Muli bën gati planin B për datën 6 dhjetor 

3 Dhjetor 2022, 18:53Antena TEMA

Meqë protesta e 6 dhjetorit është e detyruar të mbahet dhe natyrisht përleshja me policinë duhet të jetë simbolike, Muli me Lelon diskutuan sot një plan B secret, se si mund të shpëtojnë nga situata.

Propozimin për hir të së vërtetës e bëri Lelo.

-Kam një plan, i tha Mulit. Nëse gjërat na shkojnë keq, duhet të hedhim planin tim në veprim.

-Fol, i tha Muli, se po çmendem. Unë i shkreti e di çdo heq më datë 6.

Do jetë më keq se 8 janari. Ne nuk morëm dot selinë e Lulit, jo të marrim bulevardin përballë policisë.

-Kam një plan të mire, tha Lelo. Na duhen dy aktorë që flasin mire, njëri frëngjisht, tjetra italisht. Një femër dhe një mashkull.

-I gjejmë, tha Muli. 

-Në rast se situata bëhet poshtëruese për ne, ti do mbash telefonin e Doktorit në çdo rast, duke e ekspozuar nga militantët.

Do shënojmë në telefon dy numra telefoni.

Për atë burrin do ta shënojmë Macron, për atë gruan do ta shënojmë Meloni.

-E pastaj?

-Pastaj unë do ta bëj me shenjë dhe ti do t’i thuash Doktorit, ma jep mua ta mbaj telefonin se mos ta vjedhin policët.

Në këtë moment që ti merr telefonin, ne do t’i themi atij përkthyesit të marrë.

Në ekran do shfaqet emri i presidentit Macron

Ti do ti bërtasësh Doktorit me zë të lartë: Doktor, po të kërkon Macroni në telefon.

Ai do ta marrë në sytë e të gjithëve.

Nga matanë telefonit do t’i flitet me respekt.

-Zoti Berisha, jam zoti Macron!

Doktori do fillojë t’i flasë në frëngjisht me shumë respekt.

Më tej ai do t’i thotë se “sot u informuam se Edi Rama po të pengon ty të bësh një protestë para Kryeministrisë.

Jemi shumë të fyer nga kjo gjë. Të lutem beso që ne nuk dimë gjë.

Sapo e morëm vesh, kemi pezulluar Samitin derisa të zgjidhet kjo çështje.

Lere protestën dhe eja për një kafe tek Sheraton”.

Doktori do ta falenderojë dhe do t’i thotë patjetër.

Ne do t’ua përkthejmë njerëzve afër.

Pastaj do marrë ajo femra që do bëjë si Meloni.

Do t’i thotë afërsisht të njëjtën gjë, që ka shumë respekt për të, që Perëndimin e ka marrë Sorosi, që ajo do jetë zëri i tij në Parlamentin Evropian etj.

Madje do t’i thotë që e ka takuar Edi Ramën dhe ai e ka gënjyer, i ka thënë është në parti të Berishës.

Edhe ajo do t’i thotë lere protestën dhe eja pimë kafe.

Pas kësaj ne do t’i japim leje Doktorit të iki në takim, do vazhdojmë dhe pak protestën e do ikim në shtëpi.

-Kryevepër, tha Muli. Na shpëtove. Kjo duhet bërë. Dhe ai ikën i qetë në shtëpi.

2 Komente

  1. ?
    ????????????????????????????????

    Po ku te vete mendja haha kryeveper.????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    1. s
      shelegura

      Meketa injorant vetem tallja ka vent.

      Lini një Përgjigje