Muli bën gati tezat që justifikojnë bashkimin 

5 Mars 2024, 20:32Antena TEMA

Muli arriti sot të votojë në Këshill Kombëtar emërimin e dy nënkryetarëve nga grupi i Gaz Bardhit.

Pavarësisht se në mbledhje pati rezerva dhe kritika se gjithçka po bëhej kundër statutit, Muli i injoroi këto zëra dhe shpalli emërimin e tyre.

Pas mbledhjes u konsultua me Lelon se si do ta justifikonin këtë në publik.

-Puna e pare, tha Lelo, është që salla e mbledhjes nuk i nxë gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar.

-Për këtë kemi Gazin, tha Muli.

Ai e sqaron mirë se si mund të hyjnë në një sallë më shumë njerëz se sa karrige, se ka përvojën e Kongresit të tij.

-A, shumë mire, tha Lelo.

-Kemi dhe një problem tjetër. Ne këta i kemi përjashtuar. Duhet të anulojmë njëherë përjashtimin, pastaj t’i pranojmë.

-E ke gabim, tha Muli.

Ne vërtet i kemi përjashtuar, por dhe ata na kanë përjashtuar ne.

Kështu që jemi 1 me 1. Nuk quhet . Është nul.

Bien të dy masat. Prandaj lejohet.

-Nuk më kishte shkuar mendja, tha Lelo, ngaqë mua nuk më kanë përjashtuar.

-Tani duhet të sqarojmë dhe një problem tjetër, tha Lelo.

Këta të Gazit thonë ne duam sa të marrim postet, pastaj do t'ia fusim Doktorit.

Si t'ia bëjmë të qetësojmë militantët?

-Ti hap llaf që Doktori kaq donte, sa t’i bënte pis, pastaj do t’i heqi, tha Muli.

Pra krijo një teori konspirative dhe ti.

-Shumë mire, tha Lelo. Dhe një të fundit kisha.

Ky Gazi do vijë çdo natë tani tek rrugica, se ngelëm keq?

Dje u detyrova të marr vëllain.

-Do vijë patjetër, tha Muli.

Ndryshe futen në fuqi masat e vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje