Muli debaton se si  tre kullat e SHQUP mund të forcojnë opozitën 

8 Gusht 2023, 20:36Antena TEMA

Pas gjithë këtij debatit të nxehtë për kullat, Muli u kujtua sot se tek SHQUPI, ka vend për tre kulla.

Në një nga studimet e bëra paraprakisht nga pronarët, ato janë quajtur “Kullat e Lirisë” dhe i shkojnë për shtat shumë Foltores.

-Duhet fol me Sandrin, tha Muli, të flasë me Ramën, mos na japi këto lejet për kullat këtu, pastaj le të bëjë ça të dojë me Lul Bashën.

T’ia japë ku të dojë selinë. Nuk na duhet as vula, as selia.

-Duhet t’ia shti në mendje Doktorit, tha Lelo, se Sandri flet vetëm me Doktorin.

Mua nuk më hap as telefonin. Po dhe Doktorit nuk ja them dot.

-E mirë se ja themi Zenit dhe i shkon si propozim nga këta ndërtuesit, tha Muli. 

-Unë mendoj se ky kompleks mund të bashkojë opozitën, tha Lelo.

Meqë janë tre kulla i ndajmë. Më të madhen e marrim ne, kurse pjesës së Lulit dhe Gaz Bardhit i japim dy kulla më të vogla.

-Në asnjë mënyrë, tha Muli.

Si mund t’i fusim ata në pjesë.

Ata deshën vulën, të mbajnë vulën, ne mbajmë kullat.

Ne marrim pjesën tonë e vazhdojmë punën.

-Po mendova se kështu i shërben më mirë unitetit, tha Lelo.

-Çfarë uniteti thua, tha Muli.

Ata pa lekë e shiko ç’po na bëjnë.

Po të marrin dhe lekë, na marrin fytyrën fare. 

-Puna është që ta dalim të bashkuar pas kësaj, tha Lelo.

Meqë SHQUP u bë mollë sherri, kullat të bëhen faktor bashkimi.

-Në asnjë mënyrë, tha Muli. Me ata jemi ndarë për vdekje.

Më kollaj ja jap Ilir Metës se atyre.

Se na shkon dhe emri i koalicionit.

Kullat e Lirisë tek Koalicioni i Lirisë.

1 Komente

  1. L
    Loku

    Po Zamken pse se permend o Mero.

    Lini një Përgjigje