Njerëzit në mbarë botën po rezervojnë apartamente me qira në Ukrainë dhe kjo ka një arsye

7 Mars 2022, 16:03Turizëm TEMA

Volodymyr Bondarenko e kalon pjesën më të madhe të ditës i mbyllur në apartamentin e tij në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Ndërmjet dëgjimit të sirenave të sulmit ajror dhe mesazheve të furishme të familjes për përditësime, ai shkëmben mesazhe me një mori vizitorësh të Airbnb që rezervojnë apartamentin e tij në zemër të kryeqytetit të Ukrainës.

Ndonjëherë, ai dërgon një emoji duke qarë. Herë të tjera, emoji-n i duarve që luten. Është mënyra e tij për të falënderuar ata që po rezervojnë apartamentin e tij, edhe pse nuk kanë ndërmend të shfaqen ndonjëherë në derë.

Agjentët e Airbnb në Ukrainë po marrin tejmase rezervime nga njerëz në mbarë botën që nuk kanë plane për t’i vizituar. Është pjesë e një fushate kreative të mediave sociale për të derdhur para për ukrainasit e rrethuar, që kanë nevojë për ndihmë financiare ndërsa forcat ruse bombardojnë vendin e tyre dhe ndërpresin shërbimet.
Ideja ka marrë vrull.

Të mërkurën dhe të enjten, më shumë se 61,000 netë u rezervuan në Ukrainë nga e gjithë bota – prenotime që fituan gati 2 milionë dollarë, thotë Airbnb për NPR. Më shumë se gjysma e atyre netëve u rezervuan nga amerikanët.

 

3 komente në “Njerëzit në mbarë botën po rezervojnë apartamente me qira në Ukrainë dhe kjo ka një arsye”

  1. Kritiku says:

    Filluan mashtrimet qe iu behen njerezve duke i shtyre ne rruge te gabuar. Keto para nuk do te shkojne ne te miren e Ukraines por ne xhepat e ketij portali rezervimesh.

    1. Karagjozet e fundit te diteve te fundit says:

      Provinciali dhe provincializmi i armatosur me internet eshte shum i rrezikshem, Ky me lart eshte perdhunuar e rrahur aq keq ne jete sa ka marr nje deformim permanent. Nuk mundet ta kuptoj dor provinciali boten e qyteteruar…, dhe ne pamundesi per ta kuptuar e sulmon. Injoranca eshte rreziku me i madh i jerezve e jerezimit. Miza ne byth te kalit nuk e di se ku eshte por meqe aty ku eshte ka ere bajge e gjykon te tere boten me ere bajge.

      1. ben says:

        E rende kjo pergjigje qe keni dhene, por qe eshte po ashtu teper e vertete.
        Eshte per tu cuditur se sa injorance ka sot ne epoken e internetit, qe eshte nje mjet per tu edukuar dhe mesuar, por per fat te keq, ku gjen edhe lloj lloj teorish dhe informacione te gabuara. Keto informacione duhen marre me shume kujdes dhe te verifikohen, para se te konsiderohen te sakta per tu pervetesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje