Bashkia gjunjëzohet dhe rikthen hekurin e Ilir Metës ashtu siç ishte, aty ku ishte

11 Prill 2024, 18:16Antena TEMA

Pas protestës së sotme tek Bashkia e Tiranës, më në fund u arrit një fitore.

Lali Eri, i trembur nga vajza e Saliut, vajza e Zhulalit dhe djali i Fahriut, i thirri mendjes dhe e kuptoi që gjithë protesta bëhej që të kthehet përsëri hekuri i Ilir Metës.

Ndërkohë që ata po protestonin dhe bënin gati molotovët, lali njoftoi shtypin se e ka rikthyer tek vendi ku ishte hekurin. 

Dyshohet se lali nuk e bëri njoftimin direkt, por përdori Irfanin, që ta sqaronte që lali, është dezinformuar që e kanë hequr, por nuk e kanë hequr.

Pas kësaj Muli urdhëroi ndaljen e sulmit me molotov mbi policët e bashkisë dhe fundin e protestës.

-E arritëm fitoren e pare, i tha Lelos.

Hekuri i Ilir Metës u rikthye tek vendi ku ishte.

-Kam frikë se na kanë gënjyer, tha Lelo.

Mund të mos e kenë lëvizur fare dhe na kanë dezinformuar, se ai kontrollon gjithë mediat.

-Po ç’rëndësi ka, tha Muli. Rëndësi ka që populli e mori vesh që e ka hequr dhe tani e mori vesh që e ka kthyer siç ishte.

Ne kjo na duhet. E zmbrapsëm arrogancën e tij.

-Ka dhe një rrezik tjetër, tha Lelo.

Duhet t’i kërkojmë interpelancë të shikojmë sa ka kushtuar heqja me letra dhe sa ka kushtuar rivënia, dhe t’ia bëjmë ngarkim.

Nuk mund të harxhohen lekët e popullit për teka politike të lali Erit.

-Dhe këtu e kapim, tha Muli, se ai s’ka pas kohë të bëjë as tender.

Do ta ketë bë me ndërmarrjen e gjelbërimit.

-Ky të jetë fokusi i protestës së ardhshme, tha Lelo.

Si shpenzohen lekët e qytetarëve të Tiranës dhe sa i ka kushtuar atyre beteja kundër Ilir Metës nga lali Eri.

-Ide interesante, tha Muli. Po të mendosh që dhe e kanë lyer para se ta heqin, shtohet edhe më fatura.

-Nga ferrë e vogël del lepuri i madh, tha Lelo.

Këtu do ta kapim. Nuk justifikohet dot më me drejtorët e tij.

Lini një Përgjigje