Muli dyshime për komplot nga Ilir Meta 

22 Janar 2023, 20:19Antena TEMA

U bë disa radhazi që Doktori në festat përkujtimore të themelimit të PD në rrethe merr me vete Ilir Metën dhe jo Mulin si nr 2 i partisë. Kjo në fillim ju duk rastësi, por me kalimin e kohës po e shikon me dyshim këtë protokoll. 
Lelo fillimisht e qetësoi se sipas tij është një taktikë e Doktorit për të garantuar fitoren në disa bashki ku ndihma e Metës është vendimtare. 
-Meta i duhet në Durrës, Laç dhe Elbasan, i tha Lelo ndaj e ka marrë me vete. 
-Po si ka mundësi mo burrë, se ai duket si themelues i PD. Në atë kohë ai ka qenë me Ramiz Alinë, mos të them me Zylyftar Ramizin më shumë. 
-Shiko, Doktori ka një teori me aleatët, i trajton gjithnjë si nënkryetar PD. Dikur kështu bënte dhe me Mediun. Por e ka taktikë. 
-Jo shikoj shenja të këqija tha Muli. Ja për shembull dje Doktori reagoi për një skraparlli që ishte mbytur në lumë, ngaqë nuk ka urë. Nuk e kemi pas zakon si parti kurrë të reagonim për njerëz të vdekur në Skrapar. Nga Mati e lart reagonim për mbytje në lumë. E bën vetëm se është Meta nga Skrapari. 
-Ti je i pazëvendësueshëm e qetësoi Lelo. Sado të bëjë Meta, atë që bën ti për Doktorin nuk e bën dot ai. Ai mund t'i japi shpresë Doktorit, mund t'i japë zemër në këto ditë të vështira, por ti i jep qetësinë e njeriut besnik që nuk ja jep dot ai. 
-E di tha Muli ndaj jam i çuditur me këtë sjellje. Se ai po më lë në hije dhe në çdo vend merr Metën me vete. Prit kur të marrë dhe Monikën në vend të Albanës dhe morëm fund. 
 
 

1 Komente

  1. F
    Frika mos j’u dalë .

    Frika mos j’u dalë , ka dhënë prova , një herë tradhëtoi për një NGJALË , tashti si është katandisur dhe për një HARDHUCË mund t’a dredhë , si ç’ka thënë Dash Shehi .

    Lini një Përgjigje