Muli dyshime të rënda mbi “Brisin e tatimeve”

2 Gusht 2022, 19:53Antena TEMA

Pas paralajmërimeve të një dite më parë nga “Brisi i tatimeve” se ditën e sotme do denonconte një skandal të rëndë korrupsioni, Muli ka gjithë ditën që pret.

Por Brisi nuk doli.

I shqetësuara thirri Lelon për të kuptuar taktikën e Brisit në këtë rast.

-Kjo po ja humb seriozitetin opozitës, i tha Muli.

Njeriu kur thotë do zbuloj një skandal dhe s’ka gjë, del e thotë një gjë kot.

-Është më e thellë situata, tha Lelo.

Nuk i njeh mirë këta të LSI ti. Zonja ka qenë drejtoreshë tatimesh.

E ka ndërtuar fabulën e luftës kundër korrupsionit si në Tatime.

-Pse si e ka pas stilin LSI?

-LSI nuk e ka fuqinë tek ajo që bën, por tek ajo që nuk bën.

Edhe kur denoncon nuk e ka fuqinë tek ajo që thotë, por tek ajo që nuk thotë.

-Ma shpjego më qartë, i tha Muli, se po na merr më qafë.

-Po ja, përshembull, kur Brisi shkoi në Tatime, nxorri një urdhër gojor që do shkarkohen 200 vetë në gjithë piramidën e tatimeve dhe vizatoi gjithë postet që do shkarkoheshin në gjithë Shqipërinë.

U përhap panik i madh.

Filluan të kërkojnë vajzë e kujt është, kë ka kushëri, kë ka mik.

Më në fund ja gjetën. Çfarë ndodhi në fund ishte që nuk u shkarkua njeri, pasi të gjithë paguan për paralajmërimin që të mos shkarkoheshin.

Dhe gjoba qe modeste. Fjala vjen 2 mijë euro.

Por 200 vetë me 2 mijë 400 mijë euro pa bërë asgjë.

Vetëm duke hapur llafe.

-Kjo paska qenë metodë e mire, tha Muli.

Ta kisha bë unë këtë në polici dilja me 1 milion brenda javës.

Po këtë paralajmërimin dje pse e ka bërë, tha Muli?

-Po për të njëjtën arsye. Ka ha llaf që do denoncoj një skandal dhe ndërkohë mund të ketë shantazhuar nja 50 vetë, duke u thënë nesër do merrem me ty.

Kanë shku e kanë pagu të gjithë nga pak dhe “i ka fal”.

Kaq e thjesht është.

-Mos mo burrë. Këta të LSI mirë që të rruajnë në pushtet, por këta të vjedhin dhe në opozitë.

Nga guri e nxjerrin lekun.

1 Komente

  1. e
    em

    O Mero je klas .nga i gjen gjithe keto. Kur e shoh Brisin dhe kur ja degjoj emrin me duket si grerez sa koka e saj qe po tu perplas ne sy te verbon.

    Lini një Përgjigje