Muli debat me Lelon rreth certifikatës së lindjes, certifikatës së pronës dhe certifikatës së vdekjes së PD 

12 Mars 2023, 21:30Antena TEMA

Komplikimi i situatës me proceset gjyqësore për PD e kanë lodhur Mulin. 
Sot thirri Lelon si ditë diele për një bisedë më filozofike. 
-Si do ta shkruaje ti historinë e PD me këto gjyqe, i tha Muli. 
-Është interesante tha Lelo. E kam menduar gjatë. Pas 32 vitesh ne bëmë një gjyq për rilindjen e PD. Debati është nëse PD ka rilindur më 11 Dhjetor 2021, apo nuk ka rilindur fare . Pra është një lloj gjyqi për ditën e lindjes. Rrallë kanë njerëz gjyq për ditën e lindjes, se atë nuk e konteston kush. PD e ka këtë si pasuri. 
-Shumë interesant tha Muli. Ndjek fatin e Doktorit. Se dhe ai ka dy data lindje. Ka lindur më 1 korrik dhe e feston më 15 Tetor kur është regjistruar, pasi baba i vet në atë kohë, një herë në gjashtë muaj binte në qytet. Dhe kur ka ra në qytet e ka regjistruar. 
Dhe atij ju bë problem kjo punë kur ka lindur në Korrik apo në tetor. Por ai mbajti të dytën tetorin. Dhe PD duhet të mbaj të dytën 11 dhjetorin e 2021. 
-Ana tjetër interesante tha Lelo është se PD ka bërë gjyq dhe për pronat. Pra ne jemi në gjyq kujt i takon selia. Kur na takonte ne me ligj e kishin këta të Lulit, tani që u takon këtyre të Lulit me ligj, e kemi ne. 
Dhe kjo është një shenjë nga zoti, që nuk na lë rehat. 
Dhe në këtë pikë PD ngjan me Doktorin tha Muli. Dhe ai gjithë pronat i ka pa letra, i ka në emër të tjerëve, ndërsa pronën e vetme që ka me letra në Brrakë, e ka bosh. 
-Tani na ngelet të bëjmë dhe një beteje finale tha Lelo, që ndoshta unë dhe ti do ta arrijmë. Mirë është që Doktori të mos e shikojë me sy atë ditë. Kush do marrë certifikatën e vdekjes së PD, ne apo Luli. 
Siç e ka nisur Luli, ka mundësi e merr ai, por ne duhet të luftojmë të mos ja japim këtë shans. Doktori nuk duhet t'ia arrijë kësaj dite ta shikojë. Pas vdekjes së tij le të ndodh çfarë të dojë. 
-Mos e zër atë fjalë në gojë, tha Muli. Unë më mirë firmos dhjetë certifikata vdekjeje për PD se sa një për Doktorin. 
 
 
 

2 Komente

  1. a
    arvanitasi

    mod vdeksh kurre o mero

    1. F
      Fakulteti Gjeologji Miniera

      Si gjithmone. Me nje sy ne mes qorrave je mbret ing.Mero.

      Lini një Përgjigje