Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, Muli ka ngritur një sërë dyshimesh ndaj SPAK, të cilat i ndau sot me Lelon.
-Dyshoj se ky është një kurth i madh, tha Muli.
Ata sekuestruan inceneratorin, që lekët të mos i marrë më Zoto dhe Mërtiri, por t’i marrin vetë direkt.
Këtu kemi rënë në kurth.
Ç’na duhej ne të thoshim të sekuestrohet inceneratori.
Të paktën Zoto e Mërtiri na kanë dhënë informacione dhe ndonjë lekë, këta as informacione, as lekë.
-Ke të drejtë, tha Lelo.
Ekziston dyshimi se kjo është një lëvizje që na vë në gjumë, por ne duhet të jemi vigjilentë.
-Nuk është puna se na vë në gjumë ne, por vë në gjumë popullin, tha Muli.
Populli duhet të jetë i shqetësuar dhe në ankth, siç ka thënë Albin Kurti, ndryshe nuk bëhet revolucioni.
Nëse nuk krijojmë gjendje ankthi tek populli, si do ngrihen këta njerëz.
Populli ishte në ankth për inceneratorin e Tiranës.
Tani i ka ikur ankthi. Ky është problem.
-Unë propozoj që të ngrihemi në protesta, tha Lelo, me moton “SPAK, larg duart nga inceneratori i Tiranës”.
Vetëm kështu njerëzit bëhen të ndërgjegjshëm, që nuk është problemi tek inceneratori, por tek revolucioni.
Vetëm ai i pastron plehrat në këtë vend.
-Këtu ke fol tamam si Doktori, tha Muli.
Ma ke bërë qejfin. Kjo është zgjidhja.
Lini një Përgjigje