan?

18 Janar 2022, 11:43Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Vizita e Erdogan në Shqipëri ishte paraprirë nga polemikat, për datën që ai zgjodhi, pasi më 17 janar ka vdekur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Në mediat e dyshes Meta-Berisha, u mbruajt ideja se Erdogan e ka zgjedhur me qëllim këtë datë, si revansh ndaj heroit tonë, a thua Erdogan kishte ardhur në Tiranë për të sfiduar Skënderbeun.

Ndaj dhe Meta nxitoi që pa gdhirë dita mirë, t’i bënte parapritë Erdoganit me Skënderbeun, aq sa të krijohej përshtypja se ishta gati madje, që të rrëmbente shpatën e Skënderbeut e t’i dilte përballë Erdoganit, për t’i treguar se kemi ende burra në këtë vend, që mund t’i bëjnë ballë Turqisë.

Nëse do të duhej dikush që të kompleksohej nga kjo datë në fakt, ata janë pikërisht turqit, pasi Gjergj Kastrioti i luftoi për 25 vjet dhe vdiq i qetë në shtratin e tij, jo nga shpata e turqve, por nga Zoti.

Por nuk është kjo arsyeja, pse në Shqipëri provokohen nga vizita e Erdogan.

Provokimi i vetëm, vjen nga fakti se Erdogan prej vitesh është aleati kryesor i Edi Ramës dhe këtë e ka shpallur aq hapur, sa e ndihmoi me ndërtimin e spitalit të Fierit, dhe madje me krenari deklaroi krah Ramës, se ai do të përfundonte para zgjedhjeve të 25 prillit.

Për të mos folur pastaj për shtëpitë e reja që u ndërtuan nga Erdogan, të cilat ishin një kapital i mirë politik për Edi Ramën më 25 prill.

Vetë vizita e tij krah “vëllait” Edi Rama, duke përjashtuar nga axhenda homologun e tij Ilir Meta, është po ashtu një sinjal i qartë dhe një mbështetje e madhe për Ramën, e cila natyrisht reflektohet me vota tek ajo pjesë e myslimanëve shqiptarë që i kanë sytë nga Turqia.

Është pikërisht kjo arsyeja, që Sali Berisha dhe Ilir Meta u tërbuan, jo se kanë ndonjë gjë me turqit dhe Turqinë, pasi historinë e “gjakmarrjes” me ta e kemi mbyllur me kohë.

Dhe ndryshe nga Ilir Meta, që veshi pazmoren e Skënderbeut dhe deklaronte se e kishte axhendën e zënë për t’u takuar me Erdogan, Sali Berisha e tregoi hapur që është qejfmbejtur me Erdogan, pikërisht se është aleat i Ramës.

Nuk kanë asgjë me atë që Erdogan përfaqëson, si një lider autoritar, se janë vetë të tillë.

As që është një lider i përfolur për korrupsion, se janë vetë të tillë.

As që është një lider që shtyp opozitën, se e kanë bërë vetë kur kanë qenë në pushtet.

As që do t’i imponojë myslimanizmin Shqipërisë, duke zgjedhur me qëllim një qytet katolik për ndërtimin e shtëpive, se vetë i kanë hapur dyert çdo organizate të dyshimtë me prapavijë fetare.

Thjesht janë tërbuar pse ka aleat Edi Ramën dhe nuk i përfill më!

A ka arsye më të madhe për ta, për të të shpallur armik, se miqësia me Edi Ramën?!

19 komente në “Pse u tërbuan bablokët “patriotë”, nga “vëllai” Erdogan?”

  1. Kalec Dega says:

    Ka te drejte Beqir Lumani…..

    Lol

    Komb beqirash….

    1. Ortodoks nga Jugu says:

      Me mire komb beqirash, se sa familje si e jotja, byt***irash.
      Burrë Maskara, qe kerkon te shash nje komb të tere.
      Me mire pranoj nje hoxhe shqipetar, se sa nje prift grek ne Shqipëri.

    2. Sulo says:

      O kamaleco… ti te kush komb ben pjese?

  2. anticensurë ??? says:

    bledi lumani i entuziazmuar nga “ndikimi i islamistit osman tek myslymanët e shqipërisë”??
    uau,çfarë orgazme!!
    nuk e di a e ka për ramën apo për erdogënin??
    po ta ketë për këtë gjatoshin tonë gjysma e të keqes!!këtë e presin dhe e përcjellin në kancelritë europiane,erdoqënin vetëm rusët dhe azerët e presin!!as në arabinë saudite nuk e pret kush erdon!!

  3. Buda says:

    Skenderbeu luftoi kunder Perandorise Osmane per Perendimin, por Europa dhe Papa e lane ne balte;
    Edi Rama ka 20 vjet qe lufton per ta anetaresuar Shqiperine ne Bashkimin Europian, shtetet e Europes na lane pas dere.
    Turku Erdogan nuk erdhi ne Shqiperi me ushtri e me arme, por me spitale e shtepi per fukarane!

  4. a jemi me shqiptare? says:

    Ja, kermijte dhe kakzozat (lumbricous terrestis) qe zvarriten mbi toke sa here bie shi, sidomos ne vere, fillojne e mermeritin si ato mizat e kalit ne ate vendin qe preferojne njesoj si keta qe preferojne Sali kermen. Jepi se s’ka nevoje te dallohemi as ti e as une! Me sa shikoj, Edi Rama vertete e beri historine dhe eshte i pa arritshem, jo ne Shqiperi, por dhe ne Europe e me tutje, fale dijes dhe zgjuarsise se tij, por edhe karakterit dhe patriotizmit qe e ndertoi Shqiperine qe ta kene te gateshme brezat dhe te merren me zhvillimin dhe jo vetem rritjen (p.s rritja perfaqeson ndryshime sasiore, ndersa zhvillimi ndryshime cilesore). Kur mori ps-ne, thashe me vete: do e beje si veten dhe partine tani dhe me vinte keq per ata njerez qe ishin afer saj, por si duket s’e kisha njohur. Dy fjale do te ja mba mend: qe tha do punoj per Shqiperine qe te le histori, deri tani historia po shkruhet dhe e dyta do ta bej me ligj mbrojtjen e gjuhes shqipe; per kete ose ka harruar ose nuk e di se pse e la e u bastardua shqipja. Le te me pergjigjet vete po deshi. Jam i gatshem te komunikoj me te ne qoftese marr nje sinjal. Por per kete, ka thelluar depresionin shpirteror shqiptar, te atyre shqiptareve qe e duan shqipen, jo te atyre qe per bisnesin shesin dhe nenen.

  5. Çudi e madhe përse u tërbuan , po thjesht që s’po PJERDH më njeri per ta , e ndiejnë veten të BRAKISUR e të PAVLERË , pa historitë me mosdakortësira apo përvjetorë edhe vetë s’i besojnë !

  6. rezi says:

    Dallohen shpellaret qe nuk jane mirenjohes sepse jane derra….

  7. Matrapiku says:

    Ç’komente te peshtira nga “shqiptare te medhenj”, ne sherbim te kryegjaksorit, malokut Sali Ram Berisha.

  8. Titvasil shkollëshumi says:

    Allah-allah! Një palë martohen një mijë marrohen?

  9. dylber dhe mbas gjashte shekujsh pushtimi says:

    Mender,luman,lumadhi,qe i eshte qorruar mendja,nga shekujt ne sherbim te pushtuesit otoman dhe nuk don te shikoje ate qe shikon dhe ka perjetuar gjithe bota,qe Babe Rexhepi este nje diktator i erret dhe nje i korruptuar se bashku me familen e tij.

  10. Të lumtë! says:

    E KE QARRË .

  11. RAIFI says:

    Vizita e Erdoğan në Shqipëri dhe raportet e shkëlqyeshme Turqi -Shqioëri u pengojnë pro grekve por nuk e thon hapur.Mos harroni se dy her brenda 20 viteve Turqia mbrojti sovranitetin e Shqipërisë nga Greqia më 1997 dhe nga Serbia më 1999 kur Serbia u fut në fshatrat e Shqipërisë dhe vetëm pa kërcënimit të Turqisë u tërhoq.Njejt ishte më 1979 kur Greqia po futej në Jugun e Shqipërisë por me tu nisur Flota Turke grekët u tërhoqën.Këtë nuk po e sajoi unë por e ka thënë publikisht Kryeministri i atëhershëm Pandeli Majku e që edhe ishte kryeministri më i suksesshëm.shqiptar i të gjitha kohërave.

  12. joel shkodra says:

    Vetem nje gje nuk sqarohet dot, jo vetem nga ky shkrues, por edhe nga “kokeministri”, ishte rastesi kjo date apo me qellim? E. Rama thote “rastesi”, por nje rastesi me probabilitet 1/365 = 0,0027.

  13. Dardan says:

    O shpellare komentatore qe beni historianin idiot!
    A nuk e kuptoni se po fyeni metrat dhe vellezerit ta ne ne Lac e Thumane qe moren apartamente fringo te rinj falas,
    qe nuk t’i dhuron kush ne kete bote te dollarit, por vetem miqte e vertete, si populli dhe Presidenti i Republikes se Turqise?!

    1. Inis Gjoni says:

      Fjalë me vend Dardan

    2. ik ere pirdhu says:

      Me nje apartament e ke shit bythen o Katunar dardan!? Kot qe i shajme pra keta janullistat, qe marrin 300$ ne muaj nga greku …
      O dardalesh o RROT CARI!

  14. Vranakonti says:

    Berisha me Meten nuk u terbuan sot,ata kane qene te terbuar prej shume kohesh.

  15. taso kume says:

    Ne radhe te pare do veme SHqiperin ,vendin tone ,pastaj intresat personale ,te kaurit,myslimanit dhe hebrenjve po ka ngelur ndonje si Nulla robaqepsja qe u martua me KANIOTIN, ne VLORE, Miqesia me Turqine eshte e domosdoshme per faktin se jemi rethuar nga shtete zagere qe EUROPA i nderseu ku e kafshuan dhe e pergjysmuan SHQIPERINE,dhe mos u gabofsha kush ben gam -gam kunder miqesise me Turqine eshte rjeshtuar ne kollonen e 5 te te shteteve ZAGARE qe na rembyen tokat e te pareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje