Muli bën dallim mes Grenellit dhe Pompeo 

16 Maj 2022, 20:18Antena TEMA

 
Pas fotografisë së Sekretarit të Shtetit Pompeo me Alibej Gjekmarkaj dhe Tabakun, Muli u revoltua shumë që ata e kishin shënuar tek diçitura “foto me Sekretarin e Shtetit Pompeo”. 
Në një mesazh për demokratët Muli sqaroi: 
Të dashur demokratë 
Mos u impresiononi nga fotua me ish Sekretarin Pompeo. Ky ka qenë njeri kot. Ka qenë ca kohë Drejtor CIA, pastaj Sekretar Shteti. Tani nuk është asgjë. Shkon në palestër si puna ime dhe humbet kile. 
Ndryshon puna me ambasadorin Grenell. As ai nuk është më ambasador, por njeriu po u bë njëherë ambasador është gjithë jetën ambasador. Kur ne i themi ambasador Grenell, e themi pa manipuluar turmat pasi ata ashtu quhen. Kurse një njeri kot që ka qenë Drejtor CIA dhe Sekretar Shteti, ska si i thuhet zoti Sekretar akoma. Atij i duhet thënë “ish sekretar”. 
Por me këtë që bëri ai tregoi fytyrën e tij që ka qenë i përzier në dosjen kundër Doktorit dhe ka qenë agjent i Sorosit brenda Departamentit të Shtetit dhe CIA. Kjo nuk tregon që Doktori është i pistë por tregon që CIA dhe Departamenti i Shtetit nuk janë të pastër. 
Zonja Kokpalari po përgatit një raport të hollësishëm për Presidentin Trump për ta paralajmëruar që të shmang intrigat e këtij njeriu nëse bëhet zëvendës president apo kandidat për president. Detyrë e PD është të kujdeset jo vetëm për veten dhe Doktorin por dhe për SHBA që të mos bjerë në dorë të Sorosit. 
Nga ana tjetër, pritet që zonja Kokpalari ti dërgoj një notë proteste ambasadores Yuri Kim pasi në vend të Jorida Tabakut ajo duhet të ftonte zonjën Kokpalari. 
 
 

Lini një Përgjigje