Fotot magjepsëse, zbuloni shtegun Juliana në Slloveni!

15 Shkurt 2022, 14:20Turizëm TEMA
Fotot magjepsëse, zbuloni shtegun Juliana në Slloveni!

Nëse jeni adhurues i sporteve dimërore, skive, liqeneve të ngrira dhe peizazheve mahnitëse, atëherë rajoni alpin në veriperëndim të Sllovenisë, është vendi perfekt, jashtë Shqipërisë, ku mund t’i gjeni të gjitha këto brenda një parkut të vetëm kombëtar. Prej vitit 2019, është më e lehtë të njohësh këtë rajon, falë krijimit të shtegut Juliana. Gjatë rrugës, do të shijoni pamjet spektakolare të majave të larta, ujëvarave, lumenjve të vrullshëm dhe pyjeve malore të paprekura. Cnn Travel rendit disa nga pikat turistike më të bukura të këtij rajoni:

Liqeni Bled

Kaltërsia e ujit të kristaltë rrethuar nga pishat, si dhe hijeshia e një kishe baroke aty pranë, e bëjnë Liqenin Bled të ngjashëm me një film të Walt Disney. E vendosur lart në një shkëmb me pamje nga liqeni, ndodhet edhe Kalaja e Bled -një kështjellë mesjetare – që i shton edhe më shumë bukuri panoramës magjike. Vizitorët mund të zgjedhin të bëjnë një tur nëpër kështjellë ose të vozisin në liqen me varka të vogla.

Grykat e Tolminit

Në skajin jugor të Parkut Kombëtar Triglav, gjenden Grykat e Tolminit – nëpër shkëmbinjtë e të cilave vërshojnë ujëra të thellë të gjelbër. Në pikën më të ulët të Parkut – 180 metra mbi nivelin e detit – ka një bashkim midis Tolminit dhe Zadlaščica, ku mund të hyni përmes shkallëve shkëmbore dhe urave prej druri.

Liqeni i Bohinj

Përveç Liqenit Bled, që tërheq më shumë turistë dhe për rrjedhojë edhe të ardhura më të mëdha ekonomike, në këtë rajon gjendet edhe Liqeni Bohinj. Mes një pylli të harlisur, në ujërat e qetë të këtij liqeni, keni mundësinë të shijoni një vozitje të qetë. Pasi të ndiqni shtegun rreth liqenit, mund të merrni teleferikun që ju ngjit deri në vendpushimin e skive “Vogel”. Nga këtu, pamjet e liqenit Bohinj të lënë pa frymë.

Ujëvara e Savicës

Vetëm disa milje në lindje të liqenit Bohinj, është një nga atraksionet më të bukura, jo vetëm të këtij rajoni, por edhe të gjithë Sllovenisë. Ujëvara e Savicës është burimi i lumit Sava Bohinjka dhe del përmes një çarje të thellë shkëmbore nga një lartësi prej 255 metrash. Ndiqni një shteg mes pyjeve për rreth një orë, derisa të arrini shkallët prej guri që të çojnë në ujëvarë, ku do të gjeni edhe disa kafene.

Atraksione të tjera

Rezervati Natyror Zelenci: Një liqen i shndritshëm i rrethuar nga këneta moçalore dhe më tej malet e Parkut Kombëtar Triglav. Vendkalimet e ndërtuara me dru, ju çojnë nëpër këtë rezervat, ku keni mundësi të shihni më shumë se 1000 lloje të kafshëve të egra, duke përfshirë hardhucat e rërës dhe zogun e rrallë “Grosbeak i kuq”.

Kranjska Gora: Vendpushimi më i njohur i skive në Slloveni, ka të gjithë bukurinë tipike të një fshat alpin. Kur bora shkrin, keni mundësi të eksploroni shtigjet e tij malore në këmbë ose me biçikletë.

Lugina e Soçës: Ndiqni kthesat marramendëse të Qafës Vršič nga Liqeni Jasna dhe do të arrini në Luginën e Soçës. Një pjesë e shtegut Juliana ndjek lumin Soça, një nga më të bukurit në Evropë. Rajoni është një vend perfekt edhe për adhuruesit e historisë që mund të gjejnë atje gjurmë nga Lufta e Parë Botërore. E shtrirë përgjatë një shtegu që nis në këtë Luginë e vazhdon deri në Trieste, Itali, “Walk of Peace” (Ecja e Paqes) është një kujtesë prekëse për mijëra persona që vdiqën në betejën e një prej luftërave më të mëdha në botë.

3 komente në “Fotot magjepsëse, zbuloni shtegun Juliana në Slloveni!”

  1. Mirel says:

    Bukuri e rralle, i kqyra tana fotot, dy gjana me ban shume habi:
    E para nuk pash asnje qese plastike, pra atje nuk rrnojne rop.
    E dyta, atje nuk ka pase Azem Hajdare dhe parti demokratike, se nuk do kish ngelur asnji peme nkame.

    1. Aspirantja says:

      haha, sa mire e ke thene. Nuk ka Sali Berisha, Ilir meta………

    2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Mirel, respekte.
      Kafe konjak tek Kafja e Madhe, ose dy birra nji meze.
      Je i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje