Muli denoncon Lulin si besëprerë që nuk votoi 

22 Maj 2022, 19:07Antena TEMA

Pas përfundimit të votimit të sotëm për Doktorin, ku shumica e demokratëve lanë gjithë punët e së dielës dhe shkuan të votojnë, Mulit i bëri përshtypje se Luli nuk shkoi të votonte. 
Me këtë akt ai tregoi që është një “besëprerë” i pakorrigjueshëm dhe një kukull e Sorosit. 
Ne e dimë që Luli nuk e do Doktorin, por dalja në votim është çështje tjetër. 
Siç ka deklaruar Doktori kohët e fundit, as ai nuk e ka dashur Lulin që nga 2013, por ama ka dalë të votojë dhe ka ngritur edhe gishtat lart tek kutia. 
Siç ka deklaruar Doktori, nuk e ka dashur Lulin më 2013, por ka shkuar të votojë meqë votimi ishte i fshehtë.  
Po ashtu më 2017, ai nuk e ka dashur Lulin por ka shkuar të votojë se është njeri që i respekton institucionet. Edhe pse e dinte që Luli do digjte mandatet dhe do bojkotonte zgjedhjet, prap i dha një dorë. 
Madje dhe herën e tretë në Korrik 2021, pasi Luli kishte humbur dhe Doktori ishte futur në listën e zezë, shkoi përsëri dhe e votoi, edhe pse nuk e donte dhe e dinte që ishte agjent i Sorosit. Ai ja fali djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. 
Sot Luli vetëm për mirësjellje duhet të shkonte të votonte. Por si besëprerë që është as formalitetin nuk e bën. 
Pavarësisht kësaj, ne do t'i numërojmë votat me korrektesë dhe nëse dikush ka votuar për të, nuk do ta quajmë. Jemi akoma të paqartë se sa votues ka PD, pasi Gaz Bardhi nuk na jep listat, e do do që kur të shpallim rezultatin, të thotë s’kanë votur as gjysma. Por ne do kemi mundësi ta korrigjojmë se fletë votimi kemi plot. 
 
 

1 Komente

  1. H
    Hajdar kokonozi

    O kerric,o dobic,si nuk ke mend hic.

    Lini një Përgjigje