Muli cakton kuadratet e kujdestarëve të mitingut të 7 Korrikut 

29 Qershor 2022, 20:18Antena TEMA

Muli sot ja nisi punës organizative të mitingut.

E ndau sheshin e protestës në 59 kuadrate, aq sa deputetë ka gjithsej PD dhe aleatët e saj.

Thirri Lelon t’i tregonte hartën e sheshit ku do bëhet mitingu dhe i kërkoi që ata të dizajnit të krijojnë një hartë digjitale me kuadrate, ku të shënohet emri i gjithsecilit. 

-Përse na duhet kjo, pyeti Lelo?

-Qëllimi i mitingut është të demaskojmë armiqtë e brendshëm, tha Muli.

Ai burri kërkon që të shënohet emri i secilit në kuadrat.

Pastaj do filmojmë mitingun dhe do t’i vendosim njerëzit në kuadrate.

Aty ku kemi caktuar deputetët tradhtarë do ta lëmë kuadratin bosh dhe do shkruajmë “blerë nga Edi Rama”.

Kjo do t’i diskretitojë ata si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.

-Po tek kuadrati i Lulit, çfarë do shkruajmë?

-Aty kur të klikojnë njerëzit, do dalë poshtë “besëpreri”. 

-E kuptova, tha Lelo. D.m.th do evoluojmë nga qytetari digital, tek hartografi digital.

-Jo o zotëri, qytetarin digital nuk e zëvendësojmë me njeri tjetër. 

-Qartë, qartë, e thashë për humor, tha Lelo.

Tani po e bëjmë gati hartën e pastaj më 7 korrik hedhim pamjet.

-Jo o zotëri, se nuk presim 7 korrikun për pamjet ne.

Kemi plot protesta të vjetra, marrim pamjet dhe i bëjmë gati, që ta transmetojmë menjëherë pas protestës.

-Po duhet shumë kujdes, tha Lelo, se na dalin slloganet e vejtra, ose Luli duke kënduar himnin.

-Po për këtë punë të kemi marrë, ti heqësh ato.

Na duhet gati më 7 korrik që në mëngjes.

Nuk e lëmë veten në mëshirë të protestuesve ne.

Duhet t’i marrim masat më parë.

-Po këta deputetët që do vijnë, ka ndonjë rrezik të na i shajnë protestuesit, ose ti rrahin?

Se mund të na krijohet ndonjë fabule e re me rrahje dhe na ikën vëmendja nga mitingu.

-Tani o zotëri ne nuk do ndalojmë vullnetin e qytetarëve.

Ata për atë punë i kemi thirr në shesh.

Lini një Përgjigje