Muli bën plane si do ta kompensojnë garën me logon e Metës 

29 Mars 2023, 20:28Antena TEMA

Gjatë debatit të sotëm me Lelon, temë kryesore ishte mërzitja e demokratëve që po garojnë me logon e Metës.

-Duhet të gjejmë një zgjidhje, tha Muli.

Janë shumë të mërzitur.

-E vetmja mënyrë, tha Lelo, është t’i qetësojmë duke i kompensuar.

Për shembull do t’u themi që në çdo takim do kemi logon e PD dhe Monikën dhe Ilirin poshtë logos së PD.

Kështu që gjithë fushata do bëhet me logo të PD dhe Meta e Monika do ta pranojnë.

Pastaj ne një ditë e kemi logon e tyre, vetëm kur të votohet.

-Kemi disa probleme, tha Muli.

Problemi i parë është se ata mund të ankohen në KQZ dhe na e heqin logon e PD.

Por edhe më e keqja akoma është se njerëzit do mësohen me logon e PD dhe do shkojnë të votojnë logon e PD dhe do na marrin votat qyl këta të vulës.

-Këtë nuk e kisha menduar, tha Lelo.

Duhet të sajojmë ndonjë gjë më ngushëlluese.

Fjala vjen “Bashkë fitojmë” është slogan që e ka dhe partia e Arlind Qorrit.

Ja kemi marrë dhe atij.

-Akoma më keq, tha Muli.

Do na iki dhe ndonjë votë qyl për Qorrin.

Se në fletë votimi ka PD, Bashkë dhe Bashkë fitojmë.

Do të ngatërrohen këta tanët dhe ca vota do t’ia japin Qorrit, ca vulës.

-Epo s’kemi çfarë të bëjmë tjetër, tha Lelo.

Mos të flasim më me sigla, por vetëm me foto kandidatësh.

Se votat dhe ashtu Ilir Meta do na i marrë, nuk na prishin punë.

Duhet të vëmë në çdo takim foton e kandidatit.

Të paktën të kapim ndonjë votë për ta.

Lini një Përgjigje