Kujtimet e Mitro Çelës: Aventura në kazinonë e politikanëve shqiptarë në plazhet e detit Egje dhe si i humbëm të gjitha paratë

16 Shkurt 2022, 12:33Turizëm TEMA

Nga Mitro Çela

Rasti, që sipas latinit, është mbret, desh që unë, si demokrat ta nxij zhapën ( pas të 60-ave, lëkura transformohet në zhapë) dhe të laj “mëkatet”, në plazhet e detit Egje. Më saktë. Në Porto Karas. Në hotelin më pesë yje: “Sintonia”.

Hoteli kishte edhe kazino. Për lojtarët e kazinosë, së pari, përgjysmojnë çmimin e hotelit. Së dyti, me 5 euro për t’u future në kazino, mund të hash e të pish pa e vënë dorën në xhep…

Foli Ezmerka:

-Nuk del me humbje kazinoja?!…Pa marrë përgjigje shtoi: Në kazino do të hamë?…

Në vend që ta sqaroja se në kazino nuk shkohet për të ngrenë, por për të luajtur dhe tretur paratë, i tregova një barcaletë. Para ruletit dy mesoburra. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Ku t’i vendosin? I pari: “Sa here në javë bën seks me gruan?”… Katër herë… “Unë një më pak.” Pasi i mblodhën numrat, vendosën 7-ën…. Zari qëndroi tek zeroja…”Do kishim fituar, po të mos kishim gënjyer!”

Hoteli kishte dërguar disa oferta për politikanë shqiptarë, miq të kazinosë. Secili prej tyre mund të ftonte një mik. Kur pa emrin tim, bosi grek arsyetojë.

Së pari, politikan i dështuar. Bosi, si grek mendoi: nuk ka vend më të bukur se kazinoja për të mbytur stresin e dështimit në politikë.

Së dyti, dhëndërr 61 vjeçar. Arsyetoi. Mitrua do ketë peshkuar ndonjë vejushe të krimbur më para. Kazinoja është vend perëndije për t’i bërë paratë e prikës rrush e kumbulla.

Së treti, dikush i paska pas treguar se Mitrua duke qënë deputet demokrat, në vitin 1993, kishte firmosur të dilte nga burgu i Bënçës Fatos Nanon, në atë mot i burgosur nga Berisha. Në shënjë respekti, mendoi pronari i hotelit, dhe për të larë borxhin, Nano duhet t’i ketë mësuar Mitros si të bëhet mik i kazinosë…

Gaboi në të tre pikat…

Natën e parë i thashë zonjës: Duhet të shkojmë në kazino. Regjistrimi dhe një lojë ishin të detyruara, sipas paketës turistike. Paguam 10 euro dhe u futëm brenda! U erdhëm makinave vërdall. Biro o Mina! Grekë, rusë, japonezë, turq, arabë. Rraca dhe popuj… Dallon gjë?…Pyeta…Fytyra të vrerosora,-tha zonja ime. Përse?…Hamë. Pimë nga një gotë verë. Hedhim disa evro në tavolinë… Do ta kuptosh vetë arsyen e mos arsyes, siç llafoste Don Kishoti…

Nxorrëm 100 euro. I ndamë gjysëm për gjysëm. Unë i humba, si trim dhe pa fat, në dorën e dytë. Zonja i shtoi deri në 300 euro. Më shkeli synë. Ia shkela edhe unë…E mori si sinjal për të vazhduar lojën. Pas 20 minuta i humbi të gjitha…

-Pse më le të luaj? Me paratë e fituara blija një palë këpucë?!…

E ngushëllova duke I thënë: -Gruaja me sqimë I humbet paratë o në kazino, ose në dyqan?!

17 komente në “Kujtimet e Mitro Çelës: Aventura në kazinonë e politikanëve shqiptarë në plazhet e detit Egje dhe si i humbëm të gjitha paratë”

  1. Bill kazinovsky says:

    Boooooo prape ky Mitro Thela. Qenka infektuar nga grafomania. Duket qe po kompeson mekatet Hahahaha.

    1. durrsak 24 karat says:

      Pse fyeni zotni? Po nuk të pëlqen Mitroja, mos e lexoni fare.

      1. Hajde are te te tregoj babain says:

        Meso kujt i thone “fyerje”

    2. Sokoli says:

      Shume miqesisht po mbledh dhe do botoj falas shkrimet e Mitres ne kohe te Enverit, kur masakronte kedo qe i ngarkonte Partia. Kur je i dhjere, me mire mos ha….

  2. MJERO GELBAZA says:

    KY TE BEN TE VJELLESH
    TIP B..LEPIRESI MBETI PERJETE………
    QYLAXHI VETERAN I PANDREQSHEM……..

  3. Pilo Lala says:

    Kjo ishte vertet e bukur…, me shume humor dhe sqime.
    Cudi si nuk paska qene me Kocon ose me Filip Cakullin…

  4. Pak says:

    Neveri per keta njerez qe kane çfrytezuar kohen qe kane jetuar dhe pastaj fillojne e tregojne hyneret e tyre! Fillo me Saliun dhe mbrine tek keta qe kane çfrytezuar me shume se Saliu.
    Per mua jane njerez te peshtire; le ta jetojne si zvarranik duke treguar bemat e tyre ne shoqerine e felliqur te tyre; Mitrua, Filipi ect ect… Le te kenaqin sojin e tyre qe i pelqen.

  5. kritiku says:

    Politikan, gazetar dhe deputet i mbaruar, pra gje pa vlere. Si nuk i vjen turp qe shkruan…

    1. DinPak says:

      Si nuk i vjen turp qe boton, thuaj, pa qe shkruan, le te shkruaj sa te doje.

  6. blushi says:

    Mitro paske rrjedhur fare,E kujt i plasi qe ti paske qener ne halete e Greqise.
    Gjithe fabula jote qendron sepse paske firmosur per Nanon dhe qe te qeka ngref ne pleqeri.
    Edhe stili eshte i dhjere.

  7. Roberto says:

    Mitro je i madh?

  8. Mitro lalai says:

    Gjithe jeten silolo i pd-se me eshte dukur. Perfitoi kur ishte koha dhe i kthen krahet si t’i a doje qejfi. Tani ben humor pe lushje.

  9. neseba says:

    Mbas viteve 1990 ju,(sëra juaj e politikanve) nëpër kazina e keni kaluar kohën, atje i humbisnit me kënaqësi paratë që u kishit zhvatur popullit.

  10. Meti says:

    O Mitro valltari, komiku i shtirur, a ke mesuar te kercesh mor djale se as tangon nuk dije te kerceje?! Aman, luteshe, mos me kerkoni te kercej se nuk dij! Shkrimin nuk ta lexova se nuk ia vlen te humbesh kohe me ty.

  11. ivani madh says:

    Ku je o Mitro xhani ke shume per te ngrene por nuk mer shume sahani..ujku qimen ndron por zakonin se haron ,tamam si ju o Cela miku dhe sherbetori i Sali shtrembanikut .kurizos se Romes..

  12. fshatari.pafshat says:

    Ore zoterinj komentues,
    mos u cuditni,
    jo me kot i mblodhi Ramizi.
    I dinin cfare ishin.
    dhe ja,
    kaluan 30 vite
    dhe as te qi.. nuk mesuan,
    e jo me te bejne shtetin
    e femijeve te tyre – te pakten.
    Keta mbeten miqte me te mire
    te atyre qe nuk jane gjalle.

  13. Sisi says:

    E mo se parate e firmes “Shqiponja ” ka lene ne kazino, ashtu sic i fitoi edhe i la.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje