Muli do dëshmojë si ka rekrutuar McGonigalin, me femra dhe lekë

1 Shkurt 2023, 20:30Antena TEMA

Një foto është botuar sot ku shfaqet Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, ish- zyrtari i FBI Charles McGonigal, si dhe një femër që është anëtare e Këshillit Kombëtar.

Madje nga fotoja duket se ky ish- zyrtari i FBI ja ka kapur dorën në mënyrë shumë intime anëtares së Këshillit Kombëtar.

Fotoja e tronditi Mulin.

Lelo nuk kishte ndonjë shpjegim për situatën.

-Duken pak të pirë, tha, dhe mund ta ketë tepruar, se tip qejfliu është.

Dhe duket se dhe ajo e dashura në SHBA, e kishte marr inat për këtë punë.

-Nuk e di, po ne na prish shumë punë, tha Muli.

Na del jo vetëm që na ka marrë para, po dhe femra.

-Duhet të sajojmë një fabulë, tha Lelo, dhe e zgjidhim.

-Si?

-Lere se e gjeta. Është shumë e bukur.

Do hapim fjalë që këtë femrën e Këshillit Kombëtar dhe këtë Enri Çenon i ka futur Doktori.

U ka dhënë Zeni ca lekë atë natë, dhe u ka thënë shkoni pini me të.

Ata kanë shkuar, kanë pirë, ai është ngrohur pak dhe ka filluar të prekë me duar, dhe i kanë bërë foto.

Pastaj ata ja kanë çuar fotot Doktorit.

Doktori ka gjetur kë ka të dashur në SHBA dhe ja ka nisur duke i thënë “mblidh të dashurin se po bën kërdinë këtu në Tiranë.

Këtë dashnore ja ka gjetur kryeministri i këtij vendi”.

Atëherë ajo është xhindosur e ka shkuar në FBI.

Aty ka denoncuar se zyrtari i tyre po korruptohet në Shqipëri me femra dhe lekë.

FBI është vënë në aksion dhe ka shkuar në shtëpi.

Kjo u ka treguar këtë foto duke thënë se dyshoj që ky është kryeministri i Shqipërisë, kurse kjo tjetra një femër që ja ka ofruar këtij.

Ata i kanë treguar foton e kryeministrit që nuk ishte ky tipi.

Pas kësaj ajo është xhindosur më shumë dhe ka filluar rrëfimi.

Kështu mbrojmë dhe njerëzit tanë të rekrutuar, dhe dukemi sikur kemi bërë lojë.

-Shumë e bukur, tha Muli. Vetëm kjo na shpëton.

1 Komente

  1. A
    Alfred

    ....Dora kraheqafe duket si e atij djalit tjeter.

    Lini një Përgjigje