Zbardhet vendimi i gjykatës për pezullimin e zgjedhjeve në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 Mars

17 Shkurt 2022, 16:10Sport TEMA

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që ka pezulluar zgjedhjet për Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.

Në diapozitivin e zbardhur, thuhet se Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë, të cilat janë në fakt nga të gjithë shoqatat rajonale të sportit të cilat në kallëzimet e tyre kanë shprehur shqetësime për manipulime.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur që Duka, Shulku e Kokëdhima të pezullohen gjer në vendimin përfundimtar për të gjitha shkeljet për të cilat ata akuzohen.

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit si dhe gjithë Komisionin e Verifikimeve në FSHF për zgjedhje, të cilët janë në fakt njerëzit e besuar të Armand Dukës.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet për FSHF të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, gjer sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur që zgjedhjet e FSHF të bëhen vetëm pas vendimeve penale për shkeljet.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës:

Vendosi:

Pranimin e kërkesës së palës kërkuese

Marrje e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1-Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit Nr.1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022 të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin kompetencave të tij statusore për organizimin , mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të Arsyetuar.

U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022

Gjyqtar Fida Osmani

2 komente në “Zbardhet vendimi i gjykatës për pezullimin e zgjedhjeve në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 Mars”

  1. Operacioni Zjarri says:

    ha ha ha ua futi Duka prape. Tani Duka do rrije president deri sa te zgjidhet ceshtja nga gjykata. D.m.th. per nja 8-9 vjete

    1. Olti Hipopotam Curri says:

      Lexoje mire o operacion zjarri eshte i pezulluar bashke me Kokdhimin dhe gagacin Shulku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje