Muli analizon vlerat e hyrjes në garë të zonjës Kalaja 

4 Nëntor 2022, 18:58Antena TEMA

 Pas shpalljes së kandidaturës së zonjës Kalaja si e katërta në këtë garë për Tiranën, Muli po diskutonte me Lelon për vlerat e kësaj gare. 
-Këtë zonjën Kalaja nuk e kuptova pse hyri në garë, tha Lelo. 
-Ka shumë rendësi tha Muli. E diskutuam me atë burrin dhe ka shumë rëndësi. 
-Po ku qëndron rëndësia tha Lelo, se ajo nuk është as demokrate. 
-Shiko, ajo përfaqëson aty zemrën e konservatorizmit , qëndrestarët anti- soros dhe anti-ambasadë. Ata janë simbol i luftës së atij burri. Por ne na duhet për momentin e parë 
-Përse mund të na shërbejë, tha Lelo. Të jem dhe unë i qartë. 
-Plani është të bëjmë atë kandidatin që do Doktori dhe Meta.  
-Po e qartë.  
-Atëherë duhet dhënë një sinjal. Kjo do japi e para sinjalin. Pas raundit të parë do dalë në konferencë për shtyp e do thotë unë tre votat e mija ja jap filanit. 
Kjo do shkaktojë tërmet. 
Pastaj do ngrihet Jul Deda. Do thotë dhe ai unë dy votat e mija ja jap filanit. 
Pastaj do ngrihet dhe Bogdani. Do thotë unë votën time ja jap filanit.  
Kështu do formohet dallga. Kjo dallgë e çon votën aty ku duam ne. E kupton apo jo? 
-E kuptova tha Lelo. Nu kemi shumë përvojë me zgjedhje ndaj pyeta. Si herë e parë, skemë e mirë është. Po kisha dhe një pyetje. Pse mendon se kjo i ka tre vota? 
-Po kot mo në mënyrë simbolike, se ndoshta s'ka asnjë. 
-E pra se më çudite tha Lelo. 
 
 

4 Komente

  1. N
    Nari

    Mero me shkrive gazit.Brilante kam qesh me lot

    1. K
      Konservatorja

      Te rafte pika Mero se bera cicin

      1. M
        Mira

        Kalaja kandidon per inat te Edi Rames qe nuk e zgjodhi Presidente te Republikes.

        1. N
          Nokja

          Bravo Tema Kalaja per Tiranen , por Moterat Vokshi , Motrat Bregu dhe baxhellat prostitutat , laviret e tjera Doli sot Hajdarmutaj per Trapojen si dhe Hajdarmutaj i Policise se shtetit , Hajdarmutaj i Prokurorise se Krimeve te Rendeva te Trpojaneve Besimi...Shaban Memia Besnuk Mustafaj Alexsanderi i madh I Tropojes Byberaj Bislim Ahmetaj Dr. SHKENCAVE analfabet Cim Cun En Peka i Maxhun Pekes.....

          Lini një Përgjigje