Muli përgatit konferencën për 15 vjetorin e vizitës së presidentit Bush

27 Maj 2022, 19:31Antena TEMA

Muli i ka hyrë punës për përgatitjen e 15- vjetorit të vizitës së presidentit Bush.

Qëllimi është që Doktori të bëhet pjesë e festimeve të 100- vjetorit të raporteve Shqipëri- SHBA. 

Pasi mbaroi problemet e prenotimit të sallës dhe banderolat, i ngeli axhenda. 

Këtë vendosi ta konsultojë me Doktorin. 

-Kush duhet ta hapë, tha Muli? 

-Këshilli i Ambasadorëve, tha Doktori.

Kemi kaq vite që e mbajmë këtë organizatë, për këtë ditë na duhet.

Një nga ta duhet të hapi.

Fol me Edit’h Harxhin dhe të urdhërojë Besnikun ta hapë.. 

-Shumë mirë të shkoi mendja, tha Muli. 

-Pastaj e dyta duhet të jetë Kimetja.  

-Po sikur të mos vijë, Doktor? 

-Po nuk erdhi e ka urdhëruar Sorosi me veglat e tij.

Është e qartë. Kjo është prova. “O me ne, o me Sorosin.” 

-A shumë mirë, tha Muli. Këtu e kapëm, s’ka ku shkon.

Po tjetër? 

-Tani zotëri kë kemi pas zëvendësministra të Jashtëm në kohën time, ata të flasin.

Gjeji ata, si e kanë emrat, se ua harrova.

Për këtë ditë na duhen. 

-A shumë mire, tha Muli.

Se këta janë të gjithë kandidatë për president.

T’i fusim një herë në provë. 

Po sikur të mos vijë asnjë, Doktor? 

-E ke gabim zotëri. Foltorja do të jetë e gjithë aty.

Ata që vijnë janë me mua dhe Amerikën e vërtetë, ata që nuk vijnë janë me Sorosin dhe Edi Ramën.

Ta kam thënë, s’ka bashkëpunëtorë Sigurimi që provohen nga dosjet, provohen vetëm nëse janë kundër meje, ose pro meje.

Po janë pro meje, nuk janë më bashkëpunëtorë, por janë kundër, i ka aktivizue Sigurimi.

Dhe kjo punë kështu është. 

Lini një Përgjigje