Njëmbëdhjetë vjet me drejtësi zero për vrasjen e Aleksit tonë, nga Sali Berisha

20 Janar 2022, 19:00Politika TEMA

Nga Mark Nika, TemA

21 janari vjen çdo vit e më i rëndë për familjen tonë.

Vjen i rëndë për gjithë miqtë e shokët e Aleksit. Për gjithë ata qytetarë shqiptarë që ruajnë në kujtesë dhe në ndergjegje si një plagë të madhe masakrën shtetërore të  21 janarit të vitit 2011, kur nga selia e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, veglat e tij me uniformë qëlluan me armë zjarri mbi demonstruesit që ishin mbedhur për të protestuar kundër skandalit me zë e me figurë të  ministrit  dhe aleatit të tij, Ilir Meta.

Aleksi ishte një prej viktimave të atij krimi shtetëror.

Vrasja e tij pat lindur e zbardhur para kamerave të televizioneve.

Por paradoksalisht, është sot e kësaj dite pa autor, e pazbardhur gjyqësisht, pa asnjë të dënuar për krimin e tmerrshëm.

Është një jetë e  rrëmbyer kriminalisht në lule të moshës, që AKUZON papushim e do të vazhdojë të  AKUZOJË. Derisa të dalë në dritë e vërteta dhe vrasësit e tij të marrin dënimin sipas ligjit.

AKUZON ata që dhanë urdhër të qëllohet me armë zjarri mbi protestuesit, ish- kryeministrin S. Berisha, ish- ministrin e tij të Brendshëm të asaj kohe, L. Basha. Ta gjejë drejtësia cili prej tyre e dha urdhërin. Ti gjejë drjetësia kush tjetër ka gisht në këtë krim makabër.

Ky grusht i përbuzshem shkeli me kembe të flliqura mbi lulen e rinise te djalit tonë. Këta  nuk jane politikanë, por një  bandë vrasësish.

Drejtesia nuk do të jetë drejtësi pa zbuluar deri ne fund fytyrat e tyre të vërteta prej vrasësish.

AKUZON  ish- komandantin e Gardës, A. Prendi dhe vartësit e tij në rolin e ekzekutorëve të urdhërave.

AKUZON ata hetues, prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë që kanë mbyllur sytë e kanë bërë lojën e kungulleshkës me dosjen e vrasjes së Aleksit.

Më shumë se disa individë, akuzon një Prokurori  politikisht dhe juridikisht e kapur, që ka demtuar rëndë drejtesine shqiptare, duke e bërë vendin padrejtesi.

Heshtja e Prokurorise ka bërë në thelb rehabilitimin e vrasesve dhe urdheruesve.

AKUZON  politikanët  në pushtet që janë zotuar shumë herë, janar për janar, të bëjnë gjithçka, brenda  kompetencave të ekzekutivit, në respekt të ndarjes së pushteteve, për të nxitur e ndihmuar zbardhjen e vrasjes së Aleksit.

Premtimet e Rames qe vrasesit dhe urdheruesit do te pergjigjen ligjerisht i mori “era”. Në të kundërtën, duke emëruar Ilir Metën president, socialistët e trimëruan Berishën. Qofsha i gabuar, por socialistet nuk kanë ndjeshmërinë e nevojshme per 21 Janarin.

Jemi koshientë se vendi ka shumë halle, qeveria ka shumë sfida. Por hallet dhe sfidat nuk duhet ta fshijnë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve 21 Janarin, nuk duhet të justifikojnë bërjen heshturazi  të një amnistie politike de fakto, nuk duhet të lejojnë ligjërimin e krimit politik si mjet per te mbajtur pushtetin.

Është e pabesueshme që për tetë vjet Prokuroria e rrethit gjyqësor, Tiranë, nuk ka kryer asnje veprim hetimor, dosja e Aleksit eshte mbajtur në sirtare

Gjatë kësaj kohe Ministria e Brendshme si pjese e ekzekutivit nuk ka kryer asnjë veprim. Me kerkesen tonë  çeshtja i kaloi  policise kriminale, e cila, ndonese mori persiper qe te kryeje veprime operative per te zbuluar provat dhe autoret e krimit, rezulton se nuk ka kryer asnje veprim.

