Muli analizon Kongresin e PS dhe e krahason me atë të Doktorit 

8 Dhjetor 2023, 21:19Antena TEMA

Muli bashkë me Lelon vendosën sot të analizojnë Kongresin e PS dhe të bënin krahasimin me Kongresin e tyre javën që shkoi. 
Sa i përket pjesëmarrjes, nuk ja vlen ta krahasojmë tha Muli, se ne kemi dhënë prova që mbushim dhe stadiumin po të duam, po këtë radhë nuk deshëm se donim të përqendroheshim tek idetë. 
-Dakord jam tha Lelo, por mund të kishim gjetur sallë më të vogël në këtë rast. U nxituam atje. Kurse këta socialistët i mbushin se kanë njerëz në punë shteti. 
-Ne prodhuam lajm me Argitën tha Muli, kurse Edi Rama nuk prodhoi dot asnjë lajm për të ardhmen e PS. Asnjë figurë e re si Argita nuk u promovua. 
-E vërtet tha Lelo. Zaho ishte në Kongres po nuk foli. Rreziku është që socialistët do thonë që sa të bëhet Zaho sa Argita , Ramën keni. Kjo është e rrezikshme. 
-Tjetër, ne kemi përparësi tha Muli, pasi ne kemi debat brenda opozitës. PD vetëm këtë vit ka prodhuar katër parti, partinë e Lulit, të Gazit, të Gonit,  dhe tonën. Ata kanë 32 vite me një aprti. Vetëm LSI kanë prodhuar. 
-E drejtë tha Lelo. Puna është se ata me Një janë mësuar tërë jetën, ne jemi mësuar se cili me nga një parti, ndaj na mundin. 
-Dhe e fundit tha Muli. Ata janë parti frikacakësh dhe servilësh. Epe si i servilosen SPAK dhe SHBA. Ne jemi parti e njerëzve të lirë, nuk e ulim kokën as para SPAK, as para ShBA, as para Britanisë së Madhe dhe çdo rreziku tjetër. 
-E vërtet tha Lelo. Kjo krenari na mban gjallë 
  
 

Lini një Përgjigje