Lajmi për vizitën e ambasadores amerikane tek selia e Metaj i ra Mulit si bombë.
Ishte duke pirë kafen me Doktorin, kur lajmi u shfaq në ekran me titra.
Doktori mori pultin në dorë nga nervozizmi dhe ndërronte kanalet me shpresë se nuk do shfaqej më lajmi.
Muli u vu në sikelt dhe doli nga zyra.
Thirri Lelon t’ia shpjegonte çfarë ishte kjo gjëmë.
Lelo ishte po aq i mërzitur.
-E ka bërë qëllimisht të na përçajë, i tha.
-Po si ka mundësi, tha Muli?
Ai e ka sharë Amerikën më shumë se Doktori.
Ai bile i ka krahasuar me Korenë e Veriut e Rusinë.
-E ka bërë qëllimisht, tha.
Do t’i krijojë idenë Doktorit, se atë do ta falim e ty nuk të falim.
E gjithë kjo është një komplot ndaj Doktorit.
Është një lloj diversioni.
-Po Metaj është në lojë mendon ti?
-Ai po e përdor për t’i bërë presion Doktorit.
Po i thotë, ose bëj çfarë të them unë, ose do bëhem me ata kundër teje.
Thjesht po i kërkon t’i hapë rrugën.
Është e gjitha një lojë e madhe.
Ka hapur fjalë që amerikanët e kanë amnistuar duke i kërkuar të mos mbështesë Doktorin.
Unë i njoh ata, nuk bëjnë muhabete të tilla, por problemi është se demokratët i besojnë këto gjëra, se ne i kemi mësuar me këto gjëra.
-Ky është problem serioz, tha Muli.
Ai ka shkelur vijën e kuqe.
Po të jetë për bashkëpunëtor të amerikaneve, ne kemi Lulin, ç'na duhet Metaj.
-Ky është problem, tha Lelo.
Ai e di që ne bëhemi më lehtë me të se me Lulin, ndaj na e bën këtë.
Lini një Përgjigje