Me gjithe kerkesat tona dhe te avokatit te familjes, Prokuroria nuk na jep asnjë informacion.

Ligjerisht jane te detyruar te na informojne se mbrojme viktimen. Aktualisht Prokuroria e Tiranes ja ka kaluar çeshtjen nje oficereje te policise gjyqesore të drejtorisë  vendore Tiranë (per ta hequr qafe) dhe jo policise gjyqesore te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Kjo është sorollatja  e turpshme.

Ky është pingpongu me një tragjedi.

Kështu na  mundojnë tash sa vjet. Na mundon drejtesia e vonuar dhe komploti i heshtjes.

Kupa është mbushur e nuk mban më.

Pesimizmi shtohet më shumë kur shohim se dhe e ashtuquajtura drejtësia e re nuk ka një reagim të përgjegjshëm institucional e ligjor, duke u bërë kështu dashje pa dashje mbështetëse e krimit, urdhëruesve, transmetuesve dhe ekzekutuesve të tij realë.

Është gjithë shoqëria jonë e vrarë dhe e kërcënuar, është e kërcënuar e sotmja dhe e ardhmja jonë.

Askush nuk mund të flejë i qetë  kur një krim shteteror nuk vendoset përballë ligjit.

Per te kryer veprimet qe do çonin në zbulimet e te vertetes  për vrasjen e Aleksit, vecanerisht te urdherdhenies per të qelluar me armë zjarri dhe te autoreve qe e kane zbatuar, çeshtja  duhet t’i kaloje SPAK- ut qe eshte kompetent dhe jo Prokurorise se Tiranes.

SPAK-ut  ka kompetencën  të pyesë  dhe të ngreje akuzë  ne lidhje me çeshtjen drejtuese te shtetit te asaj kohe.

SPAK  dhe Byroja Kombetare e Hetimit që ka nisur nga puna  janë shpresa e fundit se do bëhët drejtësi për Aleksin, për gjithë të vrarët dhe plagosurit e 21 janarit dhe përmes tyre për gjithë shoqërinë shqiptare.

Ne u themi vrasesve dhe urdheruesve se mund te mendojne se i kane mbyllur hesapet me drejtesinë, por ta dinë qe ata nuk i kane  mbyllur hesapet me ne.

Ne nuk jemi kontigjent qe perdoremi dhe shfrytezohemi nga asnjë force politike.

Nuk ka falje për vrasësit që i fshihen drejtësisë apo kërcënojnë drejtësinë. Ne  nuk do behemi gjakhumbes.

*Xhaxhai i Aleks Nikës

19 komente në “Njëmbëdhjetë vjet me drejtësi zero për vrasjen e Aleksit tonë, nga Sali Berisha”

  1. Salih EZBOLLAH Berishurra says:

    I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I KETYRE MARTIREVE : SHQIPERIA KOMANDOHET NGA VRASESIT salih berisha DUHEJ FUTUR NE BURGIM TE PERJETSHEM . POR POLITIKANET TANE JANE TE LIDHUR ZINXHIR ME NJERI TJETRIN KESHTU NUK E FUSIN NE BURG KRYEKARAKURVEN ISLAMIKE KRIMINELIN berisha. SEPSE JANE TE LIDHUR ME NJERI TJETRIN:

  2. Unfortunately says:

    E ke shume gabim, cdo socialist e ka plage ne zemer 21 Janarin dhe kapercyhen aleancen me Ilir Meren vetem e vetem qe Rama te vinte ne pushtet e te kishte nje shanc drejtesia. Deri me sot reforma ne drejtesi ju ka mbyllur gojen por durimit i ka ardh fundi. Trupi eshte i Rames personalisht, mos i ngatrroni socialistet.

    21 Janari eshte vrasje shtetrore, eshte krim shtetrore. Eshte shteti ai qe duhet ti jape zgjidhje.

    Te isha si ju neser Ramen nuk e takoja dhe kurre me deri sa drejtesia te levize. Mos degjoni me deluzionet e tij se duhen qindra vjet te behet shtet apo une nuk jam gjykates. Thjesht e pyesni perse Policia dhe Ministria e Drejtesise nuk bejne punen e tyre ?

    1. Loni says:

      Nderi eshte i Rames mor vlla, jo turpi, duhen dekada te pastrohet muti berishist nga sistemi i drejtesise. Berisha. Basha dhe vrasesit e tjere pas qafe e kane…dtejtesia e re do ti godase fort!

  3. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Do te kalojne edhe 111 vjt te tjera e perseri nuk do te ket Drejtesi.
    Kjo pasi ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA.

    1. The republic of islamic kosovo says:

      [email protected]
      .Ti sa here i quan Shqiptaret Sunite !! Po jam dakord me ty qe ka dhe beqira e sumqira..ketu ne Shqiperi. Por edhe Greket prejardhjen nga Azia e kane nga Egjipti e Pakistani te zinj sterre jane Greket….Me trego nje Grek Bjond..? Zona e Selanikut Xalkidikih..thone vete Greket qe jemi te ardhur nga Turqia….Zona e Dhrames krejt myslimane Kreta dhe atje ke plot myslimane greke..Prandaj mos fol karagjozlleqe..Shqipetaret e vertete jane Christians…shqipetaret myslimane jane turq nuk jane gjak shqiptari.. Shqiptaret qe e mbajne veten per myslimane jane turq qe kane mesuar Shqip.

      1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

        File mou,pse rrembehesh,te lutem.
        Kur them sunitet apo shiitet kam parasish muslimon brother’s,kosovare,shpellare, tourkotsamides por kurresesi orthodhoxet e katholike,ok.
        Dhe i permbahem idheas se kjo fare e keqe turke eshte e keqja shekullore qe mavros token e arbrit.
        Ki eshte rrealiteti,nuk ka tjeter variant,ngjarjet e perditshme ne politike,jete sociale ,kulture ,sport etj etj e tregojne kete trealitet….
        E sikur mos te mjaftonin keta njethundrake arabe kemi edhe nje pjese te madhe te tredhurish(atheoi) ,bastarde nga rradhet kristiane si Rama, Ngjela etj.
        Per mua keta jane fatkeqesia me e madhe….. plehra turke nuk ka cte jap per ate vend por te tredhurit jahova e atheoi jane me keq…..
        Te can karin Ngjela me karlliqe ne lidhje me gjitonet “armiq” grek,rus,apo serb!! Erdhi turku Erdogan,dhjeu mes shqiperise e ki kar me syze nuk ka hapur halene e te thote nje fjale….!!!!!!
        Vec Milo,tha nje te vertet e ketu ne site iu versulen plehrat turkoshqipfoles….!!!
        Nga Mero prisja nje reagim te forte,por duket se dhe ki u bo cok gyzel ….hahahaha.
        Nejse,nuk behet ai vend, thjesht nje i cmendur mund te besoi te kunderten….

        1. The republic of islamic kosovo says:

          [email protected]
          Ketu ke te drejte per cfare ke shkruar. nuk te heq asnje pike e asnje presje..ke folur shume Sakte Te pershendes.

  4. Veshgues says:

    I nderuar xhaxha i Aleksit!
    Duhet te kuptosh se je shprese per drejtesi per mua! Sa here shkruan une ndjehem optimist! Eshte gjalle!
    Sepse kur shkruan To i bene gjyqin vrasese te nipit tend.
    Sigurishte besoj se ER dhe tash edhe L.Basha duhet te ndihen fajtor!

    1. Lasgushi says:

      Mire qeveritaret di Rama e Co.Nuk bejne as minimumin me antihumanizem te niejte me vrasesin Berisha e co.Por turma e.hienave ne Prokurorite policia dhe gjykatat si nuk kane frike nga veprimet e mosveprim et ndaj ceshtjes.
      Rastesia me ka sjelle te kem njohur mire e nga afer personalisht Aleks Niken dhe familjen e tij.Nje djale cuditerisht I persosur,simpatik,shume punetor,me.humorne qe bente per njerzit.Sa here permendet me shtohet urrejtja per politikanet shqiptare.

  5. pijetari says:

    I nderuar Mark, te njoh qe student. Te kam ndjekur e cmuar ne qendrimet qe keni mbajtur per ceshtjen. Kam mendimin qe duhet ti ndajme pergjegjesite, kush urdheroi vrasjet, kush ishin vrasesit, kush e ndoqi ligjerisht ngjarjen, ku ngeci hetimi e pse, perse prej 11 vjetesh dosja e vrasjeve te 21 janarit fle sirtareve, cila eshe pergjegjsia qofte edhe moral e kreut te qeverise per ate ngjarje. Dua te besoj qe reforma ne drejtesi do ti hape rrugen zbulimit te se vertetes dhe venies para pergjegjesise se fajtoreve. POr kurresesi nuk mund te ve ne nje plan Berishen me Ramen, kurresesi. Zhgenjimi juaj eshte i perligjur, megjithate.

  6. Petrit says:

    Ne te vertetë shoku Mark Nika e din shume mire se kush e ka vrarë Aleksin.
    Aleks Nika nuk kishte asnje lidhje as me protesten e as me partinë socialiste.
    Aleks Nika per gjatë gjithe jetës se tij e vetmja punë qe ka bere kanë qenë vjedhjet ne Itali.
    Gje per te cilen ka bere edhe burg si ne Itali dhe ne kroaci.
    Marku e din shume mire se nje nga shoket e tij qe i kishte 300 mijê euro borxh Aleksit qe e thirri ne protestë dhe e vrau.
    Vrasje e cila ka ndodhur shume larg ku ndodhej protesta.
    Te tjerat janë thjeshte propagandê.

  7. Pyka says:

    I nderuari z.MARK,më vjen shume keq për nipin tuaj(për heroin k/KORRUPSIONIT)..fytyra e atij djali e kam në memorje dhe do ta kem!! Një gjë të dish,se njërzit e ndershëm në atë vend e kanë HEROIN E VET Aleksin!!Aleksi është dhe duhet modeli yne…..I PAHARRUAR KUJTIMI për Aleksin!!! Dhe e fundit z.Mark,Aleksi nuk e dha jetën për tu bërë minister ILIR BEQJA,ARBEN HAMETI,GJIKNURI etje…me në krye Ed shallvaren,i cili KY i fundit mbanë pergjegjesi aq sa Sali Berisha,Ilir Meta dhe Lulzim Basha…por kunder bandave te korrupsionit që vazhdojne edhe sot..MALLKIMI i Aleksit dhe i familjes tij i zënte ne shtepite e tyre,mos pafshin drite me sy ata që urdheruan,ata që e benë dhe ata që SOT shkelin në gjakun e tij!!!Nga larg….pyka…

  8. beso veten, jo te tjeret sot ! says:

    Mos prisni me; shkoni dhe protestoni para prokurorise dhe gjykatave, shkoni e protestoni para pallateve dhe vilave te prokuroreve dhe gjyqtareve dhe ngujohuni aty. JU duhet te jeni te zot per veten dhe familjet tuaja, nga kush prisni?! Apo prisni qe Sali Berisha te vdese dhe pastaj? Duhen te shlyhen ne kete bote krimet po te keni pergjegjesine dhe moralin jo per te zbardhe te verteten se ate e dine i madhe dhe i vogel, perveç prokuroreve dhe gjykatesve qe jane kthyer ne kriminelet me te rrezikshem te shpirtit te vuajtur njerezor, por per te vendesur vete drejtesine dhe qetesuar shpirtrat. Qe Sali Berisha te tallet me nje popull te tere me gjithe ato krime dhe vjedhje, do te thote qe s’ka me shqiptar te lire dhe me dinjitet. Kerkon dinjitet krimineli !!

  9. lenci says:

    Vezhgues ti duhet te jesh vete krimineli hetues Mark Nika. Ky kriminel qe duhet te kishte shkuar ne burg ler krimet e tij, del si mbrojtes i drejtesise. Po leket qe morret si familje per te ndjerin? Kush pranon leket per vrasjen duhet te heshte.

  10. Arben says:

    Nuk ke faj o Mark por po t’a mendosh me kthjelltësi vrasësi real/faktik është Edi Rama që hodhi gurin e fshehu dorën. Ai i nisi turmat atje si mish për top për interesin e vet politik. Çfarë bëri 2 vjet më pas ? Pasi premtoi se do të kishte drejtësi për viktimat shkoi e bëri aleancë pikërisht me njeriun për arsyen e te cilit u vranë ata 4 vetë. Dhe çfarë bëri më pas ? E bëri edhe president!! Vetëm pasi mori tepsinë i vetëm e hodhi në rrugë Metën në 2017 , pra atëherë kur nuk i duhej me politikisht. Ndërkohë premtimet për drejtësi i harroi që kur erdhi në pushtet. Po të mos i kishte ndërsyer ai njerëzit me 21 janar sot nipi juaj do ishte gjallë. Ai doli më i fituari nga e gjithë kjo çështje sepse edhe sot pas kaq shumë vitesh 21 janari përdoret politikisht nga ai dhe mediat zagarë të tij sic është Tema për të sulmuar të djathtën dhe specifikisht Berishën (pra jo Bashën i cili ishte ministër i brendshëm).
    Me vjen keq që ju përdori dhe vazhdon t’ju përdorë për oreksin e tij sistemi i majtë politik.

  11. Patronazhist says:

    Po qenke komplet rrote kari o mixha i Aleksit. Po si ta merr mendja se Rama do zbardhe ngjarjen???!!! Eshte i kapur eshte ne tave. Ju deshen 4 te vrare dhe sic e ka zakon pasi i perdori i la te vdekur ne rruge. Ai ka akuzuar te atin se i ka qire gruan jo me aleksin me shoke qe nuk i ha kari fare. Ejse ti e di vete por perdite e me shume behesh qeshrak e rrote kari qe vazhdon ti biesh manallit me nje brime

  12. Loni says:

    Nderi eshte i Rames mor vlla, jo turpi, duhen dekada te pastrohet muti berishist nga sistemi i drejtesise. Berisha. Basha dhe vrasesit e tjere pas qafe e kane…dtejtesia e re do ti godase fort!

  13. PATRONAZHISTI says:

    Nuk mund te kete drejtesi,kur per pushtet Edi Rama beri aleance me Ilir Meten.Reforma ne drejtesi eshte nje menyre e sterholluar per ta cuar drejtesin ne kalandat Greke.Cfar beri Sali Berisha ne 1992-in,sapo erdhi ne pushtet.Shkateroj gjykatat duke hapur”Universitetin Juridik” te plepave.Dy pika uje ne drejtesin Shqiptare.Nje tregues shume i percipte per te treguar se nuk ka e nuk mund te kete drejtesi.

  14. Sahale Breshkani says:

    Per Petritin Rrotten e KWRIT ne ti i dike kaq mire keto pune pse s’shkon ne prokurori dhe jep deponimin se kush e vrau dhe si e vrau qe te shpetosh ose SaHalen, Lulushken apo Ed Palloshin nga halli qe u ka mbetur ne dore kjo patate perveluese dhe s’din si ti japin rrugezgjidhje dhe te bejn drejtesi. O Petrit moter qiri t’i s’je gje tjeter vec se nje shpifes e halabak ordiner, qe perpiqesh me shpifjet pabaz dhe genjeshtrat t’u dalesh ne mbrojtje atyre qe permenda me lart.
    S’a per Lencin s’ja vlen te flasesh se me llogjiken e tije dhe gomaret do talleshin, nje llogjiken prej [email protected], pra s’ke c’ti besh gomerve si Lenci e Petriti dhe duhet ti biesh samarit, apo vrite tjetrin ne mes te bulevardit dhe po t’a paguash per familjen, nusen qe mbeti e ve dhe femijet jetim, duhet t’a mbyllin gojen… Kjo eshte llogjika gjakatare e vrasesve qe kane lyer duart me gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje